Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
“Për zemrën është mirë të jetë naive, por jo për mendjen”.
Anatol Frans*
Votimet më të fundit brenda strukturave të PD-së për të zgjedhur drejtuesin e Forumit Rinor të kësaj partie nxorën edhe një herë në dritë plagën e vjetër dhe të pashëruar me të cilën ka lindur kjo forcë politike. Manipulimet dhe dhunimet e proceseve zgjedhore politike, brenda ose jashtëpartiake, janë plagë që, ndryshe nga ato luftës apo aksidenteve të natyrave të ndryshme, krijohen me dashje për t’u përdorur për përfitime të padrejta.
Si të tilla, këto plagë nuk mund të shërohen kurrë nga ata që i kanë krijuar dhe për aq kohë sa krijuesit e tyre të lejohen të marrin pjesë në procese të tilla. Siç thotë një fjalë e urtë jona, vesi del me shpirtin.
Midis shumë kundërshtuesve të tjerë të këtij procesi zgjedhor brendapartiak, njëra nga kandidatet për drejtues të forumit rinor të PD-së, një vajzë e re me emrin Barbara Doda shkroi se:
“Shumë prej parimeve dhe standardeve (të votimit), të cilave u besova deri në fund, qoftë edhe naivisht, nuk u plotësuan… E kishim kuptuar pothuajse të gjithë lojën që po luanim, një lojë e padrejtë dhe e pandershme, pa rregulla dhe standarde… Kemi trokitur në çdo derë të PD-së dhe nuk na u dha zgjidhje… Që të ndryshojë vërtetë PD-ja ka nevojë për standarde të reja, ka nevojë për garë të vërtetë, ka nevojë të plotësojë ato standarde që, me të drejtë, i kërkojmë Edi Ramës sa herë dalim në zgjedhje përballë tij”.
Reagimi i kësaj vajze të re sjell në vëmendje disa probleme sociale dhe politike të shoqërisë tonë. Që të triumfojë e reja, e reja si mendësi e moral dhe jo thjesht si moshë, nevojiten tri gjëra: E reja duhet ta njohë mirë të vjetrën; e reja duhet të mos pajtohet kurrsesi me të vjetrën e diskredituar dhe të mos i besojë asaj; e reja duhet të ketë guximin e duhur për ta luftuar të vjetrën dhe për ta mposhtur atë. Që djemtë dhe vajzat e reja të Shqipërisë të kenë lidhje “zemre” me PD-në, ashtu si me cilëndo forcë tjetër politike, nuk përbën mëkat, madje është kërkesë e dialektikës së zhvillimit dhe e nevojave të shoqërisë shqiptare.
Por, që të rinjtë dhe të rejat shqiptare t’i besojnë me naivitet apo, akoma më keq, të pajtohen me të shkuarën e PD-së dhe udhëheqjes kryesore të saj, kjo përbën faj.
Në rastin konkret, një vajzë e re shqiptare i beson një udhëheqjeje plotësisht të diskredituar partiake dhe, mbi të gjitha, i beson drejtuesit të asaj partie, në moshën e gjyshit të saj, i cili është larguar disa herë nga pushteti prej shqiptarëve si i padenjë dhe i padëshiruar dhe është i shpallur persona non- grata nga SHBA dhe Britania e Madhe për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Dhe, jo vetëm kaq, por gjithë historia mbi tridhjetë vjeçare e asaj partie është histori mashtrimesh, manipulimesh dhe dhunimesh të së drejtës së zgjedhjes, brendapartiake dhe ndërpartiake.
Lindin pyetjet: Këta të rinj e të reja, si znj. Doda, a e njohin këtë histori, a pajtohen me të dhe pse vazhdojnë t’iu besojnë historikrijuesve? Nuk ka dyshim se shumica dërmuese e atyre burrave dhe grave shqiptare që iu bashkëngjiten “Foltores” dhe, kryesisht, Sali Berishës janë njerëz pa ideale të vërteta, njerëz që janë pajtuar dikur dhe miratojnë ende sot të gjitha veprimet antidemokratike, në pushtet dhe opozitë, të udhëheqjes berishiste, janë njerëz që, për hir të pushtetit dhe përfitimeve prej tij, kanë dhënë dikur kontributin e tyre në veprimet antidemokratike dhe kriminale të kupolës partiake dhe janë të gatshëm ta bëjnë sërish një gjë të tillë, nëse do ua lejonin rrethanat.
