Regjistrimi në KQZ i emigrantëve për të votuar me postë më 11 maj, shkaktoi dje debate mes përfaqësuesve të partive politike në Komisionin Rregullator.
Numri i lartë i refuzimeve kërkon angazhim më serioz të operatorëve të KQZ, të cilët sipas opozitës duhet t’i marrin në telefon e t’i udhëzojnë çdo emigrant për gabimet në telefon. Shkak u bë Adis Salla, kryetar i Bashkisë së Cërrikut, i cili mori pjesë në një takim të Partisë Socialiste në Selanik, dhe më pas, këtë aktivitet e postoi në faqen zyrtare të bashkisë. Kaq mjaftoi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të nisë procedurat për gjobitjen e tij. Procesi shkaktoi debate mes Sekretares së Përgjithshme të Bashkisë Cërrik dhe Komisionerit Ilirjan Celibashi.
“Ta ndajë mendjen, është kryetar bashkie, apo aktivist partie. Nëse shkon si kryetar bashkie, duhet të ftojë votues të të gjitha palëve. Ai mund të shkojë si aktivist partie, por të mos përfshijë bashkinë. Nëse ai nuk e di se çfarë detyrash ka si kryetar bashkie, atëherë është rëndë situata”, u përgjigj Celibashi.
Regjistrimi i emigrantëve shkaktoi debate edhe tek Komisioni Rregullator, ku disa anëtarë dhe partitë politike, kërkuan që KQZ të kontaktojë të gjithë ata që kanë aplikuar gabim e tu tregojë si ta bëjnë mirë kërkesën.
“Nuk po ofroni ndihmë në kohë reale për zgjedhësit që kanë probleme. Nuk i keni kontaktuar e t’u thoni: ti e ke kartën e identitetit, fotografoje nga ana e pasme, duhet ta kishit bërë konkretisht me secilin. Si ka mundësi që ai numri vetëm rritet aty, refuzimet? Po si ka mundësi që ta kenë fajin vetëm emigrantët e jo ne? Ne duhet të marrim masa për ta ndihmuar procesin. A i merrni ju në telefon?”, tha Muharrem Çakaj, anëtar.
Jona Josifi, Drejtore e Votimit nga Jashtë u përgjigj: “Nuk i marrim ne në telefon, vetëm përgjigjemi. Janë 16 persona. Janë 5 në turn që ndihmojnë zgjedhësit në linjën e ndihmës”. Kurse Franc Nuri përfaqësuesi i PD-së u shpreh: “Procesi nuk është i thjeshtë, nuk është i lehtë. Të shihet mundësia për lehtësim”
Listat
KQZ do të vendosë në dispozicion të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile çdo ditë të hënë, listën e shtetasve të cilëve iu është miratuar kërkesa për regjistrim. Kjo kërkesë u miratua nga Komisioni Rregullator, si shtesë në vendimin “Për miratimin e rregullave për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve”. Lista do të gjenerohet në mënyrë automatike nga Platforma Elektronike e Regjistrimit (PER) dhe do t’i vendoset në dispozicion DPGjC-së në format elektronik.
DPGjC merr masa të hartojë dhe publikojë ekstraktin e listës së zgjedhësve nga jashtë vendit të cilëve u është miratuar kërkesa për regjistrim, brenda 24 orëve, sipas përbërësve të listës së zgjedhësve nga jashtë vendit të përcaktuar në këtë vendim. Nevoja për shtesën në vendimin nr/ 10/ 2025 lindi për shkak të volumit të kërkesave për regjistrim të zgjedhësve nga jashtë dhe për të lehtësuar punën e DPGJC, me qëllim që të fillojë punën përgatitore për të identifikuar këta zgjedhës, të cilët në përfundim të procesit të regjistrimit do të jenë pjesë e listës së zgjedhësve nga jashtë dhe do të hiqen nga lista e zgjedhësve brenda vendit për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.
