Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VENDIMI: Gjykata Kushtetuese voton në favor të marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > VENDIMI: Gjykata Kushtetuese voton në favor të marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët
Lajmi i funditPolitike

VENDIMI: Gjykata Kushtetuese voton në favor të marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët

Published: January 29, 2024
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese voton 5-4 në favor të marrëshjes “Rama- Meloni” për pranimin e emigrantëve nga Afrika në Shqipëri për një periudhë të caktuar kohe.

Burime thanë se shumica e anëtarëve të Gjykatës e cilësojnë si në përputhje me kushtetutën paktin e firmosur në Romë mes kryeministrit shqiptar dhe homologes së tij italiane.

Pak javë më parë, grupi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe Rithemelimit, por edhe Partia Demokratike depozituan dy padi në Gjykatën Kushtetuese ku kërkonin shfuqizimin e saj pasi sipas tyre binte ndesh me ligjin themeltar të shtetit shqiptar.

- Publicitet -

Në 13 dhjetor, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Berisha-Bardhi lidhur me marrëveshjen Itali-Shqipëri, e cila konsiderohej nga ata anti-kushtetuese.

Marrja në shqyrtim e kërkesës nga Gjykata Kushtetuese, solli automatikisht pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend, gjë që ishte planifikuar të bëhen në seancën plenare të 14 dhjetorit.

Kryeministri, Edi Rama nuk preferoi të jepte komente, duke thënë se një gjë e tillë është në të drejtën e Gjykatës Kushtetuese.

Drafti për marrëveshjen për emigrantët, u miratua në Qeverinë italiane në 5 dhjetor dhe u dërgua në parlamentin italian për miratim. Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve.

Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • pilo Lala says:
    January 29, 2024 at 2:35 pm

    Nje nga sukseset me te medhaja diplomatike te Edi Rames dhe melonit.
    Ky veprim do i jape rruge tjeter emigracionit ne Europe.
    E thene ndryshe, Europa po i thote emigranteve Afrikane, do perfundoni ne izolim, nuk vini dot ne Itali.
    Kjo metode do aplikohet edhe nga shtetet e tjera, prandaj votuan pro kesaj zgjidhje.
    Kjo zgjidhje mendohet te pakesoj ne maksimum ardhjen e emigranteve nga Afrika dhe Azia.

    Reply
    • ¿? says:
      January 29, 2024 at 4:48 pm

      O Pile, je në metrot ti mo? Dmth ti thua na qenka sukses diplomatik i Rames fakti qe Europa po i thenka emigranteve potenciale, hajdeni, hajdeni, po ne nevojtore do t’ju mbyllim, e keni edhe kollaj se hani e dhisni po ne nje vend. Dhe a e dini kush eshte nevojtorja, Shqiperia mo, Shqiperia, atdheu krenar i idiotit Pile Lala.

      Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha dhe 'L' se Rames says:
    January 29, 2024 at 3:43 pm

    QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Dita’!?

    Perderi sa kohe ish shqiptaret
    Do ti perfaqesoje Pilo LALa
    Nuk do dallojme shurren
    Nga Edvin Sali LLALLA…..

    Reply
  • Arben.Tashko says:
    January 29, 2024 at 3:50 pm

    A do ketë brënda këtyre kampeve vëzhgues Shqipetarë , Amerikanë dhe Eurpjanë?

    Reply
    • ¿? says:
      January 29, 2024 at 4:50 pm

      O Ben Gjiza, si gjithmone me pyetje madhore, por idioteske, e cfare rendesie ka a do te kete vezhgues apo jo? Ja edhe paska, po pastaj?

      Reply
  • Spak says:
    January 29, 2024 at 4:48 pm

    A duhet qe qendrimi qe mban PD e sali -gazbythqirit vlen? Saliut i thane -te mbaroi koha kur fliste per albanofobine dhe nuk kuptonte! Le te shkojme ne Maqedoni sot: A besoni qe ne Shqiptaret jemi armiqte me te medhenj mes vedi! Jemi islamiste komuniste! Eshte tjeter gja Blendi me Buzhalen dhe Batonin apo ndoshta dhe vete Aliu me Talatin dhe tjeter gje qe nje Shiptar behet per here te pare K/minister! Po kthehem 30 vjet te shkuara kur kam qene ne Maqedoni per here te fundit! A e dini cfare vendi dhe respekti zinin Shqiptaret! I rajtonin si Hajna dhe primitive islamiste!

