Pas një seri procedurash optimizmi që kanë zënë vend gjatë këtij viti, kur Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) shiste energji në periudhë piku dhe blinte në kohën kur energjia ishte më e lirë duket se tashmë ruajtja e rezervës ka detyruar kompaninë të kthehet nga blerjet.
Dy procedurat e fundit që i përkasin qershorit kanë shënuar një total prej 3.55 milionë eurosh, ku konkretisht në procedurën e parë janë blerë 1.8 milionë euro energji dhe në të dytën 1.7 milionë euro. Konkretisht bëhet fjalë për procedurën e parë të zhvilluar për periudhën 13.-16 qershor për një sasi 22 704 MWh energji dhe për procedurën tjetër prej 18.8 mijë MWh për datat 21-23 qershor.
Procedura e parë siguroi energjinë në lotin 1 me çmim mesatar të ponderuar prej 86.9 euro/MWh kurse në lotin 2 76 euro/MWH. Në procedurën e dytë loti i parë u sigurua me një çmim mesatar të ponderuar prej 92.4 MWh dhe në të dytin me 83.17 MWh.
Shqipëria vitin e shkuar pati një vit të mirë hidrik që i garantoi të kishte blerje vetëm për optimizime si dhe eksporte, një panoramë krejt e kundërt me vitin 2022 që ishte viti i krizës së energjisë kur kulmi u arrit në gusht me nivele rekord.
Blerjet më të mëdha në tregun e huaj u bënë pikërisht gjatë atij viti kur vlera e importeve arriti 550 milionë euro teksa vendi ishte në gjendje emergjence për furnizimin me energji që u mbajt deri në fund të vitit 2023.
Të dhënat zyrtare të raportuara nga KESH pranë ERE tregojnë se deri në prill prodhimi neto vendas ishte 3.1 milionë MWh nga të cilat vetëm KESH ka prodhuar 46.4 për qind të totalit. Deri në prill niveli i Fierzës që është HEC-i më i madh në kaskadën e Drinit ishte 292 metra apo mbi mesataren historike të periudhës që rezulton 286.48 metra.
Vit pas viti një peshë të rëndësishme në prodhimin total në vend kanë fituar edhe privatët kryesisht investime në “hidro” por që po zgjerohen me shpejtësi edhe me projekte fotovolatikësh ku aktualisht është vënë në funksion Karavastaja një investim i Voltalia pas ankandit që u dha nga shteti shqiptar për këtë kompani si efekt i çmimit të ulët që ofroi.
Shqipëria vijon të mbetet ende me nivele të ulëta diversifikimi duke e bërë importin zgjidhje gjatë verës dhe viteve që shoqërohen me thatësirë.
Monitor

Te ben pershtypje qe me ne fund qe energjetika injorante dhe media jone kombetare kane mesuar njesite matese te energjise dhe t’i shkruajne simbolet drejte sipas standartit ISO, por ashiqare duket se qeveria dhe specialistet dru me pre te energjise nuk arrijne te kuptojne qe;
DIVERSIFIKIMI I ENERGJISE NUK VJEN ME NDERTIMIN E HEC MBI PERRENJ TE THATE, AS NGA FOTOVOLTAIKET E KARAVASTASE, POR ME NGRITJEN E DISA TEC ME E MIRA DO TE ISHTE ME GAZ NATYROR NGA TUBACIONI TAP
Nje TEC qe e kishin taze ne Fier e grabiten barbaret e Ilir Metes me bekimin e Saliut, nje TEC tjeter qe u ndertua ne Vlore ka mbetur permendore e injorances ne drejtimin e shtetit te Edi Rames qe per nje palo sistem ftohje te ujit te turbinave eshte duke u shkaterruar dhe qershia mbi torten ne kete histori thatesire jane gerdallat prej Bangladeshi qe i solli zonja Kim ne Vlore si nje arritje e lavdishme e Partise Socialiste dhe qe injorantet me pushtet te PS i quajne me mashtrim si TEC lundruese duke detyruar shqyptaret t’i paguajne qerane idiote te Rilindjes enveriste si “frengu pulen, por qe nuk kane prodhuar asnje MWh -megavatore energji deri tani dhe ne kete injorance totale energjetike qe ka kapluar shtetin shqyptar dru me pre barazimi me Kroacine eshte dicka qe duhet t’i gezohemi vertete