Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj vijon turin në Njësinë 2: “E trishtë që pika e parë e platformës së kandidatëve opozitarë është racizmi për të ardhurit në Tiranë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj vijon turin në Njësinë 2: “E trishtë që pika e parë e platformës së kandidatëve opozitarë është racizmi për të ardhurit në Tiranë”
AktualitetPolitike

Veliaj vijon turin në Njësinë 2: “E trishtë që pika e parë e platformës së kandidatëve opozitarë është racizmi për të ardhurit në Tiranë”

Published: November 3, 2022
Shpërndaje

Në vijim të turit në çdo njësi, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me të rinjtë e Njësisë 2, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre dhe informuar për investimet që po ndodhin në këtë zonë. Veliaj tha se vitet e fundit Tirana po bëhet një qytet kozmopolitan, jo vetëm me qytetarë nga e gjithë Shqipëria, por edhe me shumë kombësi të ndryshme, ndaj nuk kanë vend deklaratat raciste të eksponentëve të partive opozitare.

“Tirana është një mozaik me qytetarë nga të gjitha cepat e Shqipërisë, prandaj një ndër gjërat që më ka trishtuar këto ditë, teksa shumë parti po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme, është se pika e parë e platformës së këtyre 3-4 kandidatëve të parë – që meqë ra fjala, u uroj të gjithëve sukses, dalshin faqebardhë, nderofshin veten dhe familjet e  tyre, ndoshta edhe partitë e tyre – është: ‘Në dallim nga ky, që është kryetar bashkie sot, unë nuk jam i ardhur në Tiranë’. Po çfarë do të thotë kjo në vitin 2022? Shoqëria jonë po bëhet gjithmonë e më shumë mendjehapur, ndërkohë ka një pjesë që tregon racizëm të tipit: ‘Kush je ti, kush jam unë?’ ‘Nga ke ardhur ti?’ Njësoj si muhabetet e lagjeve”, tha Veliaj.

Thirrja e kryebashkiakut për të rinjtë e Njësisë 2 është të jenë më solidarë, pasi kjo ka më shumë rëndësi tani, kur e gjithë bota është prekur nga situata me çmimet e luftës. Veliaj tha se është krenar për djemtë dhe vajzat që ndihmojnë personat në nevojë dhe bëhen bashkë në periudha të vështira.

- Publicitet -

“Kam një thirrje për ju: Kemi shumë nevojë për solidaritet si shoqëri. Ka njerëz rreth nesh, të cilët kanë nevoja që mund t’i përmbushim, ndaj jam shumë i lumtur që, shumë nga çunat e gocat e rinj të Këshillit Bashkiak kanë qenë edhe dëshmitarë të solidaritetit. Kjo është një kohë e vështirë, që për shkak të luftës në Ukrainë dhe inflacionit të çmimeve, mamatë, gjyshet tuaja, amvisat, i blejnë produktet me çmim më të lartë. Këtu pyetja është: Jemi ‘secili për vete, Zoti për të gjithë’, apo po rritet një racë tjetër çunash e gocash shqiptarë që thonë: Patjetër, dua të eci përpara me sukses, por do ndihmoj edhe shoqen time apo shokun tim që ka nevojë. Ose në pallatin im është edhe një gjyshe e vetmuar, që i ka fëmijët në emigracion, të cilën mund ta ndihmoj me pazarin ose me ilaçet”, tha Veliaj.

Me të rinjtë e Njësisë 2, Veliaj foli edhe për disa prej investimeve që vijojnë në Tiranë, që nga shkollat e reja, te korsitë e biçikletave, te 100 terrenet e reja sportive, si dhe te fokusi për programet kulturore dhe teknologjike në çdo shkollë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 3, 2022 at 9:11 pm

    Maloket jane shkaterrimtaret me te medhenj te qytetit te Tiranes.Pse duhet me e thene nen ze? Per cfare te kemi frike sot ne vitin 2022

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tension para Speciales në Hagë, Policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së
  • Gjykata Supreme e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë
  • Shtrenjtimi i tarifave “zbraz” bankat e shkollave private, ku po shkojnë nxënësit
  • Horoskopi ditor, e mërkurë 16 shtator 2026, parashikimi i yjeve për sot
  • Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në zonat malore, parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. L.H on Gjyqi i Historisë
  2. demo on Daja i saj akuzohet për dhunë e përdhunim, reagon deputetja Zegjine Çaushi: Më thanë se do martoheshin
  3. Rona rona oeperona, ikin paret si milingona on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  4. his channel world news briefing on SPAK kërkon 1 vit burg për ish-drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato
  5. Zdromsi on Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?