Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj pret senatorët dhe deputetët italianë, Tasso: Tirana, qytet për t’u marrë shembull
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj pret senatorët dhe deputetët italianë, Tasso: Tirana, qytet për t’u marrë shembull
AktualitetLajmi i fundit

Veliaj pret senatorët dhe deputetët italianë, Tasso: Tirana, qytet për t’u marrë shembull

Published: July 25, 2022
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim të posaçëm një delegacion nga Italia, në përbërje të të cilit ishin senatorë dhe deputetë të parlamentit italian, të kryesuar nga Antonio Tasso. Veliaj dhe miqtë italianë vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe diskutuan mbi mundësitë e reja për t’i çuar më tej këto raporte.

“Jam shumë krenar për çfarë kemi arritur, jo vetëm mes shteteve, por edhe mes qyteteve tona. Raportet mes Italisë dhe Shqipërisë janë në nivelin më të mirë të mundshëm. Italia i ka mikpritur shqiptarët, i ka trajtuar me dashuri dhe respekt, dhe sot shqiptarët janë histori suksesi atje. Mezi pres që ta çojmë më lart këtë raport. Italia ka zgjedhje në shtator dhe mezi e presim konfigurimin e ri të qeverisë dhe të zgjedhurve të saj në dhomën e deputetëve, po ashtu edhe në senat, që t’i vazhdojmë marrëdhëniet e mira”, tha Veliaj.

Deputeti Antonio Tasso u shpreh se Tirana është një qytet, i cili duhet marrë si shembull për këdo që kërkon zhvillimin. “Tirana është një qytet i mrekullueshëm. Vumë re përmirësime të dukshme nga herët e tjera që kemi qenë këtu. Është një qytet i cili duhet marrë si shembull, për këdo që kërkon zhvillimin. Keni ecur përpara me shpejtësi dhe e keni bërë shumë mirë. Shpresojmë të rishihemi në të ardhmen dhe të forcojmë edhe më tej lidhjet mes vendeve dhe qyteteve tona”, theksoi Tasso.

- Publicitet -

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se Tirana është një qytet i transformuar falë edhe arkitektëve më të njohur italianë.

“Sot kemi një Tiranë të transformuar edhe falë arkitektëve italianë, atyre mendjeve brilante që punojnë me më shumë shpejtësi dhe efikasitet se me burokracinë e vendit fqinj. Mezi pres që raportin me Italinë, ku sot jemi 35% të shkëmbimeve e tregtare, t’i thellojmë më shumë”, deklaroi ai.

Ndërkaq, Tirana dhe Rajoni i Puglias do të kenë dhe një sërë aktivitetesh të rëndësishme në kuadër të Kryeqytetit Europian të Rinisë dhe të Lojërave Mesdhetare. “Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, kurse Taranto do të jetë Kryeqyteti i Sportit për Lojërat Mesdhetare të vitit 2026. Pra, do të kemi një seri aktivitetesh që do të vazhdojnë, sidomos me këto çmime speciale që ka si Tirana, si qytetet e tjera të Puglias, ku duam të kemi këtë raport të veçantë. Sot me linjat ajrore, kur është bërë shumë e lehtë të fluturosh, duam të inkurajojmë gjithmonë të rinjtë që të lidhen me njëri-tjetrin”, deklaroi Veliaj.

Shumë italianë kanë zgjedhur Tiranën për të studiuar, jetuar dhe për të vijuar punën duke hapur disa sipërmarrje të reja.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • LEON says:
    July 25, 2022 at 2:52 pm

    Cfare shembulli merrni ju mafiozet e mutit.Si te betonohen parqet dhe lulishtet?
    Te prishen ndertesat historike,qe te ndertohen MAUNE prej betoni?
    Tirana ishte shembull,kur ishte me gjelberim,me parqe dhe lulishte,ashtu si e projektoi Bossio.
    Mos ju beni furce ketyre kurvave sharlatane,qe nuk lane cep te Tiranes pa betonuar.

    Reply
  • luani says:
    July 25, 2022 at 3:41 pm

    po po, por cdo cope territori ne Tirane e betonuar, poshte saj ka qyp me florinj, kot nuk betonohet cdo gje……Di ku dhe cfare betonojne keta zuzare…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen
  • A është lufta në ADN-në tonë?
  • “Korrupsion në zgjedhje”, deputetja e PS, Sara Mila paraqitet në SPAK
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora
  • Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt Bashkimit Europian

Komentet e Fundit

  1. Dashnor Osmani on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. ANA on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  3. rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit on Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt Bashkimit Europian
  4. Ethem Lalaj on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  5. Detari on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?