Erion Veliaj e konsideroi si një kurth ndaj tij, përndjekjen që Prokuroria i ka bërë bisedave të tij me familjarë dhe komunikimet e tij në shtyp, duke tentuar t’i përdorin si prova të betejës së tij kundër drejtësisë.
Por analisti Mero Baze mendon që janë prokurorët që kanë rënë në kuthin e Veliajt.
Baze shkruan se në kuptimin afatshkurtër ose efektin mbi vendimin e Apelit, ato janë një provë që tregon qartësisht dy probleme për mënyrën se si SPAK po funksionon në rastin Veliaj.
Shkruan Baze ndër të tjera:
“… E para, është mungesa e kujdesit për t’u shfaqur si hakmarrës dhe jo si prokurorë profesionistë, dhe e dyta, fuqia që SPAK ka mbi GJKKO, pra duke noterizuar çdo epsh të tyre. Në këtë kuptim, ata mund t’i quash të plotfuqishëm kur marrin vendim të ndëshkojnë dikë, apo më tepër ta linçojnë atë.
Rasti i Veliajt është i qartë, si një rast ku përzihet shërbimi politik me mllefet personale të tyre ndaj tij, për shkak të betejës që ka bërë për t’i diskredituar ata në konflikt interesi.
Por në një vështrim më afatgjatë, mendoj që prokurorët kanë rënë në kurthin e Veliaj.
E drejta e një të ndaluari, pa arsye bindëse juridike, për të protestuar ndaj prokurorëve dhe për të treguar arsye të tjera jo ligjore përse ai është në burg, është një e drejtë e pamohueshme. Madje kjo është një provë për prokurorët nëse ata janë aty për të bërë detyrën apo për të linçuar një person.
Në rastin konkret, të dy prokurorët duket se kanë të njëjtën humbje qetësie dhe lëshim nervish, duke e kthyer betejën me Veliajn në betejë personale.
Ata nuk kanë bërë asnjë kujdes të sillen si prokurorë, por si dy njerëz që kanë në dorë jetën e tij dhe nuk lënë rast pa treguar se janë gati ta shkatërrojnë atë fizikisht, familjarisht, madje dhe më thellë, rrethin e tij shoqëror.
Dhe kjo jo vetëm në seancat e ballafaqimit me Veliajn ku sillen si dy njerëz të xhindosur, por edhe në sjelljet në zyrat e SPAK gjatë hetimeve me dëshmitarë të tjerë.
Gjithë të thirrurit për hetime, pas përballjeve të Veliaj me ta, janë ndeshur në zyrat e SPAK me prokurorë të bërë bishë, që i kërcënojnë se po nuk thanë ato që duan ata, do t’i kalbin në burg, nuk do t’i ndahen gjithë jetën e broçkulla të tjera, sikur të jenë djemtë e Aranit Çelës dhe jo prokurorët e vitit 2025.
Dhe ata do të vazhdojnë ta ruajnë këtë epërsi mbi përdhunimin e lirive të një të burgosuri politik si Veliaj derisa të fillojnë proceset gjyqësore dhe beteja e tij të jetë edhe ligjërisht një betejë publike.
Pastaj ata do të kuptojnë se me shkeljet e rënda që kanë bërë dhe po vazhdojnë të bëjnë, me përpjekjen për të dhunuar dëshmitarët dhe për të përfolur shtypin që mbështet Veliajn, dhe akoma më shumë me zbythjen që kanë nga përdhunimi që u ka bërë Sali Berisha, duke mos respektuar asnjë standard izolimi si i burgosuri shtëpiak prej tyre, ata do të kthehen pas ca kohësh në një karikaturë të drejtësisë shqiptare.
Detyra e Prokurorisë, por sidomos e kryeprokurorit, është të unifikojë praktika hetimi dhe standarde hetimi që të jenë njësoj për të gjithë. Sjellja me dy standarde e tyre në rastin Veliaj përballë gjithë rasteve të tjera, i njollos ata si dy prokurorë hakmarrës, jo profesionalë, që nuk udhëhiqen nga ligji, por nga urrejtja personale dhe përfshirja në një përndjekje personale ndaj tij.
E kuptoj që Veliaj ka bërë boll që t’i fusë në këtë spirale. Besoj se ai ka qenë i vetëdijshëm kur i ka bërë ato, që ata të hakërrehen dhe të mos sillen më si prokurorë, por si dy burra të zemëruar me një të arrestuar në qeli.
