Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VENDIMI: Mbrojtje e veçantë për punonjësit e AMP që u kërcënohet jeta apo familja gjatë ushtrimit të profesionit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > VENDIMI: Mbrojtje e veçantë për punonjësit e AMP që u kërcënohet jeta apo familja gjatë ushtrimit të profesionit
EkonomiLajmi i fundit

VENDIMI: Mbrojtje e veçantë për punonjësit e AMP që u kërcënohet jeta apo familja gjatë ushtrimit të profesionit

Published: May 8, 2025
Shpërndaje

Qeveria ka marrë vendimin për ofrimin e një mbrojtje të veçantë për punonjësit e AMP-së, të cilëve gjatë ushtrimit të profesionit u kërcënohet jeta apo familja.

“Punonjësit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (në vijim AMP), të cilit, gjatë ushtrimit të funksionit ose për shkak të tij, i kërcënohet jeta, familja dhe prona nga veprime të paligjshme të të tretëve, i sigurohet mbrojtje e veçantë”, thuhet në vendimin e marrë gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë.

Kushtet që duhet të plotësojë për të përfituar mbrojtje të veçantë:

- Publicitet -
  1. a) Prania e rrethanave serioze që rrezikojnë jetën, familjen ose pronën e punonjësit të AMP-së;
  2. b) Gjendja e punonjësit të AMP-së në një situatë që kërkon kryerjen e veprimeve apo marrjen e masave të menjëhershme për ta zgjidhur atë, si dhe për të shmangur çdo lloj dëmtimi të mundshëm;
  3. c) Prania e lidhjes shkakësore ndërmjet rrethanave serioze dhe rrezikut të dëmtimit me ushtrimin e ligjshëm të detyrës.

Mënyrat e mbrojtjes së veçantë:

  1. a) ruajtjen apo shoqërimin fizik të punonjësit të AMP-së të rrezikuar;
  2. b) ruajtjen apo shoqërimin fizik të familjarëve të rrezikuar të punonjësit të AMP-së;
  3. c) ruajtjen e pronës së punonjësit të AMP-së të rrezikuar.

Mbrojtja e veçantë për efektivët e kërcënuar të AMP-së bëhet me vendim të Komisionit për Vlerësimin e Kërcënimeve (KVK), i cili ngrihet dhe funksionon pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

VENDIMI I QEVERISË

VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE DHE TË MËNYRËS PËR MBROJTJEN E VEÇANTË TË PUNONJËSIT TË AGJENCISË SË MBIKËQYRJES POLICORE, TË CILIT I KËRCËNOHET JETA, FAMILJA DHE PRONA PËR SHKAK TË DETYRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 75, të ligjit nr.128/2021, “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Punonjësit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (në vijim AMP), të cilit, gjatë ushtrimit të funksionit ose për shkak të tij, i kërcënohet jeta, familja dhe prona nga veprime të paligjshme të të tretëve, i sigurohet mbrojtje e veçantë.
  2. Me mbrojtje të veçantë kuptohen masat me karakter organizativ e profesional për sigurimin dhe ruajtjen e veçantë të jetës, familjes dhe të pronës së punonjësit të kërcënuar të AMP-së, si dhe çdo masë tjetër, që lidhet me këtë mbrojtje.
  3. Punonjësi i kërcënuar i AMP-së përfiton mbrojtje të veçantë nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:
  4. a) Prania e rrethanave serioze që rrezikojnë jetën, familjen ose pronën e punonjësit të AMP-së;
  5. b) Gjendja e punonjësit të AMP-së në një situatë që kërkon kryerjen e veprimeve apo marrjen e masave të menjëhershme për ta zgjidhur atë, si dhe për të shmangur çdo lloj dëmtimi të mundshëm;
  6. c) Prania e lidhjes shkakësore ndërmjet rrethanave serioze dhe rrezikut të dëmtimit me ushtrimin e ligjshëm të detyrës.
  7. Mënyrat e mbrojtjes së veçantë konsistojnë në:
  8. a) ruajtjen apo shoqërimin fizik të punonjësit të AMP-së të rrezikuar;
  9. b) ruajtjen apo shoqërimin fizik të familjarëve të rrezikuar të punonjësit të AMP-së;
  10. c) ruajtjen e pronës së punonjësit të AMP-së të rrezikuar.
  11. Mbrojtja e veçantë për punonjësin e kërcënuar të AMP-së bëhet me vendim të Komisionit për Vlerësimin e Kërcënimeve (KVK), i cili ngrihet dhe funksionon pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
  12. Komisioni për Vlerësimin e Kërcënimeve përbëhet nga:
  13. a) Zëvëndësdrejtori i Përgjithshëm, kryetar;
  14. b) Drejtori i Hetimit, anëtar;
  15. c) Drejtori i Forcës së Posaçme Operacionale, anëtar;

