Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vëngu: Nisim prodhimin e dronëve, investime jo vetëm në armatim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vëngu: Nisim prodhimin e dronëve, investime jo vetëm në armatim
AktualitetKronike

Vëngu: Nisim prodhimin e dronëve, investime jo vetëm në armatim

Published: January 27, 2026
Shpërndaje

Duke folur për investimet në fushën e mbrojtjes, ministri Pirro Vengu u ndal dhe tek tensionet diplomatike mes Amerikës dhe bashkimit europian. Duke mos dashur që të ndajë pozicionin e Shqipërisë, ministri i mbrojtjes tha se vendi ynë ka identitet tërësisht euroatlantik.

“Për Shqipërinë nuk bëhet fjalë për një zgjidhje mes të dyjave. Mënyra sesi ne e ndërtojmë politinë në fushën e mbrojtjes ka të bëjë me identitetin tonë tërësisht euroatlantik. Nuk jemi mes Uashingtonit dhe Brukselit, por jemi brenda Uashingtonit dhe brënda Brukselit”, tha ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu.

Ndër të tjera ministri u ndal tek investimet për Forcat e Armatosura. Vengu theksoi se kompania KAYO është totalisht shtetërore, ndërkohë që dha detaje për marrëveshjen që qeveria ka bërë me kompanitë izraelike për sistemet fluturuese.

- Publicitet -

“Kompania KAYO është një kompani 100% shtetërore e cila nuk bën partneritet me individë, por institucionale bazuar në ato shtylla të politikës së mbrojtjes. Përsa i përket kompanisë Elbit, ne kemi një marrëveshje ndërshtetërore me Izraelin e sankionuar, e nënshkruar e cila parashikon një sërë kontratash dhe një sërë komponentësh armatimi . Fillojmë me sistemet dron dhe antidron dhe parashikohen në të ardhmen, këto ende të pafinalizuara sistemet e artilerisë”, shtoi Vëngu.

Duke u ndalur te rajoni për bashkëpunimin në fushën e mbrojtes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, Vengu tha se nuk janë të dëtyruar ti kërkojnë leje Serbisë.

“Kjo është një marrëveshje trepalëshe e cila nuk është ndërtuar kundër askujt. Madje kam qënë unë i pari që kam shprehur dhe ftesë që Serbia nëse gjykon që rajoni, stabiliteti, qëndrueshmëria dhe e ardhmja euroatlantike e vendeve të rajonit është e rëndësishme, atëherë pse jo dhe Serbia ti bashkangjitet kësaj iniciative. Jua merr mendja që nuk kam marrë përgjigje përsa i përket kësaj ftese. Nuk besoj se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë nevojë për të marrë leje përsa i përket kësaj pjese”, tha më tej ministri i Mbrojtjes.

Për buxhetin e 2026, Vengu tha se nuk është në fokus vetëm fusha e armatimeve, por edhe ajo e emergjencave civile ku priten investime të tjera për përballimin e situatave kritike që shpesh herë përballet vendi me përmbytje, apo gjatë sezonit të verës me zjarre.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fundi i një epoke 25 vjeçare për një prej emisioneve më të njohura investigative në vend
  • VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  • VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  • CNN artikull për Alpet Shqiptare: Shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Evropës
  • Goditën shefin e Krimeve në Sarandë, 6 persona nën hetim nga Prokuroria

Komentet e Fundit

  1. Igor on Kulmin e arritëm në 1991, projeksioni i OKB: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100
  2. Boss on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  3. 1thundrak on Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të PBB-së, e fundit në Europë
  4. Tiranë on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  5. Anime Stars Tools on Koha kur në rast agresioni, një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?