Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendimet e qeverisë: Kush janë 4 zyrtarët që janë shkarkuar sot nga Rama (EMRAT)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vendimet e qeverisë: Kush janë 4 zyrtarët që janë shkarkuar sot nga Rama (EMRAT)
KronikeKryesore

Vendimet e qeverisë: Kush janë 4 zyrtarët që janë shkarkuar sot nga Rama (EMRAT)

Published: August 31, 2022
Shpërndaje

Qeveria miratoi sot në mbledhjen e radhës disa ndryshime, mes tyre shkarkimin nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe të dy zëndësministrave, Ardi Veliu dhe Dallëndyshe Bicit. Nga detyra u lirua dhe drejtoresha e Përgjithshme e Pastrimit të Parave, Iris Ago.

VENDIMET
VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

- Publicitet -

Z. Ardi Veliu, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Znj. Dallëndyshe Bici, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

VENDIM PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të pikave 2, shkronja “b”, e 3, të nenit 15, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

Z. Gledis Nano, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, shkarkohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

1. Znj. Iris Ago, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Ervin Koçi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • spata says:
    August 31, 2022 at 7:01 pm

    Degjo o I madhi ine. Mire bene qe shkarkon e emeron se askush se ka te perjetshme postin.Mire do ishte te shkarkohesh dhe ti. Jo se je me I miri po te lodhen punet qe ke ne kurriz e keta vartsit qe se bejne mire punen. E dim qe do dhe mandatin e katert por kam frike se do na tretesh duke qendruar ne nje karrike qe e synojne te gjithe kundershtaret e tu. Aaaa. Harrova te tregojne nje sekret qe do ta pelqej dhe Opozita. Sic bere me te larguarit e Pd ne mandatin e dyte. Emero K/police nje te Pd. Do jesh komod. Nuk do kesh shume telashe. Sala dhe Meta nuk do protestojne dhunshem. Gjendja e kriminalitetit nuk ndryshon nga askush. Vetem nese largoheni nga karrike e ju sekuestrojne pasurit marramendse qe kane politikanet.

    Reply
  • mali says:
    August 31, 2022 at 7:59 pm

    jane arne ne nje kostum te kalbur nga koha.Penjet nuk mbajne.Me sa ma mer ideja ime qe nje zgjidhje Shqiperi_-Kosove eshte vetem nje vendosje nderkombetare per te pakten 1 vit nje qeveri e vetme Shqiperi -Kosove te monitoroje zgjedhje demokratike per nje qeveri ,nje kushtetute demokratike europiane .Vetem kjo i jep fund mafies dhe mbrodhesires mbare shqiptare.Mafia europiane nuk e do kete,po ashtu dhe mafiozet amerikane.Mediat mund te bejne shume per kete.

    Reply
  • XXXL says:
    August 31, 2022 at 8:13 pm

    I “modh” je Edo, po Ministrin legenin Cuci kur do t’a shkarkosh, apo ai ka per grua ish gruan tende te dyte, e trajton mire dhe ajo nuk te eshte ankuar.
    Si te thoshte Fidel Ylli kur ti ishe Kryetar Bashkie i Tiranes: “O rrot kari fimose shpejt ate lejen time te ndertimi, more vesh o shkerdhate mos e vono” dhe ti nuk i ktheje dot nje gjysem fjale, keshtu plehre je ti.

    Reply
  • PS PA RAMEN says:
    August 31, 2022 at 8:43 pm

    VETEN TENDE TE SHPETOSH
    DHE MILETIT TI BESH NDER
    JEP DOREHEQJEN O DUDUM
    NE SDO SOSESH NE SKETER

    Reply
  • arsen caci says:
    August 31, 2022 at 8:44 pm

    Rama eshte ordiner delirant. Te pastrimi i parave paska vene nje kriminel finanicar pasi keshtu i mbyll me mire punet e veta dhe qeverise. Turp i madh por keta nuk kane turp. A e di kush ta shpegoje pse nje qe ka cv e ketij koci-qes pranon te shkoje te pastrimi i parave?

    Reply
  • Soza says:
    September 1, 2022 at 8:38 am

    Ngela pa frymë nga gjenialiteti i KM.
    Kushedi çfarë gurë do të bien nga qielli.
    Nuk keni parë gjë akoma.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dalin pamjet për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
  • Rama ironizon protestën me ‘Waterlonë’: Po mbroni interesat e dikujt tjetër!
  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
  • Curaçao merr pikën e parë në një Botëror, barazon pa gola me Ekuadorin dhe i jep Gjermanisë vendin e parë në grup
  • Atleti: Më hoqën nga puna dhe nuk më njihen titujt sepse dola në protestë

Komentet e Fundit

  1. ANA on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  2. Protestusi on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  3. Anonymous on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  4. Cobani I spires kush eshte? on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  5. Shqipe on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?