Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj vlerëson administratorët e shkollave: Ashtu si me pallatet, sot kemi dikë që kujdeset për infrastrukturën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj vlerëson administratorët e shkollave: Ashtu si me pallatet, sot kemi dikë që kujdeset për infrastrukturën
AktualitetLajmi i fundit

Veliaj vlerëson administratorët e shkollave: Ashtu si me pallatet, sot kemi dikë që kujdeset për infrastrukturën

Published: January 24, 2023
Shpërndaje

Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi edhe një takim me administratorët e shkollave në kryeqytet.

Veliaj tha se infrastruktura e re arsimore e bëri të domosdoshme rolin e administratorëve të shkollës, i cili po njeh të njëjtën histori suksesi me atë të administratorëve të pallateve.

“Kemi futur një koncept të ri, që ka të bëjë me administrimin e shkollave. Testin e parë e bëmë me administrimin e pallateve. Ajo që kuptuam është se banorët mund të jenë dashamirës, mund të jenë bashkëpunues, por jo çdo gjë është perfekt. Gjithmonë është një ‘zevzek’ në komunitet, që i bën bisht atij kontributi të vogël që duhet të japë. Sot është vërtet kënaqësi të punosh me shumë lagje të Tiranës, kur e di që ka një organizim dhe ka një njeri që përfaqëson dhe pastaj, këtë ambicie ne e çuam te shkollat, kopshtet e çerdhet. Më vjen mirë që roli i administratorëve të shkollave ka ardhur gjithnjë duke u ngritur, si i pandashëm me ata që drejtojnë shkollat. Sot kemi dy administratorë, pra si një kompjuter ka: hardëare dhe softëare. Ne jemi ata të hardëare, pra të hapësirës fizike, softëare e ka drejtoresha. Kur secili e bën mirë detyrën e tij, si në hapësirën fizike, ashtu edhe në hapësirën e dijeve, kemi rezultate, si ky rezultat i mrekullueshëm që kemi tek “Arben Broci”, e cila është një nga tre shkollat më të mira të Tiranës,” u shpreh Veliaj.

- Publicitet -

“Unë besoj se do ishte e mangët kjo ditë e arsimit, nëse nuk do merrnim kohë për të falënderuar të gjithë administratorët e shkollave, kopshteve e çerdheve të Tiranës. Jam këtu sot vërtet për t’ju parë në sy e për t’ju thënë faleminderit, sepse shumëkush e mori pak si një aventurë të pamundur konceptin e administratorit, si diçka të panjohur. U desh të sqaronim edhe prindërit dhe sot prindi, drejtuesi i shkollës, drejtuesi akademik dhe administratori, funksionojnë si një trekëndësh i pandarë,” shtoi Veliaj.

Ai tha se edhe vetë prindërit kanë vlerësuar rolin e administratorit i cili, siç u shpreh Veliaj, është shndërruar në një “police-sigurimi” për shkollat.

“Sot edhe feedback-u që marrim nga prindërit është se investimet kanë duk. Më përpara bënim shumë punë, por kur nuk mirëmbaheshin, degjeneronte investimi menjëherë. Tani të gjithë sillemi si njerëz seriozë. Të gjithë kemi qenë në gjimnaz, të gjithë kemi bërë ndonjë zhgarravinë të vogël nëpër banka e jemi varur tek koshi e të gjithë kemi luajtur tek rrjeta, kështu që amortizimi është i natyrshëm, sidomos kur ke të bësh me të rinj që janë energjikë dhe që kanë shumë kontakt me ambientin. Por, unë besoj se vërtet është sikur kemi blerë siguracion për investimet tona. Ashtu siç blejmë siguracion për makinë, për t’i shtuar jetën e për t’u siguruar që çdo amortizim, defekt, apo aksident, menjëherë rikuperohet me skuadrën tonë të administratorëve,” argumentoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë e vuri theksin edhe te ambientet e reja sportive, veç atyre që janë shtuar për aktivitetet e brendshme shkollore, ku mori shkas për t’u bërë sërish apel prindërve të regjistrojnë fëmijët në sport për një brez më të shëndetshëm.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?