Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj vlerëson personalitetet e Njësisë 6: I privilegjuar që mbyllim një vit të madh pune
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj vlerëson personalitetet e Njësisë 6: I privilegjuar që mbyllim një vit të madh pune
AktualitetLajmi i fundit

Veliaj vlerëson personalitetet e Njësisë 6: I privilegjuar që mbyllim një vit të madh pune

Published: December 27, 2022
Shpërndaje

Në vijim të turit të tij në çdo njësi, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ndaluar sot në Kombinat për të nderuar me çertifikata mirënjohjeje personalitetet e zonës.

Veliaj tha se ndihet i privilgjuar që vitin po e mbyll me banorët e kësaj njësie e cila si një prej pikave krysore hyrëse në Tiranë ka bashkuar edhe qytetarë nga të gjitha zonat e Shqipërisë.

“Vërtet ndihem i privilegjuar, i bekuar që e mbyllim këtë vit, një vit të madh pune, një vit të madh angazhimesh, një vit të madh projektesh këtu në “Kombinat”, në një zonë që është porta hyrëse e Tiranës. Sa gëzohem ndonjëherë për të gjithë arritjet që kemi pasur në qytet, aq edhe trishtohem kur dëgjoj vitin 2022 këta të Primareve që thonë, “arritja ime numër 1, është që unë nuk jam i ardhur në Tiranë”. Tirana është sot e të gjithëve. Të gjithë kanë një shans në këtë mini “Amerikën” e vogël të Shqipërisë. Ky qytet nuk ka ecur përpara kur është mbyllur, kur i ka përçarë njerëzit, kur i ndarë në gegë e toskë, në të ardhur e vendalinj, në të krishterë e myslimanë. Ky qytet ditët më të mira i ka pasur kur i ka bashkuar njerëzit, kur i ka fokusuar te puna dhe kur u ka dhënë të kuptojnë se bashkë jemi shumë më të fortë dhe mund të arrijmë gjëra që veç e veç, ne nuk i arrijmë dot kurrë,” tha Veliaj.

- Publicitet -

Kreu i Bashkisë tha se kjo javë nisi me vënien në jetë të Teatrit të ri, një prej projekteve më të bukura për Tiranën.

“Çfarë jave fantastike për Tiranën! Filluam ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, një ëndërr që e kanë pasur gjithë njerëzit. Teatri i Ri Kombëtar do të jetë mbi 10 mijë m2, disa herë më i madh se ai që kishim. Kishim një teatër që u krijua si “dopo lavoro”, kush jeton akoma në “Kombinat” te pallatet e italianëve, e kupton se për çfarë cilësie bëhet fjalë. Cilësia e punimeve të luftës, të bëra me ngut, me material parafabrikat, me atë tallashin e presuar të shkrepseve të një fabrike në Milano. Ne zihemi akoma për teatër, ne zihemi akoma për stadiume, ne zihemi akoma për unazën te “Astiri”. Nuk shkon kjo,” u shpreh më tej ai.

Veliaj vlerësoi figurat e spikatura të Njësisë 6 për të cilët tha se me kontributin e tyre na bëjnë të ndihemi krenarë të gjithëve.

“Unë besoj që kjo mënyrë e mirënjohjes është edhe një reflektim yni si PS, si njësi, si organizatë, për të thënë sa i kemi njerëzit mes nesh, t’u themi faleminderit, t’i vlerësojmë, t’i përqafojmë, të jemi krenarë për ta, t’u themi bravo ju qoftë, sepse kontributi juaj për qytetin tonë është i paçmuar. Edhe unë besoj që nëse ne fusim këtë lloj kulture dhe nëse i mësojmë që sot fëmijët, të rinjtë, adoleshentët, të gjithë ata që janë le të themi e ardhmja e këtij komuniteti, që ne mirënjohjen, respektin dashurinë, e kemi të panegociueshme si formulë bashkëjetese, si formulë suksesi, si formulë progresi, atëherë vërtetë ditët më të mira ne do t’i kemi përpara,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Lali Fiku tiranasi i vjeter qe e quan veten tironc says:
    December 27, 2022 at 8:36 pm

    Po ik ore kokrra e mashtruesit, te eshte bere hunda me e gjate se e Pinokut.

    Reply
  • Oh sa kom qesh says:
    December 27, 2022 at 8:46 pm

    Mire Lali Tezga eshte bere tiranas i vjeter, por ne foto po shikojme Petro Koqen, Petron mo, fierakun qe na eshte bere edhe ky tiranas i Njesise 6.

    Reply
  • L. B. says:
    December 27, 2022 at 9:14 pm

    Pse kanë mbaruar topat e letrave highenike që ka filluar shpërndarja e certifikatave të (mos)mirënjohjes?

    Reply
  • Andis says:
    December 28, 2022 at 1:37 am

    Lali Eri edhe certifikata shperdan por edhe fushate ben nga ana tjeter.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. tio on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”
  2. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?