Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vetëdija e AI!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Vetëdija e AI!
EkonomiKryesore

Vetëdija e AI!

Published: August 29, 2023
Shpërndaje

Armelina Lila Fushëkati*

Botuar në DITA

Daton viti i largët 1950, kur Alan Turing botoi “Makineria dhe Inteligjenca Kompjuterike” duke propozuar një test të inteligjencës së makinës të quajtur “Loja e imitimit”.

- Publicitet -

Paskëtaj me kalimin e viteve, studiues të fushës filluan të na drejtonin vëmendjen se kjo është e ardhmja duke e futur termin “inteligjencë artificiale” në përdorim popullor.

Modestisht pranohet se shumica e modeleve gjeneruese të AI sot po trajtohen dhe funksionojnë në cloud, të orientuara drejt gjuhës, duke na gjeneruar tekste.

ChatGPT po progreson nga pyetjet që njerëzit adresojnë ne app dhe kjo tingëllon mbresëlënëse për çdo individ me një koeficient mesatar të inteligjencës.

Por a ka vlerë të vërtetë ekonomike AI, përveçse të shtuarit në funksionin e kërkimit? Çfarë vjen pas oreksit të pangopur për drejtimin e modeleve të mëdha gjuhësore në këtë fushë?

Natyrisht që ka diçka misterioze që ende nuk e kuptojmë – individualizmi që ekonomistët përpiqen ta çrrënjosin me barazi. çdo individ ka një personalitet unik, madje edhe fëmijët e mi nuk janë të njëjtë as nga “forma dhe as nga përmbajtja”. çfarë e bën një person të ketë një personalitet që është i ndryshëm nga tjetri?

Nuk mund të pajtohem me teorinë që nëse hedh të dhëna të mjaftueshme në një rrjet, papritmas, kompjuteri do të bëhet i vetëdijshëm. Fëmija fillimisht eksploron mjedisin e tij duke shfaqur kuriozitet, ndaj ka një personalitet të veçantë përpara se të marrë njohuri për cka e rrethon.

Ne nuk i mësojmë fëmijët tanë se si të jenë të vetëdijshëm pasi ata kanë lindur të tillë dhe pikërisht “diçkaja” brenda tyre shfaqet që nga lindja dhe krijon personalitetin.

Më tingëllon e pakuptimtë dhe e pabesueshme se jemi diku afër kuptimit të këtyre dallimeve dhe nuk do të mundemi të krijojmë një makinë të vërtetë njohëse që është e vetëdijshme, pavarësisht se nuk do të kursehemi as në sasi e as cilësi të të dhënave.

Vetëdija luan një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet e përditëshme të shoqërisë tonë pasi është burimi i inteligjencës emocionale.

Të kuptosh botën që të rrethon dhe të reagosh ndaj saj do të thotë të jesh i vetëdijshëm, e pikërisht ky reagim drejtë botës dhe kuptimi i saj hedh bazat mbi emocionet që çdo qënie e vetëdijëshme mbart. Një model gjenerues vërtetë është i aftë të reagojë drejt inputeve që i jepen, por nuk është i aftë ti kuptojë dhe të përgjigjet në një mënyrë ‘‘njerëzore’’.

Mungesa e inteligjencës emocionale shpreh pabarazinë e vërtetë në marrëdhëniet njeri-makinë, pabarazi e cila sjell një disavantazh thellësor në botën financiare gjithashtu.

Dy burimet kryesore të paragjykimit të AI janë të ngjashme me ato që qëndrojnë pas paragjykimit konjitiv njerëzor: paragjykimi në inputet (informacionet dhe të dhënat) dhe paragjykimi në metodologjinë e shikimit të të dhënave (algoritmi).

Meqenëse ekonomistët dhe analistët financiarë mund të marrin rezultate të ndryshme në varësi të preferencave të tyre metodologjike kur shikojnë të dhëna të njëjta ose të ndryshme, robotët gjithashtu do të marrin rezultate të ndryshme në varësi të literaturës ose informacionit me të cilin do të ushqehen dhe modeleve në bazë të të cilave ata supozohet të shikojnë dhe analizojnë të dhëna.

Ky paragjykim mund të menaxhohet ose kufizohet, por nuk mund të shmanget plotësisht pasi “ushqyesi” i AI nuk mund të zëvendësojë aftësitë komplekse të të menduarit kritik, kreativitetin e një bankieri, kontabilisti apo analisti financiar me përvojë apo vendosjen e përparësive në një mënyrë që përputhet me nevojat dhe qëllimet unike të biznesit.

Ka shumë më tepër të “fshehta” brenda nesh që nuk mund të shpjegohen apo rikrijohen nga një kompjuter. Inteligjenca emocionale është një nga cilësitë kryesore të një financieri, cilësi që mungon në rrjetet neurale artificiale.

Në aspektin profesional financiar, kequshqyerja e modeleve gjeneruese do të sillte humbje të mëdha në krahasim me profesionistët të cilët mund të dallojnë keqinformimin dhe të parandalojnë problematikat.

Kompjuteri nuk do ta zëvendësojë financierin e të ardhmes, por do të jetë gjithmonë partneri i tij i përsosur në krye të detyrës.

—–

Autorja është pedagoge në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet
  • Kthimi i vendimeve të KPA nga Strasburgu, kush do ta paguajë faturën e paaftësisë?
  • Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
  • Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
  • Kryebashkiakët e rretheve “punojnë” nga Tirana, Rama: Po flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korçë

Komentet e Fundit

  1. Patriot on ‘Nga lajmi, te lajmësi’: Si po përpiqet Kryeministri ta ndajë vendin në ‘Shqipëria jonë’ kundër ‘Shqipërisë së atyre’
  2. nastradini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  3. ¿? on Përfundon mbledhja, zbulohen ‘porositë’ e Ramës për drejtuesit politikë të qarqeve
  4. ¿? on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. Go West on Kthimi i vendimeve të KPA nga Strasburgu, kush do ta paguajë faturën e paaftësisë?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?