Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vepruan si komando/ Detaje nga masakra e Fushë Krujës, autorët dyshohen si ish-pjesëtarë të forcave speciale të policisë apo FA-ve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vepruan si komando/ Detaje nga masakra e Fushë Krujës, autorët dyshohen si ish-pjesëtarë të forcave speciale të policisë apo FA-ve
KronikeKryesore

Vepruan si komando/ Detaje nga masakra e Fushë Krujës, autorët dyshohen si ish-pjesëtarë të forcave speciale të policisë apo FA-ve

Published: July 18, 2022
Shpërndaje

Një atentat i mirë-organizuar pasditen e djeshme në mbikalimin e Fushë-Krujës la pas 3 të vdekur.

Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Arbër Hoxha u ekzekutuan me breshëri plumbash nga 4 persona ende të paidentifikuar, të cilët duket se vepruan si komando.

Nga breshëria e plumbave të zbrazur në drejtim të të rinjve, makina e tyre shpërtheu në flakë duke shkrumbuar totalisht Brilant Martinajn dhe Arbën Hoxhën.

- Publicitet -

Diklen Vata, i cili ishte pasagjer në pjesën e pasme të makinës me sa duket nuk u prek nga breshëria e plumbave dhe ka tentuar të largohet. Por autorët pasi e kanë parë të gjallë, janë rikthyer duke e lënë të vdekur në vend.

Në vendin e ngjarjes u gjetën më shumë se 60 gëzhoja plumbash. Plumbave nuk i shpëtuan as barrierat ndarëse të rrugës, të cilat ishin bërë shoshë.

Autorët pasi kryen krimin, dyshohet se në fshatin Larushk dogjën makinën e përdorur brenda së cilës u gjetën edhe 3 armë.

Pista kryesore ku është fokusuar grupi hetimor është larja e hesapeve dhe hakmarrja.

Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt dyshohet se ka qenë objektivi i atentatit. 23-vjeçari dyshohet si ekzekutor i dy policëve, efektivit të FNSH, Xhuliano Prel anë dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021 në Laç.

Saktësia në qitje, mënyra e daljes nga makina të tre në mënyrë simetrike ka ngjallur dyshimet e grupit hetimor se ekzekutorët mund të kenë qenë ish-pjesëtarë të forcave speciale. Kjo, nisur dhe nga organizimi tyre edhe nga qetësia e saktësia e veprimeve.

Armën automatike MP 5 mund ta përdorin vetëm pjesëtarë të forcave speciale për shkak të precizionit pasi është armë që vështirë mund të kontrollohet në qitje. Sipas hetuesve vetëm pjesëtarë të forcave speciale të RENEA, Reparti operacioneve speciale të ushtrisë edhe të GARDËS janë të aftë ta përdorin.

Policia ka shoqëruar më shumë se 10 persona të cilët mund të kenë informacione për ngjarjen, ndërkohë që ka vënë 3 milionë lekë të reja në dispozicion të kujtdo që ka informacione lidhur me ngjarjen dhe autorët e krimit që tronditi vendin.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • km says:
    July 18, 2022 at 1:27 pm

    Pse “ish?A nuk mund te jete “Jane”?Arma perdoret vetem …Dakord.Po te ishin “ish”del se eshte arme e vjedhur dhe kjo eshte e verifikueshme nga numuri i armes.Ajo u gjete ne makinen e djegur.Keshtu bindeni se Jane ish.Vetem Nese eshte e trafikuar ,por kjo eshte si per “ish” dhe per “Jane”.Jane?Arma del me leje ,terhiqet kundrejt emrit dhe firmes.Beni kontrollin cilat arme Kane Dale ,kush i Ka terhequr,pastaj ekspertizen balistike.Eshte Edhe varianti trete,njesi speciale per eliminimin e elementeve kriminele me rezikshmeri te larte.Nese Jane keta ,kam nje kerkesen:-ceshte nje kriminel qe bredh lirisht dhe kercenon hapur “jam djali i Sali Lushes une”Ju lutem shume ,pastroni vendin nga ky plehre.Nuk do “tronditet “njeri

    Reply
    • Ish... says:
      July 18, 2022 at 1:53 pm

      Se fosse vero…

      Reply
  • Kiki says:
    July 18, 2022 at 8:22 pm

    Imagjinoni se ku kemi arritur, komandot punokan per kriminelet dhe amatoret per shtetin, qe prej muajsh nuk e gjente dot nje nga viktimat ne kerkim.
    Tallash te grije mileti injorant dhe nuk e kupton se ktiminelet dhe pushteti jane nga jaku une.
    Mjerim!

    Reply
  • Dudumi says:
    July 18, 2022 at 9:02 pm

    Jo mo Jo, vetem keta ushtaret e gardes dhe ushtaret me rroge ditkan ta perdorin MP5. Do jete placke e veshtire fare,e pakontrollueshme. Po mitrolozin dijne ta kontrollojne keta? Ne benim qitje me topa automatiche; pàskemi qene UFO. Nga menyra sesi kane dale nga makina qenkan te elites. Biles nga harxhimi i 60 fishekeve per 3 vete e kupton se qenkan qitesa te papare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?