    Reply
  • Aldrin says:
    January 29, 2024 at 4:56 pm

    GjK thote qe nuk ju preket integriteti nga jashte, ne vize territoriale., se do jua fuse nga brenda, pranej nuk mut te ckelet Kushtetuta

    Reply
  • nje mendim me teper says:
    January 29, 2024 at 5:59 pm

    Ka ardhur momenti qe ne kete vend shume probleme duhet te zgjidhen me referendum….

    Reply
  • Fjale me vend says:
    January 29, 2024 at 6:31 pm

    edhe referendumet i rregujne si duan vete, mos u bo marak

    Reply
  • Arben Tashko says:
    January 29, 2024 at 6:45 pm

    A jane keto kampe Italiane “territore te shqiperise”?

    Po te jene territore te Shqiperise, Ne duhet te jemi te pranishem
    sa here qe desherojme, si vezhuse, bashke me partnerin strategjik
    e partnere te tjere.

    Pse?

    Sepse mafia ka penetruar per 200 vite Italine. Po keshtu brenda kampit
    mund te kete individe, qe pa dijenine e qeverise Italiane, ndersa punojne per te
    mund te bejne edhe sherbime te tjera qe Z.Meloni nuk eshte vene ne dijebi.
    Korrupsioni nuk ka fund. Ju e pate se cndodhi ne kampin Iranian te opozites,
    qe ishin penetruar , paguar, dhe paisur me instrumenta, qe u perdoren jo vetem
    per interesat e Muhaxhedineve, por dhe per biznes te tjera ne favor te segmenteve
    qeveritare te Iranit, nga garda e Sulejmanit.

    Si ka bere kerdine mafja ne Itali?
    Sa personalitete te larte Italiane jane vrare nga mafia?
    Sa te tjere jane korruptuar e perdor nga mafia?
    Sa kryeministra jane perfolur qe kishin lidhje me mafien?

    Nje biznes qe mund te beje pare te madhe eshte vendosja
    e paisjeve te nderlidhjes, te rregjistrimit e sisteme kompjuterike,
    qe te dhenat qe mbledhin ne territorin e shqiperise mund
    ti perdorin per fitime, te pergjojne jo vetem shtetin shqiptar,
    mafjen albaneze, dhe ambasadat e ndryshme ne Shqiperi.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    January 29, 2024 at 6:51 pm

    Sa idealist dhe njeri i mire je o zoti Arben Tashko !!!

    Lum ti per shpirtin qe ke !!!

    Po nuk te le rehat ai katili, pikepyetja e zeze. Prit kur te na i ngjite mballomen. 🤣

    Reply
    • ¿? says:
      January 29, 2024 at 11:56 pm

      Egzakt, juve si puna e dy debileve ne nje derë, njeri pjerdh, tjetri mban erë. e si po te duket si mballome? Si? Vetem nje 🤣, kete rradhe, i harxhove kot ato te tjerat?

      Reply
  • intelektuali says:
    January 29, 2024 at 6:58 pm

    Leri o Ben Tashko teorite konspirative me Italine e Melonit., qe e shikon Shqypnine e Edvinit sic e pa rezili Obama kur dergoi bedelin John Kerry per te flakur Armet Kimike Luftarake te Asadit ne Dajt dhe Elbasan qe pas do kohe nuk do te kishin lene gjalle ambasade te huaj ne Tirane per te pergjuar famoze mafien albaneze te Edi Rames me inteligjence artificial.

    Reply
  • !!? says:
    January 29, 2024 at 7:02 pm

    16 miljonë euro paradhënie të menjëhershme për këtë marrveshje për thesin e qeverisë tonë, dmth për thesin e Edi Ramës sepse vetëm ai, ai vetëm janë qeveria jonë, të tjerët ministresha, z/ministresha janë fasadë dekorative të kryegjithëministrit Edi Rama dhe

    në këto 16 miljona dhe dhjetra, në mos qindra miljona të tjerë ka jo vetëm për “qeverinë” por ka edhe për thesin e kusaris së fashistes Meloni dhe a nuk u takojn edhe ca miljona për ata të gjykatës sonë kushtetuese që siç duket janë xhiruar në kohën e duhur për deri sa u muar vendimi.