Regjistrimet
Teksa diaspora shqiptare përgatitet për të votuar për herë të parë në një proces zgjedhor në atdhe, pa nevojën për t’u rikthyer në vend fizikisht, interesi i shfaqur ka qenë i konsiderueshëm. Mbi 65 mijë kërkesa janë regjistruar deri dje, me rreth 41 mijë që janë miratuar zyrtarisht nga KQZ. Edhe pse interesi më i madh është shfaqur nga vendet ku diaspora shqiptare është më e pranishme si Italia, Greqia apo Shtetet e Bashkuara, nuk kanë munguar as kërkesat nga shqiptarët në kontinente të tjera. Kështu, vendet e para në renditjen zyrtare të KQZ plotësohen nga shqiptarët në shtetet e Bashkimit Evropian, Britania e Madhe, SHBA. dhe Kanadaja. Interesi nuk ka munguar nga Australia e largët, nga ku deri tani janë marrë 90 kërkesa për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Një tjetër vend që bie në sy për aplikimet e regjistruara është ishulli i Anguilas në Karaibe, nga ku janë marrë 49 kërkesa në KQZ.
Po në Karaibe janë marrë 38 kërkesa nga shqiptarët në Ishujt e Virgjër Britanikë. 46 kërkesa të tjera për të votuar janë regjistruar nga ishulli i Shën Helenës, i cili ndodhet në mes të pjesës jugore të oqeanit Atlantik, midis Brazilit dhe Afrikës Perëndimore. Nga ana tjetër, interesimi ka qenë prezent edhe në Rusi e Ukrainë, pavarësisht se dy vendet e Evropës Lindore janë pjesë e një konflikti të armatosur thuajse 3-vjeçar. Kështu, nga Federata Ruse janë regjistruar 5 kërkesa, ndërsa nga Ukraina vetëm një. Dhjetëra kërkesa janë regjistruar në Lindjen e Mesme, ku konkretisht llogariten 36 aplikime nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nga 10 nga Katari dhe Kuvajti, 8 nga Arabia Saudite dhe nga Izraeli, 3 nga Egjipti dhe Afganistani dhe 1 nga Bahreini.
Edhe pse të pakta aplikimet nuk kanë munguar as nga Afrika apo Azia e largët. Deri më tani janë marrë 10 aplikime nga Kina, 8 nga Japonia, 7 nga Zelanda e Re dhe 2 nga Koreja e Jugut mes të tjerash. Sa i përket kontinentit afrikan aplikime janë marrë nga Algjeria, Afrika e Jugut, Angola, Zambia, Kongo e Gaboni. Një tjetër kontinent ku interesi i shfaqur, edhe pse në nivele thuajse të papërfillshme, ka qenë ekzistent është Amerika Latine. Shqiptarët që kanë aplikuar për të votuar ndodhen në shtete si Kolumbia, Argjentina, Brazili dhe Kili.
Vende të tjera që mund të përmenden, nga ku shqiptarët kanë shfaqur interes zgjedhor janë India, Kazakistani, Taxhikistani, Tajlanda, Bangladeshi, Mongolia, Vietnami, Filipinet apo Madagaskari. Aplikimet për votuesit nga diaspora do të jenë të hapura deri më datën 4 mars 2025, dhe secili që refuzohet, deri në këtë datë, ka të drejtë ta provojë përsëri.
j.l./ dita
OK SHQIPËTAR ATDHETAR.Votoni për të përmbysur përfundimisht RREGJIMIN SALEH SLLOBODAB ME VOTË PASI NUK IKËN NDRYSHE NGA PD 91 E TREDHUR PREJ TIJ ME 70 % SPIUN E KOMUNIST TË ENVERIT & 30 % SPIUN SËRB.Votoni PARTINË E RE QË DËSHIRONI QË TË DALI E DYTA PAS PS.
