Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj tur në Gjermani për promovimin e Zonës së Lirë Ekonomike të Tiranës, takime me kryebashkiakë dhe deputetë në Hannover dhe Bremen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Veliaj tur në Gjermani për promovimin e Zonës së Lirë Ekonomike të Tiranës, takime me kryebashkiakë dhe deputetë në Hannover dhe Bremen
Ekonomi

Veliaj tur në Gjermani për promovimin e Zonës së Lirë Ekonomike të Tiranës, takime me kryebashkiakë dhe deputetë në Hannover dhe Bremen

Published: July 17, 2022
Shpërndaje

Në turin e tij në Hanover dhe Bremen të Gjermanisë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka promovuar Zonën e Lirë Ekonomike, si një mundësi fantastike për ardhjen e kompanive gjermane në Shqipëri. Pas vendosjes në Tiranë e kompanisë prestigjoze gjermane Lufthansa Industry Solutions, duket se ka nisur një trend i ri i zhvendosjes së kompanive gjermane në vendin tonë, të cilat gjejnë një terren të favorshëm për të zhvilluar biznesin e tyre.

Në Bremen Veliaj u prit nga kryebashkiaku, Andreas Bovenschulte, si dhe deputeti i Parlamentit Europian, Joachim Schuster. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan: “E mbylla udhëtimin tim të shkurtër në Gjermani me Joachim Schuster, deputetin e Parlamentit Europian dhe Bremenit, i cili theksoi lidhjen e fortë që ekziston mes popujve tanë. Faleminderit ish-kryebashkiakut të Bremenit, Carsten Sieling, për mbështetjen e tij të palodhshme”.

Më herët, Veliaj u takua edhe me zyrtarë të lartë të Rajonit të Hanoverit dhe anëtarë të Landtag-ut. Pas takimeve me Maximilian Schmidt, anëtar i Landtagut të Hanoverit, dhe Presidentin e Rajonit të Hanoverit, Steffen Krach, Veliaj thekson se qëndrimi i tyre është i qartë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE.

- Publicitet -

“Faleminderit për mikpritjen miku im, Max Schmidt – anëtar i Landtagut të Hanoverit dhe një europian i palëkundur! Qëndrimi i tij është i qartë: BE-ja do të jetë e plotë vetëm me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit”.

“Një vizitë e shkurtër në Gjermani, për t’u takuar me miq të mirë dhe për të kërkuar bashkëpunime të reja në Hanover dhe Bremen. Shumë i lumtur që takova edhe Presidentin e Rajonit të Hanoverit, Steffen Krach, dhe skuadrën e tij të mrekullueshme. Ju drejtoni me kreativitet dhe pasion!”, shkruan Veliaj.

Gjetja e bashkëpunimeve të reja ishte fokusi i vizitës së fundit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në Hannover dhe Bremen të Gjermanisë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Prisni se akoma nuk keni pare gje. says:
    July 17, 2022 at 10:00 pm

    Ne Tirane kete mega-hajdut nuk ka kush t’a arrestojeeshte i veshur me “antriplumb” kunder ligjit dhe gjykateve, bashkevjedhja e fundit me Ed Drogen me plehrat eshte 480 milion euro.
    BE te dhe Amerika te nxjerrin nje urdher nderkombetar arrestimi, ne vend te dhuratve t’i vihet byzylyku tek duart, cdo dite me vjedhjety fiton me shume se sa ka pas fituar El Chapo me droge.

    Reply
  • 666 says:
    July 18, 2022 at 2:02 am

    Gjithe boten bredh ky mashtrues me milionat e qytetareve dhe nuk i thote njeri NDAL se po bredh kur shumica e qytetareve nuk kane rroga dhe pensione per te ushqyer femijet!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?