A e di, për shembull, zonjusha në fjalë se kryetari i përjetshëm i PD-së, Sali Berisha është zgjedhur në vitin 1991 në krye të partisë pas manipulimit të procesit zgjedhor brenda partisë, duke imponuar një votim të dytë pasi i pari nuk e nxori kryetar partie? A e di ajo se kur Sali Berisha ishte President, apo sa herë kërkonte të rimerrte edhe de jure drejtimin e partisë, po aq herë i ka manipuluar proceset zgjedhore duke organizuar e drejtuar votime të parregullta, madje duke iu mohuar kandidatëve të tjerë (siç ishte rasti i P. Arbnorit) praninë e përfaqësuesve të vet në qendrat e votimit e të numërimit?

A e di kjo politikane e re se edhe votimet për zgjedhjen e L. Bashës kryetar formal të PD-së kanë qenë të manipuluara (madje Xhelal Mziu qe incizuar në tryezë duke thënë pas votimit se “unë dhe disa të tjerë votuam nga katër herë…”)? A ka lexuar apo dëgjuar kandidatja për drejtuese e rinisë së PD-së se PD dhe Sali Berisha kanë qenë ideuesit dhe organizuesit e dhunimit të votimeve të 26 majit 1996, të votimeve të përgjithshme të vitit 2009 dhe atyre lokale të vitit 2011 për bashkinë e Tiranës?!
A ka dijeni kjo zonjushë çfarë ka ndodhur në Shqipëri në shkurt-mars 1997 dhe në janar 2011?! Si mundet ajo, dhe të tjerë si ajo, të besojnë se “ujku” 80-vjeçar Sali Berisha dhe një tufë njerëzish pa dinjitet që e kanë shoqëruar, frymëzuar dhe ndihmuar përgjatë tridhjetë viteve të bëjë çfarë ka bërë, të ndryshojnë tani si me magji?!
Zonjusha Doda pohon se të gjithë e kishin kuptuar “lojën e padrejtë dhe të pandershme që po luhej”, se kishin trokitur në të gjitha dyert e PD-së dhe nuk kishin gjetur zgjidhje. “Në të gjitha dyert” do të thotë deri tek Sali Berisha, mirëpo ajo dhe të tjerët duhet të kuptojnë se janë pikërisht ato dyer që kanë ideuar e realizuar fenomene të tilla prej tre dhjetëvjeçarësh, duke përfshirë edhe këtë të fundit.
Hipokrizinë me përmasa astronomike të gjyshit politik Sali Berisha ata duhet ta kuptojnë duke parë realitetin në sy. Ai nuk mund të zgjidh shqetësimet e rinisë së PD-së, sepse është ideator dhe regjisor i procesit të manipulimit dhe, nga ana tjetër, është ai që pohon se “Nëse Partia Socialiste e hoqi votimin brenda saj… ju garantoj se do i nxjerr jashtë ligjit. Në territorin e RSH nuk do të lejohen parti që nuk votojnë brenda tyre”.
Politikania e re e djathtë konkludon se për të ndryshuar PD-ja “ka nevojë për standarde të reja, për garë të vërtetë”. Është e sigurt se as PD-ja dhe asnjë parti tjetër politike nuk ndryshon për më mirë për aq kohë sa drejtohet nga njerëzit që kanë krijuar “standardet” e korruptuara me moral të molepsur.
Vetë fakti që përveç “të vjetërve”, kryeplakut të Foltores, atit të sa e sa paligjshmërive iu bashkëngjitën edhe të rinj e të reja, tregon se ndjekësit e rinj, me gjithë problemet serioze të së kaluarës dhe qëndrimin e Perëndimit që e shpalli non-grata, fare pak ndryshojnë në mendësi nga të vjetrit. Rrjedhimisht janë fare të papërfillshme gjasat që ata ta ndryshojnë moralin e asaj partie.
Standardet e reja i krijojnë dhe realizojnë njerëz që, jo vetëm nuk pajtohen me praktikat e vjetra, por as me drejtuesit që krijuan ato praktika (standarde), që i luftojnë dhe i largojnë nga skena politike standardvënësit.
