Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendimi i çuditshëm i Dubrovnikut, u ndalon turistëve të përdorin valixhet me rrota në rrugë, bëjnë shumë zhurmë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vendimi i çuditshëm i Dubrovnikut, u ndalon turistëve të përdorin valixhet me rrota në rrugë, bëjnë shumë zhurmë
AktualitetBoteEnciklopediLifestyle

Vendimi i çuditshëm i Dubrovnikut, u ndalon turistëve të përdorin valixhet me rrota në rrugë, bëjnë shumë zhurmë

Published: June 8, 2023
Shpërndaje

 

I njohur si një destinacion pushimesh i adhuruar nga europianët dhe britanikët, Dubrovniku në Kroaci me aplikimin e një rregulli të ri, ka shokuar ata që kishin planifikuar të kalonin verën në këtë qytete bregdetar.

Këshilli bashkiak ka vendosur të ndalojë turistët që të përdorin valixhet e tyre me rrota teksa kalojnë në zemër të qytetit të vjetër, si pjesë e një lëvizje për të ndalur zhurmat në qytet.

- Publicitet -

Kryebashkiaku Mato Frankoviç nisi një betejë kundër ndotjes akustike, pasi vendasit u ankuan për zhurmën e bezdisshme që krijohet nga turistët të cilët tërheqin zvarrë valixhet nëpër qytet natën vonë.

Dhe nga nëntori, puna do të fillojë në një zonë të caktuar ku pushuesve do t’u kërkohet të lënë bagazhet e tyre përpara se të hyjnë në qytetin e vjetër. Ata do të duhet të paguajnë për stafin e kontraktuar nga bashkia që t’iu çojë valixhen në hotelin e tyre.

Në një artikull në gazetën kroate, Jutarnji List, kryebashkiaku Frankoviç tha: “Ata do t’i lënë çantat e tyre në pikën e caktuar dhe ne, natyrisht, me pagesë do t’i dërgojmë bagazhet e tyre në adresën ku do të qëndrojnë. Ky është vetëm fillimi, qëllimi përfundimtar është krijimi i një qendre logjistike brenda aeroportit, pas së cilës të gjitha bagazhet që do të kenë vizitorët e Dubrovnikut, do të transportohen direkt nga Ćilipo në adresat e tyre”.

Dubrovniku gjithashtu ka publikuar një video të shkurtër rreth atyre çka nuk lejohet të bësh teksa viziton qytetin.

Pushuesve u kujtohet që të mos i shëtisin kafshët shtëpiake pa zinxhir apo të mos ngjiten në monumente. Videoja po shfaqet në fluturimet dhe anijet turistike të “Croatian Airlines” në një përpjekje për të edukuar turistët.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Evropa hyn në një cikël vendimtar zgjedhjesh, rezultatet mund të tronditin themelet e Bashkimit Evropian
  • Si po lexohen papiruset e karbonizuara të bibliotekës së Herkulanit
  • Këngëtarja e njohur dërgohet në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 6 milionë lekë të ardhura
  • Mickoski pyetet për himnin shqiptar në Pustec, gazetari nga Tetova përplaset me Ramën më Qafë-Thanë
  • Momente paniku pas triumfit të Boca Juniors, kampioni i botës shembet përtokë gjatë intervistës live

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Pamja e jashtme e një politikani është zgjedhje e tij personale, llogaridhënia për paratë e shpenzuara është detyrim
  2. Gjergj on Trump, Vuçiç dhe presioni pas dyerve të mbyllura: Çfarë fshihej pas projektit në Beograd?
  3. fery on Pamja e jashtme e një politikani është zgjedhje e tij personale, llogaridhënia për paratë e shpenzuara është detyrim
  4. rilindjotizim-sensibilizim on Rama i përgjigjet Veliajt: Ata që zbatojnë porositë e Veliajt në bashki do t’i gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike
  5. ali baba me 40 hajdutet on VIDEO: Njoftohet krijimi i LSK, çfarë ndodhi mes tyre dhe Ramës te shkallët pas Asamblesë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?