Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vera 2025, një hap pas në turizmin shqiptar?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vera 2025, një hap pas në turizmin shqiptar?
AktualitetEkonomi

Vera 2025, një hap pas në turizmin shqiptar?

Published: July 13, 2025
Shpërndaje

Në fillim të vitit, operatorët turistikë prisnin që turizmi të kishte një rritje 15% në raport me vitin 2024.

Pritshmëria optimiste buronte nga disa faktorë, ku më kryesori është fakti që Shqipëria mbetej një destinacion i promovuar gjerësisht.

Muaj pas muaji, këto pritshmëri janë zbehur disi dhe kësaj ia vunë “vulën” zyrtarisht shifrat e Lëvizjes së Shtetasve, ku në maj ishin 1.9% më shumë të huaj se maji 2024.

- Publicitet -

Në total 5-mujori ka shënuar rritje me vetëm 3.9% të hyrjes së të huajve.

Kur u duk se ngadalësimi i rritjes ishte e keqja më e vogël, në fakt kjo mund të përshkallëzohet më tej.

Operatorët turistikë presin që vera 2025 të jetë më e dobët se ajo e vitit të shkuar duke marrë si referencë rezervimet paraprake të korrikut dhe gushtit që janë dukshëm më të ulëta, ndërkohë që edhe qershori ka qenë i dobët.

“Qershori, nga kontaktet që kam me hotelet, nuk ka pasur ecuri të mirë. Ka pasur më pak rezervime se vitin e kaluar.

Përveç turizmit të organizuar, që ka rritje, sepse janë kontratat me garanci, pra të parapaguara dhe po respektohen, rezervimet individuale janë shfaqur dobët.

Përjashto Shëngjinin dhe Velipojën, ku frekuentimi kryesor mbetet nga Kosova, në të gjithë bregdetin nga Durrësi në Vlorë e Sarandë, rezervimet individuale kanë qenë më pak se qershori i vitit 2024.

Kjo është më e dukshme sidomos në Vlorë dhe në Sarandë”, – tha Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

Verë më e dobët, por vitin pritet ta shpëtojë “vjeshta”

Teksa vera pritet të ketë një numër më të ulët vizitorësh si efekt i një Diaspore më të tkurrur dhe një Kosove më pak të pranishme, në total, viti 2025 parashikohet të ketë ecuri më të mirë, e kompensuar nga pranvera, edhe pse me rritje modeste, por edhe nga turet kulturore të vjeshtës.

“Mendoj që në sezonin veror, shifrat do të jenë më pak se vjet në lidhje me turistët. Si total, viti 2025 pres që të jetë më mirë se viti 2024. Këtë diferencë mund ta bëjnë turet kulturore të vjeshtës.

Rritja gjithsesi do të jetë më e ulët se ajo që ne prisnim në fillim”, tha z. Kasa.

Golemi mbetet edhe këtë vit destinacioni më i konsoliduar i lidhur me segmentin e turizmit të organizuar, edhe pse individët janë edhe këtu më dobët.

Problemeve të mëdha u shtohen edhe ato bazë, Golemi mbetet pa ujë

Në prill, operatorët turistikë u përballën me faktin se nuk do të kishte fluturime nga Aeroporti i Vlorës, siç ishte premtuar, dhe kontratat me garanci të parapaguara do të duhet të rinegocioheshin duke i mbajtur ata kostot për ndryshimet.

Sikur të mos mjaftonte kjo, infrastruktura rrugore në disa zona turistike është e pamjaftueshme apo jashtë standardit, ndërsa zonat e plazhit janë kthyer në kantiere ndërtimi.

Kjo duket se ka përkeqësuar vlerësimin e agjencive të huaja për Shqipërinë duke vënë në pozitë të vështirë marrëdhënien me operatorët vendës.

“Shumë grupe kanë ardhur nga fundi i majit e në vazhdim dhe për hir të së vërtetës vlerësimet e tyre nuk kanë qenë shumë të mira.

Ankesat ishin më së shumti për ndërtimin, por tani së fundmi është shtuar dhe uji. Flas vetëm për Golemin”, – tha z. Kasa.

Për shkak të rikonstruksionit të një nyjeje në rezervuarin e Manskurisë që furnizon me ujë zonën e Golemit, liqeni në këtë zonë është tharë. Kjo ka detyruar bizneset të gjejnë zgjidhje të furnizimit me ujë me bote apo me hapje pusesh.

Me shkurtime nga Monitor

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Arben says:
    July 13, 2025 at 9:25 am

    Me zona, jugu shkerdhatat nuk ju shkel në njeri, as për të dhjerë

    Reply
  • soza says:
    July 13, 2025 at 9:32 am

    Kur nxitohesh, pengohesh. Eshte nje thebnie e popullit qe nga zona te ndryshme ka ngjyrime te ndryshme.
    Por nje gje eshte konstante: duhet te bejme shume kujdes ne deklaratat e vendimmarresve, pai atyre ju eshte deleguar pushteti per te miradministruar dhe jo per te mashtruar dhe shkaterruar.

    Reply
  • Nje turist says:
    July 13, 2025 at 9:37 am

    Keni rritur çmimet kudo. Keni rritur edhe kembimin e valutave ne favor te lekut. Turizmi nuk i pranon keto dy fakte.

    Reply
  • fjala says:
    July 13, 2025 at 12:42 pm

    Do tu sugjeroja se nuk behet krahasim me vjet e sivjet. Vjet bota ishte me e qete pas fitores me covidin, por sivjet Bota ka shkele çdo batak. Asnje nuk ka me pergjegjesi per jeten e njeriut me politikat qe ndiqen qe nga Amerika e deri ne Kine. Boten e kthyen politikanet ne fuçi baruti qe ne çdo moment pret shperthimin dhe ju kujtoni se eshte i qete njerezimi per te bere qejf?! Qendroni me kembe ne toke dhe koke mbi shpatulla; ky eshte mendi im.

    Reply
  • labi says:
    July 15, 2025 at 2:48 pm

    Prit se nuk keni pare gje akoma,do ta shikojme turizmin Shqiptar pas dy vjetesh nese vazhdon me keto ngritje cmimesh.Nese nisesh nga nje llogjike e thjeshte kemi nje mbushje te vijes bregdetare me pallate,nga Velipoja deri ne Ksamil.pra nje pjese e mire e pushuesve perdorin shtepite e tyre per pushime,turistet e huaj nuk ngulen dy jave ne breg te detit,ata levizin,shume shtepi jane blere per tu dhene me qira ditore,pra shume turiste perdorin keto shtepi dhe eshte normale kjo bie ne kurriz te hoteleve,qeveria shteti nuk merr asnje mase per te taksuar keto shtepi,shkurt shteti fle gjume. nje turiste huaj me tha gjate bisedes ne Ksamil,tre dite do rri,me teper nuk ke se cben ketu,do shkoj ne mal e do leviz ne Tirane.ishin mesuar hotelxhit e bregdetit me shqiptaret dy jave duke u shullur ne rere.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?