Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj pret kreun e Komunës së Strumicës: I lumtur që vendosim një raport të ri mes dy qyteteve tona
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj pret kreun e Komunës së Strumicës: I lumtur që vendosim një raport të ri mes dy qyteteve tona
AktualitetPolitike

Veliaj pret kreun e Komunës së Strumicës: I lumtur që vendosim një raport të ri mes dy qyteteve tona

Published: September 23, 2022
Shpërndaje

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po ecin krah për krah në rrugëtimin europian edhe në nivel lokal. Një tjetër komunë, ajo e Strumicës, ka nisur një bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Tiranës këtë vit, ku kjo e fundit është edhe Kryeqyteti Europian i Rinisë.

Kreu i kësaj komune, Kostadin Kostadinov, u prit nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili nënvizoi se te kryeqyteti shqiptar do ketë gjithmonë një derë të hapur dhe një aletat drejt integrimit europian.

“Një kënaqësi e jashtëzakonshme sot që jam me kryetarin e Komunës së Strumicës. Shqipëria është një aleat i Maqedonisë së Veriut dhe ne besojmë fort se suksesi juaj është edhe suksesi ynë dhe anasjelltas. Edhe Kryeministri Edi Rama ka qenë një avokat i jashtëzakonshëm që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të shkojnë krah për krah, të ecin bashkë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Ndaj, jam shumë i lumtur që vendosim këtë raport të ri mes Strumicës dhe Tiranës. Te Tirana, te Shqipëria, te kryeministri ynë, te qeveria jonë, te bashkitë tona, do gjeni gjithmonë një aleat,” deklaroi Veliaj.

- Publicitet -

Ai shtoi se historitë e përbashkëta të qyteteve, sidomos me ato të banuara nga shqiptarë, kanë afruar më shumë dy vendet fqinje dhe janë një motiv për të çuar edhe më përpara bashkëpunimin mes tyre. “Jetojmë në vende të ndryshme, por kemi kuptuar se bashkëjetesa është formula më e mirë për të ecur përpara. Edhe me vëllezërit tanë në Strumicë, në Shkup, në Dibër, në Gostivar, në të gjitha rajonet e Maqedonisë së Veriut, kemi kaq shumë histori njerëzore që janë më të rëndësishme se historitë politike dhe se marrëdhëniet mes shteteve. Ndaj, në emër të këtyre historive njerëzore, në emër të këtyre komuniteteve, duhet të jetojmë në harmoni. Nuk besoj se ka një vit më të mirë sesa 2022-shi, ku Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, që ne ta promovojmë këtë frymë të jashtëzakonshme bashkëpunimi,” tha Veliaj.

Nga ana e tij, kreu i komunës së Strumicës, Kostadinov, u shpreh i befasuar nga Tirana, e cila – tha ai – është një shembull për t’u ndjekur: “Është nder për mua të jem në qytetin e Tiranës. Faleminderit që pranuat thirrjen tonë dhe na pritët si administratë e qytetit të Strumicës. Patëm shumë gjëra për të ndarë me Tiranën. Keni kryebashkiakun më të mirë në botë. Me atë që pashë, po, jam i impresionuar! Ai ka më shumë eksperiencë se unë, por gjithmonë është një shembull për t’u ndjekur. Kjo është hera ime e parë në Tiranë dhe sinqerisht jam i mahnitur me punën tuaj, me gjithçka keni bërë këtu. Mënyra si keni motivuar sektorin privat dhe mënyra se si e keni zhvilluar qytetin tuaj, është diçka që duhet ta ndajmë së bashku. Jam me të vërtetë i lumtur” deklaroi Kostadinov.

Veliaj i dhuroi në shenjë simbolike kryebashkiakut Kostadinov edhe Kullën e Sahatit të Tiranës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Lali Fiku tiranasi i vjeter qe e quan veten tironc says:
    September 23, 2022 at 3:25 pm

    Ore rrugac tezge, shko ne pune se na je bere si mumje ku vetem pozon, je kthyer ne manikin, toc.

    Reply
  • Labi says:
    September 23, 2022 at 6:37 pm

    Vetm ky kopil mund te tregoj se ca lidhje ka Strumica nje cop fshat ne maqedoni me Tiranen 1 milion banor,e kryeqytet.

    Reply
  • mali says:
    September 23, 2022 at 7:27 pm

    Nje qeveri qe nuk i ka mbetur gje tjeter vetem te shesin albume me foto me presidente ,kryetare lagjesh ne Itali,Amerike,Ballkan,Dubai (me falni per ngateresen sepse ketu kemi te bejme me njerez te nderuar qe strehonen dhe bejne busnes,pavaresisht qe gojet e liga thone qe jane pjese e karteleve te droges qe kerkohen nga FBI-ja dhe CIA).

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qëlloi në bark me grusht protestuesin që ishte prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  • E fshehur brenda mishit të pulës, kapet 41 kg kokainë në Durrës
  • “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  • Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit
  • Ilir Meta kërkon sërish ndryshim të masës “arrest me burg”, vendos sot GJKKO

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëlloi në bark me grusht protestuesin që ishte prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  2. Vlora 97 on Qëlloi në bark me grusht protestuesin që ishte prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  3. Detari on Vila 69 në Palasë është në pronësi të ish-ministrit Blendi Klosi e fshehur në emër të komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha?
  4. demo on Kosova me qeveri të re, por 62 votat e Kurtit mjaftojnë për Qeverinë, jo për Presidentin
  5. Precizim on I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA-s, Infantino

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?