    Përfundimisht Italia shpëtoj nga një siklet i math nga ndërhyrja shpëtimtare në kohën e duhur të Edi Ramës se me të vërtet ……o zot i math ndihmoji shtetet në halle…..e mjera Itali nuk kishte as një pëllëmb tokë , asnjë infrastruktuarë akomoduese, as personel ushtarak, qenër ujkë, tela me gjëmba, as përvojë sikurse ka me bollëk Shqipëria për kampe përqëndrimi të burgosurish emigrantë të paligjshëm dhe

    me këtë rast u shpërblejmë italianëve kontributin e tyre si “baballarër të fëmijve tanë” sikurse ka thën një person i nderuar në mbrojtjen e tij dinjitoze që i bëri kësaj marrveshje historike të firmosur e vulosur vetë nga sundimtari i plotfuqishëm, kaluar edhe mbretërve dhe diktatorëve, Edi Rama.

    Është një fat për ripopullimin e Shqipëris me afrikanë dhe aziatikë që do të përzgjidhen me kujdes ku në komisionet përzgjedhëse do të jenë edhe biznesmenët tanë që kanë nevojë të ngutëshme për skllevër punëtorë dhe na marshin të keqen “shqipëtarët thashethemexhinjë, jo profesionistë, që kërkojnë rroga të larta edhe dembela” ( citim nga deklaratat publike të shokut Rama) dhe ikin në Gjermani e gjetkë.

    Shtëpit bosh të shqipëtarëve të emigruar që do të sekuestrohen për mos pagim taksash me VKM të “qeveris” do të mbushen plot me lloj lloj rracash elitare që nuk do të flasin shqip se…….
    bagladeshasit ju biznesmenët ti përzini menjëherë sikurse përzut shqipëtarët para tyre” kërcënon me të drejtë shoku Rama të cilit nuk i shpëtojnë edhe vogëlsirat në projektin e ripopullimit të Shqipëris.

    Gjykatset që “duam ” që janë bler nga Edi Rama me nga 700 000 L të rinjë për kokë në tregun e bagëtive juridike të numrojnë edhe miljonat nga 16 miljonët e Melonit se e kryen detyrën dhe i meritojnë,

    Mbasi të eksperimentohen kampet e përqëndrimit italiane kanë zën radhën edhe gjermanët simbas deklaratave në Bavari në përputhje me ofertat që ka paraqitur Rama në vizitën e fundit të suksesëshme dhe miljona të tjera do të tunden në vallen e kusaris ndërkombëtare, prite kur të kemi kampe përqëndrimi nga gjermanët që do ta çojnë përpara këtë problem se kanë përvojnë e kampeve të Bukenvaldit , Aushvicit, dhe pse jo do pasohen edhe nga britanikët që po u ofrohet nga Edi Rama Shqipëria në vënd të Ruandës, prite kur të bëj ndonjë vizitë edhe mësje Makruani të cilit i ka bër përshtypja mikpritja e veçntë e Edi Ramës me të gjitha nderet, ndere që ai i prishi mëndjen Mc Gonigalit të FBI pa le Makruanit dhe le të ketë edhe kampe të emigrantëve deportuar nga Franca…..dhe

    me të drejtë patronazhisti Pilo Lala do të thojë që atë që nuk zgjidhi jo vetëm një goxha Itali e tërë por edhe e gjithë Europa do ta zgjith lideri i përmasve globale kusari i nderuar i epokës dixhitale dhe inteligjencës artificiale, padroni i Shqipëris Edi Rama. Në Shqipërin që ai e ka zbrazur nga shqipëtarët deri në nivelin e spastrimit etnik dhe me nga 3000 afro aziatik në çdo muaj, deri në 2030, do të ketë 2 500 000 skllevër afrikano aziatik dhe Shqipëria do të shëndrrohet në Nju Dubain arapo turistik të lulëzuar në Europë të sunduar nga multi miljarderi i nivelit global, emiri, hirësia e tij, kusari e nderuar Rama I Edi …..

