Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj takon kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari: Ecim krah për krah me Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimit në BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Veliaj takon kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari: Ecim krah për krah me Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimit në BE
Lajmi i fundit

Veliaj takon kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari: Ecim krah për krah me Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimit në BE

Published: July 31, 2022
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në zyrë kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, me të cilin diskutuan rreth realizimit të aktiviteteve të ndryshme për të rinjtë, në fushën e inovacionit, artit, kulturës etj.. Veliaj tha se në fund të verës në Tiranë do të ketë një javë dedikuar kulinarisë, kulturës, këngëve, e valleve të Gostivarit për të kuptuar që ka më shumë gjëra që i bashkojnë dy vendet.

“Jemi të lumtur që ju presim si Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe më bëhet zemra mal që kemi filluar idetë e para se si disa nga shkollat e Gostivarit dhe te Tiranës mund të bëhen shkolla simotra. Mezi pres që kontributi ynë të jetë më shumë për të forcuar këto marrëdhënie mes të rinjve. Mezi pres gjithashtu, që në fillim të vjeshtës të kemi javën e Gostivarit këtu, të kulinarisë, të kulturës, të këngëve, të valleve edhe të kuptojmë që ka më shumë gjëra që na bashkojnë se gjërat që na ndajnë”, tha Veliaj.

“Teksa disa e shohin vendin me pamje nga e kaluara, disa e shohin nga e ardhmja, disa duan të shtyjnë integrimin evropian, disa duan të kthehen dhe të sqarojnë historitë e vjetra”, tha më tej kryebashkiaku Veliaj, ndërsa shtoi se Shqipëria e mbështet Maqedoninë e Veriut në hapjen e negociatave dhe do që të ecin krah për krah në rrugën drejt integrimit.

- Publicitet -

“Mezi presim qe Maqedonia e Veriut te ece perpara. Ne e shohim këtë jo si dikush që ndjek tjetrin, po si dy popuj qe ecin krah për krah, jo njëri para e tjetri pas. Dëshira që na del nga zemra është të shkojmë në këtë rrugë sëbashku dhe të dalim faqebardhë”, sqaroi Veliaj.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari falenderoi kreun e Bashkisë së Tiranës për dhuratën simbolike, për të cilin tha se është modeli i kryetarëve të komunave, jo vetëm në trevat shqiptare, por në gjithë rajonin.
“Tirana këtë vit e konsiderojmë si kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i Shqipërisë. Është kënaqësi e veçantë të jem mysafiri i kryetarit Erion Veliaj, i cili është modeli i kryetarëve të komunave, jo në trevat shqiptare por në Rajon. Uroj të vazhdoni kështu”, përfundoi Taravari.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Laliluli says:
    July 31, 2022 at 5:49 pm

    O lali, mesoje ate kryetarin e Gostivarit se si te rriti vleren e prones se gostivarasve, dmth si ti rrisin cmimet e apartamenteve ne Gostivar, si ne Tirane…..Takoje me ata eksoertet e kesaj pune….e di vete ti.

    Reply
  • mali says:
    July 31, 2022 at 6:08 pm

    Erion Veliaj .Keshilla e pare nga mua per ty ,ne rrugen tende politike eshte qe te distancohesh nga Edi Rama.E dyta duhet te krijosh lidhje te forta me komunat e kosoves qe gradualisht te shkrihen ne nje komb ,nje shtet,,(do a nuk do Edi Rama E Sali Berisha kjo do te behet ,para permbysjes se botes sepse keshtu thote amerika qe eshte zot ne toke dhe perendia zot i qiellit.)

    Reply
  • mail says:
    July 31, 2022 at 6:19 pm

    Erjon Veliaj,mos e permend termin :Kryeqyteti Europian i Rinise,se bota tallet kur degjojne keto mburje.Duket qe flet frengjisht por je prapa me demokracine frenge..Je i ri ,shfleto dhe meso.Mos u bej amator ne politike si z.Rama.

    Reply
  • Uniku says:
    August 3, 2022 at 7:32 pm

    Kur te vijne zgjedhjet lokale, te shohim sa do qeshesh zoti lali eri

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pas marrjes së kompetencave të Veliajt, nis aksioni i gjerë për pastrimin e Tiranës: Ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës
  • Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  • Të shtëna me armë zjarri në Korçë, autori dhe i plagosuri kushërinj
  • Si nisi saga e vrasjeve mes fisit Reçi dhe Bardhi, që vijon ende të marrë jetë
  • Shpërthim me tritol në Durrës, pronari i lokalit i dënuar për vrasjen e një klienti

Komentet e Fundit

  1. IZ on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  2. Kokpalari 21 janarit on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  3. Genti on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  4. Shkodrani-Belgjike on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  5. 1thundrak on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?