Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Rehabilitojmë kompleksin sportiv Dajti, i rikthejmë komunitetit hapësira sportive me standarde evropiane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj: Rehabilitojmë kompleksin sportiv Dajti, i rikthejmë komunitetit hapësira sportive me standarde evropiane
AktualitetLajmi i fundit

Veliaj: Rehabilitojmë kompleksin sportiv Dajti, i rikthejmë komunitetit hapësira sportive me standarde evropiane

Published: November 15, 2022
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e mbajtur në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, renditi disa nga investimet që Bashkia e Tiranës do bëjë nga fillimi i vitit të ardhshëm. Përveç rehabilitimit masiv të rrugëve në çdo lagje të qytetit, Veliaj tha se do të vijojë ndërtimi I shkollave të reja.

“Duam të përfshijmë në buxhet ndërtimin e rrugëve të lagjes së re në Shkozë; rehabilitimin e rrugëve të bllokut që kufizohet nga Fabrika e Qelqit, Besim Alla dhe Jorgo Panajoti në Kombinat; rikualifikimin e bllokut që kufizohet nga rrugët Teodor Keko, Tom Lezha, Mikel Maruli dhe Loni Ligori te Njësia 7; rikualifikimin urban të bllokut që kufizohet nga Bulevardi Bajram Curri, Bulevardi Petro Nini Luarasi, rruga Taulantia, rruga Ali Demi, faza e dytë e zonës që njihet si Tregu Elektrik.

Kemi pasur një kërkesë për rikonstruksion të shkollës 9-vjeçare ‘Avni Rustemi’ te Njësia 10, të cilën do e miratojmë. Kërkesë për ndërtim të kopshteve dhe çerdheve të integruar n.50 te Njësia nr.1 dhe shtimi i asaj lagje. Duam të kalojmë një paketë vlerësimesh nga ana inxhinierike të të gjitha objekteve arsimore mbi 50 vjeçare, si shkolla ‘Avni Rustemi’.

- Publicitet -

Vërtet nuk i dëmtoi tërmeti, por kemi një ligj që e kaluam mbas tërmetit dhe duam t’i bëjmë një vlerësim çdo objekti që ka mbi 50 vjet. Kjo do të thotë se shkolla si ‘Petro Nini’, apo shkolla të tjera që vërtet mund të jenë në këmbë, por ndoshta ka ardhur koha që tani që mbaruam ‘Samiun’, bëmë ‘Çajupin’, ‘Partizanin’, gjithashtu t’i rikthehemi edhe disa nga shkollave ikonë, që duhet të kalojnë këtë auditin e shkollave mbi 50 vjet për t’i rikonsideruar edhe për investim, ose ndoshta për t’i bërë nga e para.

Tjetra ka të bëjë me një fond për rehabilitimin e objektit të kompleksit Dajti. Kompleksi Dajti është te njësia 7, shumë pranë Universitetit të Sporteve, një hapësirë për të cilën u tha jo po do e bëjnë pallat, jo po do shkojë në Paskuqan. Janë muhabetet e tallagjarëve që nuk na i kursen asnjë prej këtyre projekteve.

Ne vendosim rehabilitimin e atyre terreneve dhe i japim atij komuniteti një fushë të standardeve evropiane. Ne duam të rregullojmë tribunën dhe dhomat e zhveshjeve dhe kur doli histeria nga këto portalet “Jeta osh qejf, jeta është gallatë”, thanë ‘jo po do i marrin, jo i nxorrën bizneset’. Ato biznese ishin futur nën shkallë si te stadiumi “Qemal Stafa”, duke shitur materiale ndërtimi, duke ndërruar vaj makinash. Duam t’ía kthejmë komunitetit. Sot nuk kemi më një bashki e vobektë, por një bashki që do të investojë ta kthejë në funksionin e saj primar, që është sporti, dhe na shkon për faktin se Tirana është Qyteti Europian i Sportit 2023”, tha Veliaj.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Aldrin says:
    November 15, 2022 at 7:48 pm

    Populli ka marre rruget po vdes per buke, keta “rehabilitojne” komplekse
    Vetem projekte per te vjedhur bejne, asgje tjeter

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Rama në hotel 15 mijë euro nata”, ish-deputetja e PS: Harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë
  • Një spiune me moralin e Vlora Hysenit
  • Organizatat e medias denoncojnë sjelljen e policisë ndaj gazetares
  • E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  • Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Komentet e Fundit

  1. Edi on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
  2. myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris on Ballkani në Shengen?
  3. Xha jaho on Kreu i Gjykatës së Lartë: Do ulemi në tryezë me Ramën, por Kushtetuta nuk negociohet
  4. Tarot on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. Anonymous on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?