Edhe për muajin prill janë strukturat publike mjekësore raportojnë me qindra hapësira të lira për punësimet e reja në radhët e profesionistëve të shkencave mjekësore teknike, kryesisht në profilet infermieri, mami, teknik imazherie dhe laboratori, si dhe fizioterapi. Pas konfirmimit të bërë nga çdo qendër shëndetësore, poliklinikë, apo spital rajonal dhe terciar, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka konfirmuar vendet vakante për punonjës të këtyre profileve në rajonin e Tiranës, Vlorës, Shkodrës dhe Elbasanit, të cilat i gjeni të detajuara në vijim të shkrimit mbulon Rajoni i Tiranës, Vlorës, Shkodrës dhe Elbasanit.
Konkretisht bëhet e ditur se në të gjitha strukturat mjekësore që mbulon Rajoni i Tiranës raportohen 101 mungesa personeli të shkencave mjekësore teknike, pjesa dërrmuese e të cilave janë për punësimin e infermierëve dhe laborantëve në qendrat shëndetësore. Për shërbimet e nevojshme të strukturave të Rajonit të Elbasanit konfirmohen 103 vende të lira. Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor bën me dije se në qendrat mjekësore dhe spitalet publike të zonave që mbulon Rajoni i Vlorës janë 90 vende vakante, si dhe në Shkodër 93 vende të lira për punësimet e reja në radhët e këtyre profesionistëve të shëndetit.
Edhe për muajin prill, pjesa dërrmuese e të punësuarve që do të përzgjidhen nëpërmjet portalit “Infermier për Shqipërinë” do të mund të sigurojnë një kontratë definitive pune, ndërsa një pjesë tjetër, që po ashtu është e konsiderueshme do të punësohet provizorisht, sipas nevojave të shpallura për staf mjekësor nga strukturat publike shëndetësore të secilit rajon. Lidhur me punësimet provizore, ekspertët e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor bëjnë me dije se pas përfundimit të periudhës së punësimit si zëvendësues në profilet përkatëse të shkencave mjekësore teknike, ai kalon në listën e pritjes duke u renditur në përputhje me pikët totale që ka siguruar nga fazat e konkurrimit nëpërmjet portalit.
Prej katër vitesh vitesh, punësimet e reja të profesionistëve të shkencave mjekësore teknike, por edhe të mjekëve në spitale, poliklinika e qendra shëndetësore po bëhen vetëm nëpërmjet konkurrimeve që zhvillohen në portalin online “Infermierë për Shqipërinë”, ku të gjithë të pajisurit me lejen e ushtrimit të profesionit në këto profile mund të konkurrojnë në dy fazat e përcaktuara (aplikimi me dosje dhe faza e dytë që është testimi i informatizuar që zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit). Çdo kandidat që bëhet pjesë e portalit vlerësohet me pikë për secilën fazë konkurrimi.
Vendet e lira në spitalet, poliklinikat dhe qendrat shëndetësore për Rajonin e Tiranës
Vendet e lira në spitalet, poliklinikat dhe qendrat shëndetësore për Rajonin e Shkodrës
Vendet e lira në spitalet, poliklinikat dhe qendrat shëndetësore për Rajonin e Vlores
Vendet e lira në spitalet, poliklinikat dhe qendrat shëndetësore për Rajonin e Elbasanit
p.k\dita