Nëse shkaktarët e problemeve të vjetra nuk largohen vullnetarisht, duhen larguar “forcërisht”, përndryshe duhen braktisur dhe duhet krijuar një forcë e re politike, me moral dhe sjellje demokratike. Për znj. Doda dhe të tjerë si ajo nuk kërkohet medoemos t’i largohen naivitetit të zemrës, siç thoshte Anatol Frans, por naivitetit të mendjes.
Nëse e reja vazhdon të shfaqet pafundësisht naive përballë së vjetrës, e vjetra e ka të siguruar jetëgjatësinë. Nëse e reja pajtohet me të këqijat e së vjetrës, ajo do të ketë fatin dhe përgjegjësinë e kësaj të fundit. Shqipërisë i nevojitet dija, arsyeja, ndershmëria dhe guximi i të rinjve dhe kurrsesi naiviteti, pajtimi me të keqen. Përndryshe e ardhmja nuk do të jetë më e mirë se e sotmja.
—–
*Anatole France, ish-gazetar, poet dhe romancier francez

Zonjush Barbara,,zemra jote eshte e re dhe do te sherohet shpejt,pas ketij zhgenjimi te pare me realitetin politik te Njeriut te zi,qe nxiu gjithe Partite qe u krijuan pas 91,jo vetem PD.
Ja,edhe PS,qe kishte njefare demokracie te brendshme,kishte perfaqesues te ditur me kulture te vertete,,psoi me keq se PD,,Kur te bjere nga pushteti do te shkermoqet copa copa si kjo PD.ku copat jane ne kerkim te vules.
Pa mendo pak Evita Kokolarin,qe la Ameriken,Beri 6 mije km x 6,vara vingo SHBA-Tirane per te ringjallur Sali Berishen dhe i vate mundimi kot?Mori pjese si luftetare edhe ne sulmin luftarak kunder keshtjelles se Bashes! Zemra e saj nuk mund te rekuperohet,eshte thyer perfundimisht.E shkreta kujtoi se u be deti kos,qe te fuste lugen,,Te behej presidente,Ministreshe e Jashtme,fundja Ambasadore ne SHBA,..mbeti me gisht ne ..goje.Ka shpresa te vaketa te fitoje Trumpi ne Amerike,,po ketu problemi eshte ,,se a e njeh Trumpi Eviten???Andej nga Partia Greko-Amerikane nuk behet gje,se u nda me ate grekun,.Ja,kjo eshte tragjedi Shekspiriane
Anatol objektiv!
Dita ka analizat me te mira ne gjithe median shqiptare
OK V.Malaj:Zgjedhjet në FRPD NJË SKANDAL THRTËR:
-I dëgjova në REP.TV të dy të rinjtë e PD DODA DHE XHAFERAJ..që përgënjeshtruan niëri-tjetrin.Lexova e VIKTOR MALAJ NË DITA.
-Të tre folën çfar panë dhe shkruanë për zgjedhjet e një forumi RINOR QË DREJTOHEJ NGA HAJDUTI VOTAVE ME PËRMASA BOTËRORE-S.Berisha.
-I riu Xhaferaj që u zgjodh i thurte LAVDE plakut MERE-80 vjeçar i rikthyer që Ai e kishte për herë të parë Kryetar të PD.
-Zonjusha doda me kurajo të kënaqshme prej fëmre hodhi poshtë mendimet e kolegut të saj duke thënë se në PD duhet një mentalitet i ri në drejtimin e PD.Por Ajo nuk kishte kurajon(me të drejtë se Sb vret) të thoshte të vërtetën se në PD në 32 vite dominon fryma e hajdutërisë në zgjedhje të atit shpirtëror të DP Sb që për popullin Shqipëtar është bër KANCER MALINJ
-Nëse V.Malaj shkruan se VESI DEL ME SHPIRTIN,Unë ju them dy të rinjve se:
-NË 26 Maj 1996 jam arrestuar nga banda e Sb në FIER.3 bandit të armatosur në orën 01-00 deshën procesverbalin të firmosur 100 % për PD.Kjo ndodhi në të gjithë Shqipërinë.Besoi katrahurën e zgjedhjeve në vite të Sb e ka dëgjuar gjithë bota.Dhe nuk mundet që dy të rinjtë e FRPD të hiqen të paditur !!
-E vërteta është vetëm një: Hajduti që e fillon jetën e tij me vjedhje do e përfundoi jetën e tij me vjedhje dhe e ka vëndin në burg.
