Zyrtarisht shpejtësia e lejuar në autostradat shqiptare vendoset deri në 130 km/orë. Me asnjë votë kundër u miratua në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin këtë të martë vendimi për ndryshimin e shpejtësisë në autostrada.
Ky vendim ishte një ndër pikat e propozuara për ndryshim në Kodin Rrugor nga një grup deputetësh të Partisë Demoktratike. Shpejtësia e lejuar në autostrada deri më sot ka qenë në kufirin 110 km/orë.
Sipas deputetëve por dhe ekspertëve të sigurisë rrugore në komision, autostradat në Shqipëri I kanë kushtet për lëvizjen e automjeteve në këtë nivel shpejtësie.
Për qytetarët deri në 70 vjeç do t’u lejohet mbajtja e patentës. Ky vendim bëri që kohëzgjatja të ndryshohet nga mosha 65 vjeç deri në 70 vjeç.
Ndër vendimet e tjera të miratuara në këtë komision është dhe lejimi i mbajtjes së dy patentave. Kushdo qytetar shqiptar që zotëron një patent të huaj të mos i hiqet e drejta për të mbajtur dhe atë të vendit të lindjes.
Në komision u diskutua dhe evidentimi i monopatinave në autostrada dhe rrugët interubane. Deputetët sugjeruan që të vendosen rregulla për këta udhëtar.
o.j/dita

Si t’a kuptojmë që mbajtja e patentës zgjatet deri në 70 vjeç? Po mbi këtë moshë nuk kemi të drejtë të mbajmë patentën??
Ndërsa amerika nuk ka ligj që kufizon ngarjen e makinës nga mosha. Varet nga shëndeti i shoferit dhe kështu duhet të jetë. 70 vjeçarët akoma punojnë në këtë vënd.
Nuk ka leke buxheti I shtetit dhe po mundohen te nxjerrin dhjame nga pleshti tani.
Besoj se e ka fjalën për patentat profesionale. Gazetari me që e di vet meendon se e dinë edhe ata që e lexojnë.
Mbajta e patentës kur je i shëndetshëm eshte nje e drejte e njeriut
Ke te lulushi dhe dhe alogushit per shere i nxjerin ligjet asnje ligje nuk ju kapranuar ramushi ..jete ndoshga ja pranon keture plehrave
ok nji veprim i drejte0
Cili eshte vendimi i drejte sipas teje…..?
Doja te dija ,rruga Tiran Durres dhe anasjlltas,eshte autostrade??? Dhe si mund te ecet me 130 km kur dihet qe eshte komplet me arna e pa ndricuar dhe me gropa,panvarsisht se i mbushen keto dite,por qe sdo zgjati shume se kjo rruge eshte armotizuar komplet.Kjo rruge jo vetem duhet te riasfaltohet me standarte,por duhet qe te shtohet edhe nga nje korsi nga te dy anet.
Monopatina , çkaveshte ?
Po keta duan qe patanta te lidhet me vaksinimin! Kjo eshte nje lufte kundra njerzimit! Duan qe te beni vaksahelmet e demshem qe te merrni patenten! Mos beni vaksinat e ketyre krimineleve!
PAtenta deri 70 vjeç? Dmth 70 vjeçari e nje dite, nuk ka te drejte te ngase makine ne Shqiperi? Pupupupupu ç’po na degjojne veshet. Ky ne bote quhet diskriminim per shkak te moshes dhe eshte njelloj si diskriminimi racial, fetar, orientim seksual e te tjera.Bravo Shqiperia, shembull demokracie per se prapi ne Perandorine Otomane. E drejta per te ngare makinen nuk varet nga mosha, por nga aftesia qe ka individi per ta ngare makinen. Mbi nje moshe te caktuar mund te shpeshtohet afati i proves, por jo te ndalohet me ligj e drejta e ngarjes se makines.