Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Tirana rritet me 20-25 mijë banorë në vit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Shoqëri > Veliaj: Tirana rritet me 20-25 mijë banorë në vit
Shoqëri

Veliaj: Tirana rritet me 20-25 mijë banorë në vit

Published: March 29, 2023
Shpërndaje

Në prezantimin e projektit për Linjën e Shpejtë të Autobusëve (BRT), ku ishin të pranishëm ekspertë të transportit nga agjencia gjermane e GIZ-it, përfaqësues të kompanive të transportit qytetas dhe ndërqytetas, si dhe ekspertë të lëvizshmërisë nga Bashkimi Europian, kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se Tirana është një qytet që rritet me 20-25 mijë banorë në vit, çka sjell një rritje me 8 mijë apartamente dhe 8 mijë makina.

Ai shtoi se këto numra bëjnë që Tirana përballet me një sfidë për lëvizshmërinë, të cilën po e kalojnë të gjitha qytetet e medha, qoftë Athina, Roma apo Milano. “Ndonjëherë bëhemi viktima të suksesit tonë. Po të ishim një qytet i pistë, një qytet pa ekonomi, pa sukses, një qytet pa shpresë, pa rroga të larta, një qytet pa art e pa kulturë, pa vit sporti e pa vit rinie, pa turistë, nuk do t’i kishim këto probleme. Për sa kohë që Tirana është pika kryesore e gravitetit dhe e suksesit në Shqipëri, apo në të gjithë kombin shqiptar dhe në rajon, dhe Tirana rritet me këto ritme, kjo është normale”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shpjegoi njerëzit që lëvizin me makina në Tiranë janë vetëm 24.7% e qytetarëve dhe mbi 51% e qytetarëve ecin. “Ata që lëvizin me makina janë vetëm 24.7%, por duke qenë se makina është mjet më i madh, zë më shumë hapësirë dhe ka bori, kurse një individ nuk mund të bëjë të njëjtën zhurmë, atëherë ne automatikisht i japim më shumë rëndësi një minorance të zhurmshme dhe jo detyrimisht asaj që, statistikisht është shumica e popullsisë. Pra, mbi 51% e qytetarëve ecin, kurse ata që përdorin autobusin janë 17.45% dhe me biçikletë janë 4.2%”, vijoi ai.

- Publicitet -

Sa i përket lëvizshmërisë në qytetin e Tiranës, kreu i Bashkisë tha se trendet kanë ndryshuar dhe se banorët e Tiranës po lëvizin më shumë në këmbë ose me biçikleta apo me autobusë, falë investimeve dhe standardit që ka vendosur ky qytet falë punës nga bashkia.

“Ju kujtohet që në Tiranë, mbrapa qendrës, për të dalë te Hotel Tirana, na duhej të futeshim nga cepi ku ndodhej një lavazh, një tjetër priste xhama, pastaj në një zgëqe tjetër ishte gomisteri dhe vaji i makinave derdhej rrugëve? E kemi harruar se “Unaza e Vogël” nuk ekzistonte fare apo “Sheshi Skënderbej”, ku ti duhet të kërceje si kaproll për të kaluar nga njëra anë e sheshit te tjetra? Sot sheshi është jo vetëm një hapësirë e këndshme, e mbushur me turistë, por dhe një hapësirë për aktivitete të jashtëzakonshme, që më përpara nuk i bënim dot”, tha Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?