-Por,Sb nuk ka vjedhur vetëm votat,por tërë Shqipërinë.500 nd/je e institucione,mbi 350 mild.$ të 46 viteve u vodhën e shkatërruan prej tij me SHPURËN që i shkon pas edhe sot.Pse nuk është në burg Sb është arsye tjetër..!!
-Por arsyeja që 80-90 % e popullit nuk kan shpresë se PD me frymën e S.Berishës mund të sjellë DEMOKRACINË E VOTËS NË SHQIPËR është 100 % reale .Ndaj,DASH e shpalli Sb non grata..që i zgjedhuri XHAFRAJ foli siç flet Saliu dhe Shpura që shkon pas tij,Ku PRESIDENTI ALFRED MOIDIU E QUAN LLUMI SHOQËRISË..!
-FLM V.MALAJ.
Si mos te te japesh te drejte o “Etem Lala “…..te sakta te gjitha ato qe thua
Sali Berisha, thjesht ja vrare endrat qe kjo Shqiperi do behej,perveç te vrare fizikisht.Kuptohet nje dore i dha dhe PS – ja,dy duar nga jasht vèndit,kjo qe historia.E zènçin hakat e popullit , por dihet qe ato haka zène te pasmit,thone …niper ,mbesa…Dita si gjithmone me analizat e z.Viktor dhe Bedri shume te mencura me ironi te holle dhe patjeter vertetesi…
Dikur-Para 90- tës një fshatarin e lagjes sonë e kapën duke vjedhur Gjizë, etj në baxho.Sendet e vjedhura ja varën në qafë dhe e sorollatën para mixhilisit.Deri sa vdiq fshatari nuk vodhi më,por nuk doli as në Mejdan.Ndërsa hajdutët e VOTAVE të PD jo vetëm që vjedhin,por fajsojnë kundërshtarin politikë,me teorinë..Shpif..shpif se diçka do të mbetet..!
-Ngjarje më sipër u përhap në tër vëndin,ndonse në atë kohë një TV kishte.Ndërsa sot S. Berisha ka manipuluar mbi 800 TV e portale të kapura që në 2005,të financuara edhe nga agjenturat e huaja Sërbe-Greke-Ruse-Kineze-Iraniane..! Dhe i madh e i vogël në PD bëjnë sikur ati tyre politik nuk ka bër asgjë të keqe,kur i numërohen mbi 155 krime dhe asgjë e mirë si politikan e i zgjedhur në postet më të larta.
-Ju them forumit rinor të PD se nëse në 92 nuk do ishte në pushtet Sb dhe Shpura e tij Komuniste-Spiuniste..Vëndi do ishte 100 ndryshe ..!
-Po kështu,Ju them dy se çdo vjedhje është VES i keq për çdo adoleshent,Të rritur dhe sidomos POLITIQËN.
-I them Zotit Besard Xhaferaj i zgjedhur me vota të vjedhura & Doda që u Vodh.. se Sb vetëm gjizë nuk do ketë vjedhur,Pasi në 32 vite përveç vjedhjes së VOTAVE në 1996,09,011..Ai
vodhi e shkatërroi të gjithë pasurinë Kombëtare të mbi 350 mild.$ të 46 viteve me teorinë SHOCK të hedhur në mixhelis nga Sb,A.Hajdari dhe G.Pashko..dhe nëse 2 të tjerëve ua gjeti marifetet, vet nuk pësoi asgjë.PSE:
1.Sb dhe Shpura e tij në 32 vite nuk kan pranuar asnjëherë gabimet e fajet në dëm të popullit.Se edhe kur kan humbur zgjedhjet nuk jan dorhequr përfundimisht.Si KAMELEON ata jan mbuluar me JORGANIN E DREJTËSISË TË KORRUPTUAR MASIVISHT. Kjo frymë është futur në çdo qelizë të PD..dhe nuk Pastrohet sa të jetë mostra Sali mbi dhe..!
2.Sb vret.Në 32 vite nën drejtimin e tij si President e K.Ministër janë vrarë mbi 20.000 niërz.Mbi 4000 në 97.Mbi 3000 për pronat me teorinë e lëvizjes së lirë.Mbi 200 në Tropojë për Hasmëri sipas motos së tij të kanunit të Lek Dukagjinit.27 në Gërdec,Përfshi edhe Kosta Trebickën që denoncoi HIROSHIMËN e Gërdecit.4 dëshmorët e 2 prillit 1991 në Shkodër që ishte pikë-nisja e parë me urdhër politikë dhe me pagesë.4 të tjerë në 21 janar 2011 në bulevard..Dhe këto quhen KRIME.
