Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj vlerëson reformën territoriale: Falë saj kemi investuar edhe në zonat më të largëta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj vlerëson reformën territoriale: Falë saj kemi investuar edhe në zonat më të largëta
AktualitetPolitike

Veliaj vlerëson reformën territoriale: Falë saj kemi investuar edhe në zonat më të largëta

Published: October 5, 2022
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi reformën territoriale, e cila sipas tij i dha mundësi edhe zonave më të largëta që të përfitojnë nga investimet e rëndësishme, që më parë do të ishin të pamundura. Në një intervistë në RTSH me gazetaren Blerta Tafani, Veliaj i cilësoi qesharake propozimet e opozitës në lidhje me ndarjen e Tiranës dhe krijimin e disa bashkive të reja.

Veliaj theksoi se propozimet e opozitës lidhen vetëm me interesat e tyre të ngushta për të përfituar.  “I kam dëgjuar, por për një njeri që ka dy pare mënd ne koke kjo është një gallatë e madhe, po edhe bajate. Do me thënë, të thuash që të bëjmë bashki më vete Dajtin, Farkën dhe Kasharin, dhe ta rrethojmë Tiranën me 3 bashki dhe pastaj të vazhdojë prapë Tirana, në Zall-Herr, në Zall-Bastar, në Krrabë, në Ndroq dhe në Vaqarr. Po thonë disa gjëra që nuk kanë pikë logjike. Pra të kemi një Bashki të Tiranës, të rrethohet nga bashki të tjera dhe pastaj të vazhdojë prapë Bashkia e Tiranës. Një njeri mjafton të lexojë kaq dhe të kuptojë që ose nuk kanë qenë esëll ata që kanë punuar në këtë komision, ose këta thjesht tallen me njerëzit për t’i thënë partisë që shiko, po nxjerrim disa bashki ku mund të kapim diçka më shumë, që kur të bëhet ai bilanci dhe kur të ngjyroset harta në fund të zgjedhjeve lokale të dalin dhe disa nga ngjyra jonë. Po që kjo është jo vetëm profesioniste, po një tallje e madhe. Mjafton të shohësh propozimin që është bërë për Tiranën për të kuptuar se kjo është thellësisht qesharake dhe i fyen inteligjencën kujtdo njeriu me dy pare mend”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Veliaj nënvizoi se banorët e njësive administrative që sot janë bashkuar me Tiranën jetojnë shumë herë më mirë se më parë falë investimeve që kanë marrë nga Bashkia e madhe. “E kupton çfarë do të thotë Krraba që të jemi më vete? Do të thotë që Krraba nuk do ta kishte bërë dot kurrë rrugën nga Lapidari deri tek qendra e Krrabës. Të dali Zall-Herri sot më vete, do të thotë që Zall-Herri rrugën e Çekrezit, Kasallës dhe gjithë furnizimin me ujë – qe deri dje e kishte me puse, por sot e merr direkt nga Bovilla – ta bëjë vetë. E dini çfarë do të thotë të dali Farka më vete? Që ne t’i kthehemi prapë pushtimit të gjysmës së liqenit që sapo e liruam. Ju kujtohet që para 7 vitesh gjysma e liqenit Artificial ka qenë sulmi i parë? Meqë më thatë pse sulmohem. Jo po pse do t’i zhvendosësh romet? Sot romët jetojnë më mirë tek banesat sociale, por ama liqeni ka fituar. Sot te liqeni ndodh “Sunny Hill” dhe sot liqeni është pjesë e itinerarit të certifikuar nga Federata Europiane e Atletikës për maratonë ku vijnë dhe të huaj. Pra t’i kthehemi prapë atyre historive nga të cilat mezi shpëtuam, do të thotë që ose ti s’ke memorie, ose nuk je esëll, ose ke vendosur të tallesh me njerëzit dhe t’i thuash kryeqytetit të të rrethoj me tre bashki të tjera dhe pastaj vazhdo t’i prapë në Zall-Bastar. S’ka logjikë. Rruga e Zall-Bastarit nga “Rruga e Arbrit”, nuk do të ishte bërë kurrë. Pra me taksat e Krrabës, Zall-Bastarit dhe Zall-Herrit duhet 60-70 vite për të bërë atë lloj infrastrukture. Sot Tirana vërtetë takson shumë fort, dhjetëfish ndërtuesit, zhvilluesit, oligarkët, quajini si të doni, pra të pasurit, por ama me ato para bën shkolla si “Sami Frashëri”, por çon edhe rrugë si Zall-Bastari”, tha Veliaj.

- Publicitet -

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 29 qershor 2026
  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm

Komentet e Fundit

  1. Alban D on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së
  3. Or taj on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  4. K R on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  5. Kokpalari 21 janarit on Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?