Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendet e lira për infermierë në qendra shëndetësore dhe spitalet e Tiranës, Vlorës, Shkodrës dhe Elbasanit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vendet e lira për infermierë në qendra shëndetësore dhe spitalet e Tiranës, Vlorës, Shkodrës dhe Elbasanit
AktualitetShoqëri

Vendet e lira për infermierë në qendra shëndetësore dhe spitalet e Tiranës, Vlorës, Shkodrës dhe Elbasanit

Published: April 17, 2023
Shpërndaje

 

Spitalet dhe qendrat shëndetësore vijojnë të kenë mungesa të shumta për profesionistë të shkencave mjekësore teknike. Portali i Punësimit “Infermier për Shqipërinë” së fundmi ka detajuar vendet e lira për për kandidatët që janë në pritje të punësimit në spitalet universitare, spitalet rajonale dhe bashkiake, si dhe qendrat shëndetësore, për profilet: infermieri, mami, teknik imazherie, teknik laboratori, fizioterapi, apo edhe logopedi për Rajonin e Tiranës, Vlorës, Elbasanit dhe të Shkodrës.

Pas raportimit të bërë, strukturat shëndetësore që mbulon rajoni i Vlorës dhe Elbasanit raportojnë më shumë hapësira të lira për punësimin e këtyre profesionistëve. Ndërkohë që vakancat më të shumta janë në profilet infermieri dhe mami. Konkretisht, pranë qendrave shëndetësore, poliklinikave dhe spitaleve që mbulon Rajoni i Vlorës dhe Elbasanit janë raportuar 203 vende të lira pune për profesionistë të shkencave mjekësore teknike. Ndërsa në strukturat mjekësore publike të të gjitha niveleve që përfshin Rajoni i Tiranës dhe Shkodrës  janë konfirmuar 166 vende të lira në këto profile shëndetësore. Ndarjen e plotë të vendeve vakante për secilin rajon, dhe institucion shëndetësor e gjeni të detajuar në tabelat në vijim të shkrimit.

- Publicitet -

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor bën me dije se plotësimi i këtyre vendeve vakante do të bëhet me kandidatët që ndodhen listat e pritjes të shpallura nga portali online i punësimit. Pjesa dërrmuese e të punësuarve do të mund të marrin kontratën definitive të punës, ndërsa një pjesë tjetër do të jenë të punësuar provizor, sipas nevojave të shpallura nga qendrat shëndetësore, poliklinikat, apo edhe strukturat spitalore. Për vendet provizore, autoritetet e shëndetit sqarojnë se pas përfundimit të periudhës së punësimit si zëvendësues, teknik i shkencave mjekësore në profilet përkatëse kalon në listën e pritjes duke u renditur në përputhje me pikët totale që ka siguruar nga fazat e konkurrimit nëpërmjet portalit.

Punësimet e reja të profesionistëve të shkencave mjekësore teknike në spitale, poliklinika e qendra shëndetësore bëhen nëpërmjet konkurrimeve që zhvillohen në portalin online “Infermier për Shqipërinë”, ku të gjithë të pajisurit me lejen e ushtrimit të profesionit në këto profile mund të konkurrojnë në dy fazat e përcaktuara (aplikimi me dosje dhe faza e dytë që është testimi i informatizuar që zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit). Çdo kandidat që bëhet pjesë e portalit vlerësohet me pikë për secilën fazë konkurrimi. Pas përfundimit të këtyre dy fazave të konkurrimit bëhet edhe renditja e finale e të gjithë kandidatëve, duke nisur nga ata që kanë nivelin më të lartë të pikëve, e deri tek kandidati me pikët më të ulëta. Referuar kësaj liste do të vijojë edhe plotësimi i vendeve të lira që raportohen vazhdimit nga strukturat mjekësore publike sipas profileve përkatëse.

 

Lista e plotë me vendet vakante në strukturat mjekësore publike të Rajonit të Elbasanit

Lista e plotë me vendet vakante në strukturat mjekësore publike të Rajonit të Shkodrës

Lista e plotë me vendet vakante në strukturat mjekësore publike të Rajonit të Tiranës

Lista e plotë me vendet vakante në strukturat mjekësore publike të Rajonit të Vlorës

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?