-Dhe seria e vrasjeve
hakmarrse e 1997,Drogës,Prostitucionit e kultivuar që në qeverin e parë të PD 92-2013 vazhdon edhe sot.
-Vrasja e Dr.Xhuvanit në 21 prill 2021 në Elbasan u bë për VOTA.Banda e armatosur e PD me në krye Gazmend Bardhin ishte dhe është vazhdim i bandës së A.Hajdarit(100 xhupeve blu) që hidhte në erë shtyllat e tensionit të lartë,Urave,bizneseve,etj 92-98.
-Vrasësi Tropojan Papleka doli nga furgoni ku ishte G.Bardhi.Dhe rrall herë vrasësi qëllon pa urdhër.Edhe në 21 janar garda qëlloi me urdhërin e Sb..pasi Luli ishte në tarracën e K.Ministrisë.
-Fakti që edhe të rinjtë e FRPD nuk dënojnë veprimtarinë kriminale të babit të tyre politik Sb në 32 vite..do të thot se PD do të eci në rrugën e tij kriminale dhe si e tillë nuk vjen dot në pushtet,Pasi siç deklaron i zgjedhuri në FRPD Xhaferaj.. ” ..Non grata e DASH është opinion e jo fakt..” -tregon se PD nga 15-80 vjeç noton në llumin e Sb fatkeqsi KOMBËTARE pa perspektivë-Alternativë Qeverisjeje.
-Dhe nëse Sb vazhdon me kokëfortësi të mbaj pjesën e militantëve hajdute të VOTAVE e vrastare..e gjitha do të shpallet NON GRATA.
-E fundit: Rruga për tu bërë K.Ministër në Shqipëri Antare NATO-s ..kalon me OK Amerikan.
Kapterr Lalaj, akoma sheh enderra me KOLONEL or P…budall? Prapa-kthehu e me hap rrjeshtor marsh per ne katundin e lindjes Corrush te qeshin ca katundaret andej me ate KOLONEL P…
Ethem Lalaj kapterri,nuk ke qene kurre Kolonel. 2 komente ne nje shkrim me 2 emra te ndryshem. Je ne hall te madh a derezi.
Ne PD zgjedhjet manipulohen kurse ne PS behen zgjedhje te ndershme…kete po kerkon te thuash o shoku VIKTOR? E verteta eshte ca ndryshe – Ne PD ndryshe nga PS dalin qe denoncojne parregullsi ne zgjedhje, kurse ne PS dalin e falenderojne Ramen qe i le jashte strukturave, dhe ja pra ndaje vete ku eshte hipokrizia!
Vine e vine, e rrotullohen nga rrotullohen, tere anal istet e Dites perplasen te Berisha.
Keni mesuar ndonje gje tjeter nga keto 9 vjet pushtet te Ramutit?
U hengsh mune analisteve te Dites, ti Aldrin, Berisha dhe gjithe stani i non gratave.
Po ta lexosh Diten e kupton qe merren me Ramiun po aq sa me Saliun. Po ti je rrot kari nuk ke si ta kuptosh
kur kemi te bejme me nje element te ri brenda PD-se se vjeter, te pakten ka shprese qe aty ka edhe njerez me dinjitet dhe me kembe ne toke qe nuk pajtohen me te vjetren . nuk eshte normale qe te merret neper goje nje vaze e re qe ka mendimet, pretendimet dhe objektivat e veta. turp per ata qe ja mohuan te drejten por ama ka shprese qe ka element te rinj aty kjo ka rendesi shume.
PD me avancuar sepse dicka leviz.PS kenete sepse uji qe nuk leviz qelbet.
Po po, sa me seder keta dhiaret e Ramutit.
Kane ndonje dekade e gjysem qe prehin dhembet per Salen, po si duket e kane gojen dhe gryken plot me ndonje gje tjeter, se si shume po zgjat ky lloj denimi i tij
Dhe jo vetem
Bashkepenembajtes
Puthanake
Teksa
Dukshem
Shumshem
Zhurmahem
Krenarisht
Sportelisht
Satelitor
Akademikor
Baritor
Dhe jo vetem
Ik o ” mirel” ( Aldrin) se na hape barkun ,