Dhe deri më sot ja ka arritur me një çmim të lartë, natyrisht me ndjenjen në burg. Por edhe po të mos t’i bënte ato, përsëri në burg do mbetej, si viktimë e një vendimi politik.
Tani së paku ka marrë me vete në këtë histori edhe dy prokurorët, të cilët i ka futur në spiralen e hakmarrjes personale, duke i çmitizuar si prokurorë profesionistë dhe duke e shtyrë gjyqin publik të tyre në kohë bashkë me gjyqin e tij…”
Ja ky rq tjeter la pleren Sali tani po n’a mbron pleren Erion.
HA-HA-HA! BAJGA MERO BAZE ESHTE BERE ORTAK ME GAZETEN DITA PER TE MBROJTUR NDYRESIREN LALI ERI TE BASHKISE
Ne fillim ortakeria qiti sigurimsin Ilir Yzeiri qe menjehere sajoi konspiracionin me prokuroret e SPAK qe ishin poliagjente te Micotaqit dhe Greqise dhe burgosjen e Lali Erit e kane bere si hakmarrje per Fredi Belerin qe gezon jeten ne Bruksel me page te majme qe do ta kishte zili cdo prokuror i Botes.
POR KONSPIRACIONI GREK I SIGURIMSIT ILIR YZEIRI NUK PIU UJE SE FYENTE INTELIGJENCEN DHE HELBETE NUK NGJITI NE POPULL QE KUJTON POLIAGJENTET E ENVERIT NE KOHEN E QEPES TE PPSH.
Prandaj ne ndihme te Lali Erit ka dale BAJGA e TEMES Mero Baze qe hedh konspiracionin e ri dhe spjegon se Lali Eri i futi ne KURTH prokuroret dhe gjykatesit e SPAK si radio-loja sovjetike e Enverit me diversantet e CIA ne bashkepunim me Kim Phylbin e Moskes ne Kohen e Qepes te Stalinit dhe miqesise se perjetshme me BRSS.
POR PROKURORET E SPAK JANE SI KOQE MOLLE, NDERKOHE QE LALI ERI PO NGRE SAPUNIN NATE E DITE NE QELI, CFARE KURTHI PER PROKURORET KA NGREHUR ERION VELIAJ O MERO BAJGA QE TE KA HUMBUR LOGJIKA DHE FLET PERCART SI TE GJITHA BAJGAT E TJERA NE KETE FORUM?
Me mire shko te TEMA dhe posto edhe njehere dokumentat e akuzave te Edi Rames kunder babait te tij, Kristaq Rama qeikishte palluar gruan e pare Matilda Makoci dhe e kishte lene shtatezene dhe per kete arsyeEdi Rama refuzonte te paguante alimentet e detyrueshme sepse nuk e njihte djalin e vet,
sepse:
KJO ESHTE DICKA ME REALE SE LLOGJET PREJ BUDALLI QE GAZETA DITA I PUBLIKON.
Bravo Mero! Profesionalizmi fitohet me punë korrekte dhe të paanshme, jo me hakmarrje. Koha do ta vërtetojë këtë analizë perfekte tënden. Ajo që na dhëmb ne njerëzve të thjeshtë është: sa të sigurt janë njerëzit se këta gjyqtarë do japin drejtësi? Po shohim juristë hakmarrës, dhe në shërbim të Berishës.
O Mero.po ta them si te njohur te vjeter qe te kam qe nga 90,kur te rrahen horrat e Saliut,,I ka zbardhur Elvi Fundo pergjimet e Veliut,ku permendet edhe emri jot.Keta juristet qe po degjoj une si i ndershmi zoti Pano Soko,Ivi Kaso e ca te tjere,qe thone se marrja e pagesave me qellim Dezinformimin e Opinionit Publik,perben Veper Penale.
Sips Fundos kane dale emrat e Lori Hoxhes,Carlo Bolinos,Grida Dumos,Mero Bazes,Nje Ilir ,,dhe nje tjeter.
Mjero paska hall të madh. Rraces nga vjen ai s’i plas shume po e ka larg bythes se tij.
A thua e ka rradhën?!
Bravo o Smart Brain , je njesh o Mero Baze, analize me perfekte nuk ka. Nje dite do te mare fund dhe koha e prokuroreve me note 5 ne kontabilitet qe merren me krimin ekonomik dhe hyjne ne SPAK nga dritarja duke shmangur gjithe proceduren ligjore te emerimit.
