Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka deklaruar në emisionin “Ngjarja Kryesore” se presioni politik duhet të shmanget nga vetë gjyqtarët dhe sipas Sadushit ata kanë mundësi për ta bërë një gjë të tillë.
“Vetë jeta është një presion, çdokush është nën presion. Çfarëdo lloj pune që bën është në presion. Problemi është si e përballon këtë presion. Kjo është çështje individuale në radhë të parë e funksionarit publik, padyshim e gjyqtarit. Presioni politik shmanget nga gjyqtari ose duhet të shmanget nga vetë gjyqtari dhe mundësia për t’iu shmangur ekziston. Sot ne kemi një sistem emërimi, promovimi dhe procedimi disiplinor që është i shkëputur nga politika dhe mjafton të evidentosh këtë dhe nuk ka arsye që gjyqtari të jetë nën presion. Në aspektin ligjor dhe kushtetues, kjo çështje është e zgjidhur. Në aspektin personal pastaj varet nga gjithsecili”, u shpreh kreu i Gjykatës së Lartë.
Sadushi ka theksuar se magjistratët e kanë detyrim themelor që të qëndrojnë larg presonit politik edhe pse ky presion do të jetë i vazhdueshëm.
Ai vuri në dukje se institucioni që ai drejton nuk është ndikuar nga presionet politike në vendimet që ka marrë.
“Kategoria e magjistratëve kanë plotësisht të drejtë ose kanë detyrimin për të qenë sa më larg presionit dhe duhet të ndihen sa më larg presionit sepse puna që ata bëjnë është e tillë që duhet të jenë larg presionit. Presioni do të jetë i vazhdueshëm, puna është si do ta përballosh ti këtë presion dhe mundësitë janë që çdokush mund ta përballojë këtë presion.
Presioni te unë apo te kolegët e mi nuk është një presion që ndikon në vendimmarrje. Mjafton të shikoni dhe lexoni të gjitha vendimet e gjykatës së lartë për të kuptuar nëse ka presion apo nuk ka presion politik”, u shpreh ai.
Sadushi u shpreh më tej se reforma në drejtësi ka sjellë një risi të atillë duke bërë që magjistratët t’i shmangen ndikimit politik.
“Nëse do të fokusoheni në fusha të caktuara megjithëse mund të krijoni bindjen se ky presion mund të ekzistojë në performancë në vendimmarrje nuk evindentohet. Është vetë vendimi që tregon nëse kjo gjykatë ka qenë në presion apo jo. Personalisht mund të them se reforma në drejtësi ka sjellë një risi në drejtim të shmangies së ndikimit politik mbi gjyqësorin për të gjitha ato që unë thashë”, deklaroi Sadushi.

E more Sadushi, duket qe giygjesori eshte i “pavarur po hajde e mbushi mendjen popullit . Me sa shoh nga komentet disa besojne qe eshte i pavarur, disa si puna ime besojne qe drejtesia eshte ne duart e Rames por ka dhe nga ata si puna e kapterr Temes qe ngulin kembe se drejtesia eshte akoma ne duart e Berishes prandaj dhe ne fukarenjte nuk dijme kujt ti besojme !
Sokol Sadushi, cuni i kriminelit te LANC-it Maliq Sadushi:
DREJTESIA NE SHQYPNI ESHTE NE DOREN E ENVER ANTIKRISHTIT QE TE KA EMERUAR TY KRYETAR TE GJYKATES SE LARTE DHE PJELLAT E DIKTATURES KOMUNISTE NE MAJAT E SHTETIT SHQYPTAR
prandaj:
Leri llogjet me Drejtesi te Pavarur dhe te Reformuar dhe shko dhe lidh shallin e kuq bolshevik te Baba Stalinit ne qafe per t’u levduar me krimet e babait tuaj, Maliq Sadushit dhe te xhelateve te LANC-it kriminal jugosllav te Enverit ne Tivar te Malit te Zi, kur xhelatet e Enverit i shkuan ne ndihme kasapit te Titos, Alexander Rankoviq dhe vrane e masakruan mbi 4 mije djem kosovare me nje pabesi antishqyptare te papare ne histori dhe beji te fala Termet Pecit qe mburret dhe levdohet me gjyshin e tij kriminel qe pozonte me patllake ne dore mbi piramiden e kosovareve te vrare ne Tivar dhe qe Edi Rama e emeron papushim kete rezil hajdut enverist si kryetar bashkie. Beji te fala edhe Edi Rames qe nuk ka kerkuar falje akoma per krimet e babait te tij, KILLER i Enverit qe e vari ne litar Havzi Nelen, i preu koken dhe e varrosi vertikalisht poshte nje shtylle elektrike qe te mos zbulohej kurre krimi i tij dhe kjo histori horror staliniste ka ndodhur ne vitin 1988, nje vit para se te binte Murri i Berlinit dhe si perfundim qe ta mbyllim kete muhabet me Drejtesine Enveriste shqyptare te hetuesve te Enverit ne SPAK dhe te GJKKO te krimineles Irena Gjoka, beji te fala edhe Parlamentit te Shqypnise qe miraton rezolute per gjenocidin ne Srebrenice te Bosnjes, por nuk kujtohet asnjehere per masakren e Tivarit ne Mal te Zi si nje turp dhe rezil i Shqypnise dhe i Kosoves ne syte e Botes Demokratike qe na vezhgon.
ZOTI SADUSHI:
1.Drejtësia në Shqipëri akoms nuk është e pavarur,pasi80 % janë Ata të 1992,ku 85 % i kapi VETINGU & nuk ju SEKUESTRUA PASURIA miliardere,të TREDHUR NGA SALIU FATKEQSI KOMBËTARE.!
2.Nëse SPAK,GJKKO do ishte nën komandën e Edi Ramës,nuk do ishin arrestuar 100 Socialist & vetëm 1 i PD-Saliani,edhe ky nga Saliu se mori Hurin në krahë kundër shpurës Saliste në SHQUP-2022.!
3.Drejtësia do jetë e pavarur vetëm Athere kur nga POLITIKA TË MOS ZGJIDHET ASNJË MAGJISTRAT.
4.Turp të ket ANONIMATI që të zë në gojë BABIN MALIQ SADUSHI,NJË GJENERAL KORREKT I USHTRISË MODERRNE PARA 1990.!
5.Kjo është SHPURA SALISTE QË FUT NË NJË THES NJERIUN E NDERSHËM QOFTË EDHE KOMUNIST DHE MBUR KOMUNISTIN 400 KARAT SALI HAJDUTIN & VRASËSIN MË TË MADH NË SHQIPËRI NË 113 VITE SHTET !