PD me SALEH SLLOBODAN ËSHTË BANDË VRASARE NË 34 VITE DUKE VJEDHUR SHQIPËRINË DUKE JU DETYRUAR JU TË IKNI NGA ATDHEU PASI NUK KISHIT KU TË PUNONIT SEPSE SB VODHI MBI 500 ND/JE E INSTITUCIONE MBI 350 MILD.$,MBI 5 MILD.$ NË FIRMAT RENTIERE,MBI 20.000 TË VTARË PËR GJAKMARRJE.Mbi 4000 në 97,98,Otranto,Tropojë,Përmet,Vlorë,Gjirokastëretj,me luftën civile që i shkaktoi vëndit për të COPTUAR SHQIPËRINË SI ESAT PASH TOPTANI & A.ZAGOLLLI.
SALEH akoma kërkon PUSHTET PËR TË MBROJTUR PASURINË FAMILJARE MBI 60 BANESA NË SHQIPËRI & EUROPË ME FIRMËN E TIJ SI KM FATKEQSI KOMBËTARE,NDONSE ËSHTË SHPALLUR NON GRATA NGA DASH PËR KORRUPSION MADHOR FAMILJAR & ME HA-LE-ATËT Si MULI,LIKE,MEDIU,LULI,MONA,TOPALLI,VOKSHI,etj.
Tre janë fatkeqsit 34 vjeçare në Shqipëri:
1.SALEH SADAM SLLOBODAN për këtë të fundit theu EMBARGON E OKB për Naftën 600 ton në ditë 1993-2013 me firmën SHQIPONJA TË TRITAN SHEHUT(Preshit të Lushjes).
2.DREJTËSIA E KAPUR 100 % prej tij 1992 me kurset 6 mujore duke hapur mbi 40 UNIVERSITETE PRIVATE PLAGJSTURË..?
3.MEDJET e kapura 99 % në 2005 kur u bë KM me OK TË FATOS NANOS QË I DORZOI ÇELSAT E ZYRËS NDONSE E ARRESTOI 4 VITE PSE ISHTE I PS( ANTAR I PPSH SI VRT SALEH MË I RREZIKSHËM SE AI)
Shqipëtar: Mendohuni mirë para KUTISË SË VOTIMIT 11 MAJI 2025.
PD E SALAH BANDË E SALEH DUHET TË DALI JASHTË LIGJIT NË 2025 SI PARTIA E AA GREKE.!
Saleh nuk ikën vet nga POLITIKA deri në vdekje.Dhe PD I duhet si ÇADËR MBROJTSE NGA DREJTËSIA.Shifni si I shkojnë nga pas si ZOK THOU MILITANTËT E KAMUR PREJ TIJ ME VINA E PRONA PA HESAP,duke u rrekur me popullin fukara të Europës.
Drejtësi në Shqipëri nuk ka sa të jetë SALEH I GJALLË E NË POLITIKË.
Sa të zhduket SALISTI FUNDIT NGA POLITIKA NUK DO TË KETË STABILITET NË SHQIPËRI.
Në 2025 duhet VOTUAR 1 PARTI E RE PËR TË ZËNË VENDIN E 2 PAS PS,PASI TË GJITHA PARTIT(128),Nuk po merren vesh se kush do të jet KM për të vjedhur sa më shumë,pasi në këto 34 vite siç po duket mbi 4000.000 Shqipo kërkojnë të bëhen KRYEMINISTRA.Kjo është MARRZIA JONË SI KOMBË ku sejcili bëhet më i mënçëm se tjetri duke mos PRANUAR MENDIMIN NDRYSHE.
FLM DITA.
Jane dhe dy kerkesa ne Xhibuti por meqenese atje nuk.ka poste te shpejte eshte nisur me urgjence me avion Xhozi se ta po i fiton dhe dy vota nga diaspora se i ka dhene fjalen partise per 1milion vota nga diaspora e vicidolit bashke me kosoven
Jane 1.7 milion votues te mundshem jashte,shifrat e deritanishme jane qesharake.Nese beheni seriose duhet te beni nje dixhitalizim te plote per regjistrimin.Pjesemarja e njeriut ne te eshte e keqja njesoj si ne aplikimet ne Kadaster dhe ATP,ku shejtani eshte dora e njeriut qe ndolon procesin duke e penguar.