Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VENDIMI: Qeveria heq masat e përkohshme dhe hap rrjetin social “Tik-Tok”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > VENDIMI: Qeveria heq masat e përkohshme dhe hap rrjetin social “Tik-Tok”
Lajmi i funditPolitike

VENDIMI: Qeveria heq masat e përkohshme dhe hap rrjetin social “Tik-Tok”

Published: February 4, 2026
Shpërndaje

Rrjeti social “TikTok” do të jetë i aksesueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë pas rreth një viti bllokimi, masë e cila u mor nga qeveria pak muaj pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, pas një sherri që nisi mes tyre pikërisht në këtë rrjet social.

Këshilli i Ministrave ka marrë sot vendimin për hapjen e aplikacionit pas bllokimit më 13  mars 2025.

Në vendimin thuhet se “Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibemetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, ndërmerr veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit të kësaj platforme”.

- Publicitet -

Kryeministri Edi Rama pati deklaruar asokohe se mbyllja do të ishte e përkohshëm dhe se aplikacioni do të rihapej sapo të arrihej dakordësia me kompaninë kineze për vendosjen e filtrave, për shkak të efektit të pretenduar negativ mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve.

Vendimi i qeverisë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 10, pika 1, 26, pika 212 pika, 2, 174, 177, pika 5, të ligjit nr.54/2024, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të neneve 32, pika 4, 32/1, 42 e 46, të ligjit nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 4, të nenit 27, të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, të ministrit të Arsimit, të ministrit të Drejtësisë, të ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Këshilli i Ministrave

1. Heqjen e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën on-line “Tik Tok” në territorin e Republikës së Shqipërisë, pas adresimit të problematikave në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital.

2. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibemetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, ndërmerr veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit të kësaj platforme, duke respektuar edhe dispozitat ligjore për mbrojtjen të dhënave personale, në përputhje me legjislacionin në fuqi në territorin e Republikës së Shqipërisë.

VENDIMI/ Qeveria heq masat e përkohshme dhe hap rrjetin social

3. Vendimi nr.151, datë 6.3.2025, i Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line “Tik Tok”, shfuqizohet.

4. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Ministria e Drejtësisë, Ministri lafrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Punëve të Brendshme. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe autoritetet rregullatore sektoriale për zbatimin e këtij vendimi.

Kujtojmë se rreth 20 organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dënuan asokohe vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, duke e cilësuar vendimin një “kufizim ekstrem.”

Po ashtu ato deklaruan se se bllokimi i aksesit në platformë, në periudhën parazgjedhore, (pasi më 11 maj 2025 mbaheshin zgjedhjet Parlamentare), ishte “veçanërisht shqetësues” për shkak se dëmtonte komunikimin e partive politike, veçanërisht me votuesit e rinj si dhe gërryente aftësinë e qytetarëve për të pasur akses në informacion të larmishëm para se të merrnin vendimin se për kë duhet të votojnë.

Organizatat vërenë gjithashtu që ndërhyrja e Ramës në këtë proces ka mungesë akute transparence dhe se procesi, që sipas tij është kryer, ai i konsultimit me 65 mijë prindër dhe mësues, kishte mangësi shqetësuese të provave se ka ndodhur dhe që ky proces konsultimi të jetë i vlefshëm, do të duhet të përfshijë të gjithë shoqërinë dhe jo vetëm kategori të caktuara të saj, si prindërit dhe mësuesit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Vl says:
    February 4, 2026 at 4:47 pm

    Ashtu kur do ndaloj kur do lejoj .
    Edhe ne kohen e xhaxhit cdo veprim behej me miratim jo me 1 te ren te lapsit sic ben ky babloku.

    Reply
  • Nje hallexhi qe vete e di... says:
    February 4, 2026 at 4:52 pm

    ç’ja fut o kryeminister ! ti ben vendime, tik-tok jo vetem ka qene hapur por shaleshqyer. ti bere reforme ne drejtesi por ate e ka udhehequr pas perdes zoti sali berisha dhe sot i ke si organizate kriminale te gjithe qe nga shoqata e gj(ue)yqtareve qe dolen hapur si bande, pa lere me spak e duman me 21 janarin. Drejtesia shqiptare o do reformohet nga parlamenti o, me referndum popullor dhe keta egzistuesit duhet te dergohen per ekzil, duke i perjashtuar per jete, por jo si NDoja e Gjoni qe u perjashtuan si juriste qe zbatonin ligje dhe i kthyet si legjevenes; keshtu leri shqiptaret te ikijn nga Shqiperia duke u dhene dhe mjete largimi, ik dhe vete e lere ne dore te saliut ate pune se ai e ka drejtuar deri tani. Shane dumanin diten e llafosen naten ata. Jane mafja e sigurimit te shtetit.

    Reply
  • xxx says:
    February 4, 2026 at 11:25 pm

    Kur bota e mbante hap tik tok ky e mbylli. Kur Franca e mbyll (per shkollat), e bashke me te disa te tjera vende te BE, ky joni e hap.

    Reply
  • demo says:
    February 4, 2026 at 11:30 pm

    Vete e mbylle,vete e hape
    Vete e shave me shume llafe
    dhune,droge edhe fesate
    Jashte cdo Imagjinate.

    Kur e mbylle,pse e hape?
    Cfare i shkrepi Zotrise tate?
    Ku shkuan Ato inate?
    Qe shuhen si flake pe kashte?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?