Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: “Sali Berisha dhe Ilir Meta gati të deklarohen protofashistë; Tirana ka nderuar shumë personalitete të Kosovës, Adem Demaçi është qytetar nderi”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj: “Sali Berisha dhe Ilir Meta gati të deklarohen protofashistë; Tirana ka nderuar shumë personalitete të Kosovës, Adem Demaçi është qytetar nderi”
Politike

Veliaj: “Sali Berisha dhe Ilir Meta gati të deklarohen protofashistë; Tirana ka nderuar shumë personalitete të Kosovës, Adem Demaçi është qytetar nderi”

Published: February 6, 2023
Shpërndaje

Duke komentuar debatin për saktësimin e emërimit të rrugës “4 Shkurti” në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit”, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se këto reagime të opozitës vijnë sa herë që në Tiranë flitet për antifashizmin.

Në një intervistë për Top News, Veliaj u bëri thirrje qytetarëve në Shqipëri dhe në Kosovë që të mos bien pre e komenteve përçarëse, nga politikanë dhe analistë që janë gati të deklarohen protofashistë.

“Unë e di ekzaktësisht kush punon për kë interes të grupeve të huaja, apo të politikanëve që synojnë përçarjen. Ndaj, edhe u bëj thirrje vëllezërve dhe motrave në Kosovë, mos u përçani nga këta njerëz, shikoni faktet – opinionet i kemi të ndryshme, por faktet nuk mund t’i kemi të ndryshme. Ju përmenda një listë faktesh dhe nuk pranoj komente as nga Sali Berisha, as nga Luli me Joridën dhe sidomos nga LSI-ja, që në 2012-ën e ka konsideruar një akt të tradhtisë së luftës dhe të partizanëve riemërtimin e rrugës, kurse sot papritur janë gati të deklarohen fashistë. S’ka asnjë problem, se një parti që nisi si lëvizje socialiste, sot është një ‘freedom party’, pra ka kaluar komplet në ekstremin e djathtë, nga këta “protofashistë” Shqipëria dhe Kosova gjithmonë kanë pasur probleme”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Ai shtoi se e ardhmja nuk i përket as fashizmit, as nazizmit, por solidaritetit dhe vëllazërisë. “Sa të kem frymë dhe sa të jem në këtë detyrë, do të punoj që Kosova të nderohet dhe të respektohet, siç e kemi bërë në gjithë këto shembuj. Do të sigurohem që do të vazhdojmë ta ushqejmë këtë vëllazëri, ndërkohë që e pranoj që, siç ka ndodhur përpara 79 vitesh, ashtu vazhdon ndodh edhe sot, që një pjesë e jona i gëzohet përçarjes, investohet në ndasi, por nuk kanë të ardhme. E ardhmja i përket bashkimit dhe solidaritetit mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe njerëzve të nderuar që marrin emërtimet hapësirat publike në Tiranë, Prishtinë dhe kudo tjetër”, tha Veliaj.

Më tej, kreu i Bashkisë së Tiranës solli shembuj konkretë se si gjatë administratës që ai drejton, janë vlerësuar dhe nderuar shumë personalitete të Kosovës. “A ka politikanë në Shqipëri e Kosovë, të cilët nga kolltuku i tyre duan të fusin frymën e përçarjes? Patjetër që ka! Por, dua t’ju kujtoj diçka: Në Tiranë kemi edhe një emërtim tjetër, aty rruga ‘Ibrahim Rugova’ do të takohet me rrugën ‘Kristo Luarasi’, tek Diga e Liqenit, aty ndodhet rruga e ‘Kosovarëve’. Unë dhe administrata jonë ndërtuam shkollën ‘Kosova’, e cila u dogj gjatë kohës që PD-ja bënte gati lejen e pallatit – zonja Tabaku, z. Basha, Petrit Vasili ishte nënkryetar bashkie asokohe, së bashku me Monikën dhe Ilirin në koalicion, u bënë bashkë për të dhënë pallat në territorin e shkollës ‘Kosova’. Sot ajo është ngritur më e fortë, më e bukur, më e madhe se ç’ka qenë kur kam qenë unë fëmijë dhe shkoja në atë shkollë. Ju kujtoj sheshin ‘Adem Jashari’, i cili dikur ka qenë një rrethrrotullim makinash, siç ka qenë në fakt edhe sheshi ‘Skënderbej’. Sot sheshi ‘Adem Jashari’ është me shatërvanë, ka një veshje me pllaka mermeri, janë mbjellë pemë, është vërtet një vend ideal për homazhe. Ju kujtoj se Tirana ka një park me emrin ‘Nexhmije Pagarusha’, ndodhet te Parku i Liqenit. Për të gjithë ata që kritikojnë pemët, qofshin në Kosovë, këtej apo andej kufirit, le të vijnë të mbjellin një pemë aty. Ndoshta është mënyrë më e mirë se sa të bëjnë analistin nga kolltuku dhe të mbjellin përçarje mes nesh. Ju kujtoj se, ndërkohë që jam kryetar i Bashkisë, kemi dhënë vetëm një titull “Qytetar Nderi” në Tiranë dhe ky titull i është dhënë z. Adem Demaçi, përpara se të ndërronte jetë, dhe jam i lumtur që ishte akti i fundit publik këtu. Faktet janë të panumërta, edhe për dinjitetin, prestigjin dhe respektin që i kemi dhënë Presidentit të madh Rugova. Më vjen mirë që familja e tij është mbështetëse e kësaj pune të përbashkët përkujtimore që po bëjmë në Tiranë”, theksoi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kanye West e di Tiranën në Turqi
  • Detaje të reja nga vrasja në Vorë, viktima u ekzekutua me një plumb në kokë
  • Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë dhe ekonominë e Tiranës
  • Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  • Ëndrra e Messit për të ruajtur trofeun vazhdon, Argjentina “thyen” Zvicrën në shtesë dhe shkon në gjysmëfinale

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  2. Shqipëri eshte një on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  3. Vlora 97 on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  4. E on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  5. E on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?