OK,Mero Baze: Me veprime skandaloze të tilla PREKURORVE TË SALIUT dhe jo vetëm-PO JU ÇIRRET MASKA SI VETË NON GRATËS.
Erioni do fitoi mbi ta,ndonse me vonesë në GJYKATËN ND/KOMBËTARE,pasi në Shqipëri DREJTËSINË E KA LËN SALIU PA BREKË QË NË 1992.
Fatkeqsia shumëfishohet kur nuk funksionojnë KLP,KLGJ,INSPEKTIRIATI,PREJURIRIA & GJYKATAT E QARQEVE,duke i mbajtur njërzit në burg pa u gjykuar me vite,për tja hedhur fain LIGJIT TË REFORMËS SË RE,sipas Saliut e KO..!
Nuk te denon kot SPAK-u problemi eshte ka vjedhur apo jo Veliaj? Ka vjedhur pra eshte hajdut te tjerat jane fjale boshe.
Pikerisht ne momentin kur ndaj Veliajt nuk ka asnje akuze te ngritur, nuk ka marrje si te pandehur, madje as si person ne hetim, por si person qe ka dijeni, mbi dyshimin e krijuar se mund te kete korrupsion pasiv ne nente raste dhe ne dyshimin se mund te ndikoje tek rrethi i dyshuar si i perfshire, me sekuenca te marra nga nje leter anonime e Nesti Angonit qe e fillon tregimin dhe denoncimin e tij qe nga viti 2004, kur Veliaj ishte nje opozitar, kjo çeshtje po kthehet, dhe do te kthehet ne nje beteje, e cila do te vendoset nga raporti i forcave midis paleve tashme te perfshira.
Deri tani nuk ka çeshtje. Po kerkohet te krijohet çeshtja, ne nje kohe qe duhet te kishte ndodhur e kunderta. Pra te kishte vjedhje, korrupsion, tendera, favorizime etj dhe me pas e tera kjo te plotesohej me prova. Prokuroria ne kete rast nuk ka asnje prove apo indicie kunder Veliajt. Po pret qe te dalin rruges. Ka dy gjera. Ose prokuroret OD dhe AD jane te dobet dhe profesioanalisht te paafte, ose perceptimi mitik mbi SPAKUN dhe suporti i gjithanshem, ju ka errur syte, dhe pozitat glorioze te deritanishme po mbulojne nderhyrjet politike ne goditjen e figurave te perfshira ne ” çeshtje te bujshme”. Ku nga njera ane realizojne ate qe ju orientojne ustallaret, dhe nga ana tjeter ju rritet akoma me shume fabula mitike qe ata ( prokuroret ) jane sypatrembur, te forte, nuk pyesin per askend, dhe se jane ata te cilet po e çlirojne kete vend nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Deri me tani çeshtjet ishin konkrete dhe ne burg vajten ministra, deputete, sekretare, drejtore, ish kryeministra etj, sepse ata e kishin bere balte, kishin hedhur firma, kishin shkaktuar deme financiare, kishin dhene urdhera me goje e me shkrim. Kollaj, prokuroria kishte çeshtjen, kishte provat, dha denimet, gjykata i miratoi, pastaj erdhi burgu dhe kaq.
Ne u entuziasmuam, thame me ne fund u gjet mekanizmi, qe vjedhesve te te gjitha kohrave, vrasesve per pushtet, brekusheve arrogante, dhe atyre qe tallin trapin me jeten, buken e hallexhiut, me shendetin, me pamundesine per te mbyllur pesembedhjetediteshin, me ata te cilet kane punuar tere jeten dhe sju dalin leket per te jetuar vitet e fundit pa lemosha, mekanizmi tju tregoje vendin.
Por çeshtja Veliaj rrezoi siparin e protagonisteve te Drejtesise se Re. Prokurori Olsi Dado, babai i tij, dhe gruaja e tij, ne te njejeten kohe, me tre NIPT-e njekohesisht, ne te njejten shtepi, te tre Notere secili ne hesap te vet. Le te dali dikush dhe te thote se ne shtetin e Bornos te Nigerise, atje ku vegjeton Boko Harrami, ne Venezuele, Ne Sri Lanka, Ne Afganistan, dhe ne çdo stan tjeter, ne mes te Hamasit dhe Hesbollahut, ka tre NOTRE ne nje shtepi… Nese ne si popull duhet te pranojme kete duhet te pranojme qe jemi dele te bindura dhe pa pike gjaku, qe bejme gam gam ketu terk DITA dhe me kaq e nxorrem revolten e brendeshme.
