Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VENDIMI: Trajtim financiar për oficerët që punojnë në ambasadat jashtë vendit, ja përfitimet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > VENDIMI: Trajtim financiar për oficerët që punojnë në ambasadat jashtë vendit, ja përfitimet
EkonomiLajmi i fundit

VENDIMI: Trajtim financiar për oficerët që punojnë në ambasadat jashtë vendit, ja përfitimet

Published: August 1, 2025
Shpërndaje

Punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët caktohen me detyrë si oficerë ndërlidhës jashtë vendit, do të trajtohen financiarisht nga buxheti i shtetit i caktuar për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në vendimin e djeshëm, gjatë mbledhjes së qeverisë, thuhet se trajtimi financiar përfshin shpenzimet publicitare në interes të Policisë së Shtetit, udhëtimet dhe dietat jashtë vendit pritës, kur këto kryhen në interes të Policisë së Shtetit, udhëtimet dhe dieta, brenda vendit pritës.

Do t’u paguhen shpenzimet për përmbushjen e detyrimeve protokollare për pritjen e partnerëve zyrtarë, ceremonitë zyrtare të karakterit policor dhe pritje të personelit policor të nivelit të lartë në vendin pritës, shpenzimet për mbështetjen e veprimtarive, veçanërisht të rëndësishme, të studentëve të policisë shqiptare në vendet përkatëse, uniformën.

- Publicitet -

Gjithashtu, qeveria shqiptare do të mbulojë dhe shpenzimet për qiranë e apartamentit, mirëmbajtjen e tij dhe të ambienteve të përbashkëta për ngrohje, gaz, energji elektrike dhe ujë, pajisje shtëpiake, siguracionin, mirëmbajtje, riparim defekti dhe shërbimi karrotrec, karburant, parkim, regjistrim dhe kontrollet periodike në vendin pritës të automjetit, komisionet bankare, internetin dhe telefoninë fikse e të lëvizshme.

Po ashtu do t’u paguhen shpenzimet për zyrë, mobilie e pajisje zyre dhe kancelari, transportin e oficerit ndërlidhës dhe familjarëve të tij nga Shqipëria në kohën e emërimit, si dhe shpenzimet e transportit nga vendi i emërimit për në Shqipëri, kur ata mbarojnë detyrën, transportin e sendeve personale në momentin e emërimit dhe kthimit në atdhe.

Transporti i sendeve dhe orendive personale bëhet me miratimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, deri në masën 7,4 m3 për anëtar familjeje, pa kaluar limitin e 30 m3 për çdo familje.

Prokurimi i fondeve për mbulimin e këtyre shpenzimeve i nënshtrohet legjislacionit në fuqi; Sigurimin e jetës së oficerit ndërlidhës, që shërben në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë dhe në organizatat ndërkombëtare jashtë vendit dhe të familjarëve të tyre, në rastet kur vendi pritës konsiderohet vend me rrezikshmëri të lartë.

Sigurimi i jetës do të paguhet për sa kohë vazhdon situata e rrezikshmërisë së lartë. Prokurimi i fondeve për mbulimin e këtyre shpenzimeve i nënshtrohet legjislacionit në fuqi. Rrezikshmëri e lartë, për efekt sigurimi, sipas këtij vendimi, konsiderohen situatat, kur në shtetin pritës shpallet gjendja e luftës ose e jashtëzakonshme; në shtetin pritës mbizotërojnë situata të përkeqësuara të sigurisë dhe të rendit publik, të cilat vlerësohen të rrezikshme për jetën. Sigurimin e shëndetit gjatë udhëtimit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Tartari says:
    August 1, 2025 at 9:10 am

    Shume mire behet qe trajtohet punonjsi policise jashte vendit, por duhet te trajtohet edhe brenda vendit, ashtu siç duhet te pergjigjet ai, per kryerjen e detyres me perkushtim dhe ndershmeri!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksident në aksin Korçë-Maliq, humb jetën një 26-vjeçar, plagosen dy të tjerë
  • Gazetarët pa telefona e kamera në seancat e GJKKO, Unioni i Gazetarëve reagon ndaj rregullores së re
  • REQUEST FOR EXPRESSIONS OF INTEREST (CONSULTING SERVICES – CONSULTANCY FIRM)
  • Hipokrizi e shkallës më të lartë. Një vështrim psikanalitik
  • Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik

Komentet e Fundit

  1. Hasan Zyko Kamberi on Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  2. Arnold on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  3. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. demo on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  5. Mapo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?