    Reply
  • BESIM says:
    January 29, 2024 at 7:47 pm

    …………nuk preket “integriteti terretorial” ?! ok, po nuk spjegoje se care kopton kushtetusja me mbrojtjen e integriteit territorial? kur nje shtet i huaj fiton te drejten e administrimit mbi nje pjes te territorit duke ushtruar kopetenca ushtarako-policore e financjare cfare do te thote?! epo kemi dhene vatanin me qira, kjo eshet filozofija e rihumbjes se pamvarsise se integritetit territoriale aq me keq kur behen llogari perfitimi ne kurrise te ketije integriteti, lere pastaj kur perdoret fala “jua e kemi borxh”, c’fare fyerje per popullin tone i cili nuk degjoje kurre nje falje per dyhere pushtime = masakra ndaj vendit tone nga gjyshrit e atyre qe qeverisin italine e sotme.
    Arsyja e vertete pse nuk na duan ne BE pasi do sherbejme si vend debim-internimi per ata qe politika dites shikon shpresen tek organizata “vllazeria Italiane” e parti te aferta ideologjikisht me fashizmin, ku dy figura te “ndritura intelektuale” e shikonin te ardhemn e shqiperise tek fashizmi, mendim i shprehur ne mintingjet e PD-se ne vitet 1990 ku njeri per fate te keq nuk kishte fatin ta shijonte te realizuar pak a shume filosofin e tije te zhvillimit te shqiperise ne mbeshtetje te “vizionit” te tyre (pasi ka vdekur), tjetri sot ne krye te se majtes eshet me fat qe e beri realitet ate vizion. E po nje arsyje me shume per rritjen e turizmit pasi do kene interes per te pare kampet e perqendrimit te emigranteve me ngjyre. Turp t’ju vije.

    Reply
  • Phoenix says:
    January 29, 2024 at 11:24 pm

    Po nuk gjeten ndonje race tjeter qe te zvendesojne Shqiptaret e ikur? Me Afrikane do ta bejne? Me mire te sjellin Marsianet, qe te merren vesh pensionistat me ta, te pakten. Po e bejne Shqiperine fis Zulu.

    Reply
  • ¿? says:
    January 30, 2024 at 12:07 am

    Nëse vazhdon kjo loje me emigrantet, brenda 10 – 15 vjetesh ne teritorin shqiptar do te formohet nje problem identik me ate te Rripit te Gazes ne Izrael. Pastaj te shohim cfare do te thote GJ.K., apo e kemi kollaj, ndryshojme Kushtetuten dhe dalim me teorine e dy shteteve.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    January 30, 2024 at 2:31 am

    Me ne fund godite tamam sic duhet.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 30, 2024 at 9:08 am

    OK,GJK:
    -Vendimet e GjK nuk diskutohen,siç bëri dje GAZ BARDHI(Urdhëruesi vrasjes në Elbasan të Dr. Xhuvanit),Këtij b..lëpirsi të Sb dhe horrave e tij që i shkojnë nga pas si ZOK THIU.
    -GjK si dhe Gjykatat e tjera nuk kan kën të kapura kurrë nga PS-E.Rama,Por nga Sb 1992.Ndaj E.Rama këmbënguli që në 2012-13 që të bëhej REFORMIMI DREJTËSISË.
    -Ishte HIPOKRIZI e Sb që nga njëra anë i deklaroi Zv/K/Ministrit Italian se..Nuk do protestoi e ankimoi Vendimin MELONI-RAMA dhe,nga ana tjetër e dërgon në GJK,Vetëm se marrëveshja firmosej nga E.Rama-Armiku tij i deklaruar,ku dje(29.01) nga ballkoni 8 u bëri thirrje molitantve-Banda të hajdutëve 33 vjeçar që..”. Të vritet menjëher E.Rama pasi A.Dumani nuk e dënon se është hajdut e kriminel bashkëpunëtor me të..”
    -Fakti që S.Berisha nuk ka më asnjë MIK ND/KOMBËTAR,Si Enveri dikur,do të thot se Ai nuk ka punuar kurrë e nuk mendon më për Shqipërinë,por si të shpëtoi nga burgimi për JETË,për 101 krimet që ka bërë në 33 vite.
    -Fatkeqsia është e GJKKO që nxori nga burgu dhëndrrin Malltezi dhe po e lë Non gratën të shpifi ndaj kujdo..nga ballkoni 8 me mikrofon të ndaluar,Duke u bër GAZI BOTËS.
    -Fati ZI për Shqipërinë kush e ka qeverisur në 33 vite..Si në pozitë e opizitë si TIRAN ND/KOMBËTAR.

    Reply
  • Phoenix says:
    January 30, 2024 at 9:22 am

    Kete Gjykaten Kushtetuese mire ishte qe ta ri emerojne Gjykata Antikushtetuese. Jo se kjo qe ben Gjykata eshte ndonje surprize e madhe. Shqiptaret e dine mire. qe Kushtetuta e Republikes ka 15-vite qe eshte hedhur ne kosh te plehrave. Thjesht i mbajne emrin per te fshire bythen e justifikuar paligjshmerine dhe krimet e sistemit, me nocionin Kushtetute.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?