Tre NOTRE. Tre NOTRE. Olsi Dado. Po pse mo ky do te hetoje e gjykoje te tjeret.
A eshte vjedhje te jesh noter? Jo. A eshte nje pune e ndershme? Po. Po çfare mu… ke me noteret. Asgje perkundrazi. A ka korrupsion aktiv e pasiv ne rastin e Olsi Dados ( qe ma ka zbukuruar edhe emrin dhe e ka bere OLS ). Po ka teresisht korrupsion. Trafik influence e plote te tjera. Si i mori ky OLS me i e pa i, tre pozicione NOTERI? Kuptohet.
Prandaj kete nxenes te dobet, kete marfetaxhi noteresh, kete prokuror pa eksperience, kete donzhuan dhe shfrytezues te situates kur per detyren qe ka ka perballe nje femer, kete ndertues pallatesh me influence dhe me shfrytezim posti, sidomos ne seancen e pare gjyqesore Veliaj e nxorri nga binaret. E detyroi te shante e te uleriste dhe te dilte nga statura e prokurorit, nga statura e ligjit, nga statura e atij qe e ka fituar ate karrike ku eshte ulur me studime, me pune, me eksperience, me edukate personale dhe juridike.
Miliardat e prokuroreve dhe gjykatesit ne kete proces na treguan se sa fraxhile eshte Drejtesi e Re, se paskemi rene nga shiu ne bresher, dhe se koncepeti i te drejtave te njeriut jo vetem qe nuk ekziston, qe prezumimi i pafajesise jo vetem nuk ekziston, qe koncepti i check and balance nuk ekziston, por qe edhe keta zoterinjte qe ju kemi leshuar peshoren ne dore keto elemente ose nuk i njohin ose qellimisht i shkelin.
Keta kane harruar se Procesi Veliaj, nuk do te jete nje proces i lehte. Sallat do te mbushen me vezhgues te te gjitha rracave dhe llojeve, dhe katunaria juridike ne bangen e akuzes do te duket aq e dobet, aq jetime, aq gjynafqare, sa trimeria e sotme do te jete vetem nje perralle nga e kaluara.
As qe e njoh Lali Erin, Fikun, Veliajn e ku di une se sa emra ka. Çeshtja eshte qe nga te gjitha palet duhet te respektohet ligji dhe vetem ligji. Edhe per kriminelin vrases, duhet ti jepen ato te drejta qe i takojne deri sa te shkoje tek litari i lyer me dhjame, tek karrikja elektrike, apo tek sistemi 41 Bis ( apo si quhet ai ).
Po vijne zgjedhjet, dhe si ne te gjitha rastet keto 35 vite, po perseritet e njejta parodi, i njejti refren: Shqiperia Nuk Ka Njerez Qe Ta Drejtojne. Kjo nuk eshte aspak e vertete. Por a e kemi bere detyren tone ne si qytetare, qe vetem kemi konsumuar e pertypur qelbesirlliqet qe nxjerr nga goja njeri apo tjetri bixhozxhi i fateve tona, njeri apo tjetri hajdut ne administrate, ne biznes, ne drejtesi, ne ushtri, ne polici e kudo. Jo nuk e kemi bere.
Procesi Veliaj na tregoi se ne nuk kemi forcen dhe guximin qe bashke me Veliajne te flakim jashte sistemit edhe NOTERIN 3N, dhe ne vend te tij te veme djem te mrekullueshem qe ne i kemi pa fund. Me arsim, dije dhe kulture perendimore. Pa komplekse dhe pa semundjen e kleptomanise. Ne nuk e kemi ngritur zerin kur kete kategori e kane lene mbrapa portes per te kapur topat e Olsit, kur kane fituar konkurset dhe i kemi nxjerre te fundit etj.
Ky proces po na ben me realist, se ne kete vendin tone te vogel, kerkesa dhe filtrat per pozicione te rendeshishme dhe sidomos ato qe kane te bejne me jeten e njerezve, duhet te jene edhe me te forta se ne shtetet e konsoliduara pjese e te cilave duam te behemi. Dhe se shqiptaret dreqi e mori duhet te jene me aktive dhe te mos qurraviten, por te gerthasin e ulurasin sa te tunden muret, kur ju behet nje padrejtesi