Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj thirrje PD-së: Mos u tallni me njerëzit si te Pallati nr. 4, duke ju rrezikuar jetën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj thirrje PD-së: Mos u tallni me njerëzit si te Pallati nr. 4, duke ju rrezikuar jetën
AktualitetPolitike

Veliaj thirrje PD-së: Mos u tallni me njerëzit si te Pallati nr. 4, duke ju rrezikuar jetën

Published: January 18, 2023
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj i bën thirrje opozitës që të mos bëjë politikë me jetën e qytetarëve. Duke marrë si shembull sjelljen e kandidatit të Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës, me banorët e Pallatit nr.4 në rr. “Myslym Keta” pak ditë më parë, Veliaj tha se nëse ata do ishin ende në ato banesa, tërmeti i tre ditëve më parë mund të ishte kthyer në një fatkeqësi.

“I keni parë sondazhet, i keni parë bllokimet te Astiri, e keni parë pallatin nr.4, e keni parë “5 majin”?! Ata janë si ca nga fqinjët tanë, që shkojnë nga humbja në humbje dhe festojnë sikur është fitore. Jam i sigurt se edhe pas zgjedhjeve do të festojnë me të njëjtën mënyrë. Përtej shakasë: e vetmja ftesë që kam, jo vetëm për kandidatët që kanë dalë, por për të gjithë kandidatët, hajde të bëjmë debat, të diskutojmë temat dhe çështjet që i shohim ndryshe, por kjo kultura e sharjes, e vulgaritetit nuk shkon. Kjo kultura për përdorimin e njerëzve nuk shkon. Imagjno të kishte kandidat në një vend tjetër të botës dhe t’u thoshte njerëzve mos dilni nga pallati që është caktuar nga Instituti i Ndërtimit për t’u prishur. Nuk shkon, se tërmeti ndodhi përpara tre ditësh dhe po t’i kishte zënë brenda, po këta do të suleshin dhe do të thoshin i vrau Lali Eri me Edi Ramën. Në këtë sens, unë e mirëkuptoj fushatën, e mirëkuptoj si shkojnë nga humbja në humbje, humbasin tek “5 maji”, humbasin tek pallati nr. 4, humbasin tek Astiri, humbasin tek këndi i lodrave, humbasin tek sheshi, humbasin dhe flenë gjumë te teatri, humbasin tek të gjitha këto projekte, ajo është puna e tyre. Ka dhe fqinj këtu në rajon që festojnë vetëm humbjen. Ajo është një tipologji dhe mentalitet që s’e ndryshoj dot sepse është e tyre, por ajo që unë them është: mos u tallni me njerëzit, i merrni në qafë në kënde lodrash, në Astir, në bulevard, te “5 maji”, në pallate që janë për t’u prishur dhe pastaj i braktisni, dhe është detyra e Bashkisë së Tiranës për t’u kujdesur për ta. Politika si çdo gjë tjetër është me masë”, tha Veliaj në Report tv.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Phoenix says:
    January 19, 2023 at 5:22 am

    Kur i intereson Dites qe ti meshoj kazanit Politik, i lejon komentet per Veliajn,. Kur ai ben propagande Gebelsiane mbi Tiranen, si ne artikujt kryesor me siper. fap i c’aktivizon komentet.

    Mire ky Erioni qe eshte komplet karagjoz, por po kthehet dhe Dita ne Karagjoze.

    Zoterinj te Dites, ose i lejoni komentet ne te gjithe artikujt, ose i c’aktivizoni plotesisht kudo. Kjo nuk eshte aspak sjellje dinjitoze e nje Gazeterie te Pavarur. Une e di qe nuk jeni te pavarur, por te pakten mos ja beni mu fare.

    Reply
  • vlonjati says:
    January 19, 2023 at 7:34 am

    Eshte kohe fushate Phoenix, mos prit me shume nga nje gazete “e pavarur” sigazeta Dita qe paguhet nga qeveria. Besoj se shumica e gazetareve te Dites bejne pjese ne qeveri dhe jane anetare te ( rilindjes ) PS-es.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
  • Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga PS, çfarë tha për Veliajn
  • “Dorëheqja ime iluzion”, protestat e studentëve, Rama: Dhuna policore, një legjende urbane
  • PJESA II: Albert Camus dhe Maria Casarès – Një dashuri e shkruar mes rreshtave
  • Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, SPAK merr në pyetje zyrtarin e Ministrisë së Financave

Komentet e Fundit

  1. Dursakja prej shekujsh. on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  2. Dursakja prej shekujsh on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  3. Replikuesi on Pasqyra e Dublinit
  4. Fermer on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  5. labi on Veliaj u dërgon anëtarëve të PS fjalimin që do të mbante në Asamble: Partia është më e madhe se Kryetari i saj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?