ç)  Përgjegjësi i sektorit të analizës dhe informacionit, anëtar;

  1. d) Drejtori rajonal i qarkut, ku banon personi i kërcënuar, anëtar.
  2. Kërkesa me shkrim për mbrojtje të veçantë të punonjësit të kërcënuar të AMP-së i paraqitet Komisionit për Vlerësimin e Kërcënimeve nga:
  3. a) punonjësi i AMP-së, që i kërcënohet jeta, familja dhe prona;
  4. b) struktura të AMP-së, që marrin dijeni për praninë e rrethanave serioze, të cilat i rrezikojnë jetën, familjen dhe pronën e punonjësit të AMP-së;
  5. c) çdo organ tjetër publik, që, për shkak të funksionit, merr dijeni për praninë e rrethanave serioze që rrezikojnë jetën, familjen dhe pronën e punonjësit të AMP-së.
  6. Kërkesa për mbrojtje të veçantë përmban:
  7. a) gjenealitetet e plota të punonjësit të kërcënuar të AMP-së;
  8. b) një përmbledhje të fakteve e të rrethanave, që përbëjnë rrezik serioz për punonjësin e AMP-së, të cilat e detyrojnë atë të kërkojë mbrojtje të veçantë, si dhe burimin e provave, ku ato bazohen.
  9. Komisioni për Vlerësimin e Kërcënimeve, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga paraqitja e kërkesës për mbrojtje të veçantë, vendos:
  10. a) pranimin e kërkesës, duke përcaktuar edhe masat konkrete të mbrojtjes;
  11. b) mospranimin e kërkesës
  12. Vendimi i Komisionit të Vlerësimit të Kërcënimeve miratohet nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe përmban:
  13. a) pjesën hyrëse, ku pasqyrohen subjekti që ka bërë kërkesën, koha dhe vendi i marrjes së vendimit, si dhe përbërja emërore e komisionit;
  14. b) pjesën përshkruese, ku jepen rrethanat që e kanë shtyrë subjektin për të bërë kërkesën, veprën penale të kryer, personalitetin e të kërcënuarit, rrezikshmërinë shoqërore të kërcënimeve dhe vlerësimet për të dhënat që zotërohen rreth një fakti të tillë;
  15. c) pjesën vendimmarrëse, ku përcaktohen masat konkrete për mbrojtjen e veçantë, kohën, ekzekutuesin e vendimit, afatin e zgjatjes së masave, shpenzimet dhe subjektin që do t’i përballojë këto shpenzime.
  16. Në vendimin e Komisionit për Vlerësimin e Kërcënimeve për sigurimin e mbrojtjes së veçantë përcaktohen mënyrat e mbrojtjes dhe kohëzgjatja e saj.
  17. Krahas marrjes së masave mbrojtëse, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bashkëpunon me institucionet e tjera për marrjen në vazhdimësi të informacioneve, në funksion të parandalimit të ngjarjeve të mundshme kriminale në drejtim të punonjësit të AMP-së të marrë në mbrojtje, familjes dhe pronës së tij.
  18. Në rastet kur punonjësi i kërcënuar i AMP-së ushtron detyrën larg vendbanimit dhe familjes së tij, masat urgjente mbrojtëse merren sipas nevojës për të dhe për familjen, në funksion të mbrojtjes e në varësi të intensitetit që ka kërcënimi.
  19. Në rastin e një rreziku serioz dhe të çastit, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore urdhëron strukturat përkatëse në AMP të marrin masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë e jetës, familjes dhe pronës së punonjësit të kërcënuar të AMP-së. KVK-ja, brenda 10 (dhjetë) ditëve, vlerëson masat e marra nga strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe vendos për vazhdimin ose jo të tyre.
  20. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?