Në komunikimin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama iu përgjigj komenteve lidhur me reagimin e tij pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Rama tha se nuk po ushtron asnjë presion apo trysni ndaj organeve të drejtësisë por po kërkon standarde.
Sipas Ramës, SPAK duhet të përballet edhe me kritika, pasi nuk është Vatikani dhe nuk është i pagabueshëm.
“Antikorrupsioni kur del nga shinat bëhet edhe më i rrezikshëm se vetë korrupsioni. Si more merren sipërmarrësit e vihen në rresht si të jenë kriminelë. Iu merren telefonat e u mbahen peng. Çfarë standardi demokratik është aty. I sheh gjithçka në telefona, i lexon gjithçka, gjëra private, bën edhe shantazhe insinuata, merreni një herë të gjithë me mend të vijë dikush në rrugë t’ju marrë telefonin, kur hyn drejtësia duhet të hyjë në telefon vetëm për pjesën që po heton dhe telefoni duhet të kontrollohet në syrin tënd. SPAK nuk është Vatikani, edhe Vatikanin e kritikojnë, SPAK është një institucion i ri. E domosdoshme të dëgjojnë edhe kritika, kritika jo intimidim dhe sulme personale. Nëse Veliaj ka bërë korrupsion do të duhet të shkojë në atë vend ku duhet të shkojnë të gjithë ata që bëjnë korrupsion. Por korrupsion i provuar ama”, tha ai.
Duke komentuar arrestimin e Erion Veliajt, kryeministri Rama u ndal edhe tek çështja e 21 janarit duke pyetur se përse SPAK nuk ka urgjencë për këtë çështje. Shefi i qeverisë thotë se ka ikur koha kur qeveria kontrollonte drejtësinë dhe sot vetëm një idiot mund të thotë se SPAK është vegël e PS.
“Nuk ka një akuzë me një të pandehur këto gërmimet mund të vazhdojnë nuk ka asnjë problem nuk ke pse e merr tjetrin në burg duke e lënë një kryeqytet të tërë pa kokë, krijon dyshimin se ka një shkelje të rëndë të balancës. Bëjë punën tënde, por të bëjë dhe tjetri punën e vet nëse puna të nxjerr konkluzionin që tjetri të shkojë në burg askush se diskuton këtë gjë, është shumë herët në përfundime, të hedhësh gjithandej mish që të turren e gjithë qenëria e kënetës politike dhe mediatike, çfarë kuptimi ka në fund për dikë që degjenerohet dhe në fund del i pafajshëm, pse bota demokratike janë budallenj, pse bëjnë ndjekje në gjendje të lirë.
Ça më kërkoni mua 11 janarin, duhet të jesh idiot apo ligësirë me dy këmbë që të vijosh të thash që Spak e kontrollon Edi Rama apo Spak bën një politikë të caktuar në kuptimin e vendimmarrjeve por nuk është vegël e askujt, është shumë e qartë, kërkojini Spak për 21 janarin, jo mua. Nuk ikën 21 janari pa u ndëshkuar por s’ jam unë që e bëj ndëshkimin, kjo është një çështje që vonon por në fund nuk harron. Urgjencë e madhe për të paraburgosur kryebashkiakun e Tiranës, po pse s’ka urgjencë për 21 janarin për një krim monstruoz, janë vrarë 4 njerëz, kur vijnë ata familje këtu s’di ça t’u them, do e bëjë qeveria drejtësinë? Thoni çfarë të doni kjo është e vërteta historike.Ka vdekur koha kur kryeministri kontrollon drejtësinë, pllakën e varrit ia vura unë me PS”, tha Rama.
j.l./ dita
Leri lloqet.Me letersi,me Vatikanin,me romanca nenash me femije ,le te merret demo me qe nuk ka haber nga Juridiku!Ti zotni kryeminister ke nje tufe me keshilltare juriste ne kryeninistri,.Aata te mesojne a duhet,a s`duhet marre celulari si prove te pandehurit..?Qofte edhe SIPERMARRES,KRYEMINISTER,PERFITUES I TAKSAVE TE QYTETAREVE.
Keta sipermarresit e tu si Ata shoqeruiesit e Paradave inxhinjerike te lubise,Ata si kardinale Vatikani ngjajne me uniforma me shirita te verdhe dhe kaska ne koke.Vecse kur dalin dashnoret e Venedikut,me 700 transaksione,700 kompani,qe ndrrojne emrat dhe pronaret si mbreti grate,,Vete cmimi Tunelit te Logarase si Tuneli La Manshit dhe Tuneli Murrizit si shpella Ali babes me 40 hajdute.7 here eshte cpuar,7 here eshte rrezuar,7 here jane Aprovuar fonde Shtese.Ketyre Gjoka konstruksion,Fusha kulla Skela Syla,transport beton vellwezerit Hysa,Kastrati oil,Rezart Taci oil nafta,ketyre i thua Vatikan,,shenjtorja nene Tereza?????????????? Ajo KLEOPATRA Erion Veliut qe ka harxhuar me shume se gjithe mbretereshat e botes per veshmbathje,busguqe,xhingla mingla cfaqje fondacione,qe nuk i kemi pare ne hollywood.
Keto jane shenjtoret e Vatikanit?Ma vaaaaaaaa!Dhe Ti si besimtar katolik,kur te shperthejne konvulsionet skicofrenike i shan mbare e prape,c`te vije per goje te ndyre,na i dhjet shenjtoret mu ne dasem.
Leri prokuroret e gjykatesit e SPAK te punojne pa nderhyrje dhe presione politike(si te urdherojne perfaqesuesit e BE)
Se keto qe brockullit do te rendojne poziten tende kur te shkosh ne banken e te akuzuarve.
Perpara Drejtesia!Shpresa e Jetes Tone.Ne burg horrat dhe hajdutet,kriminelet,qe nxine Jeten Tone!
Sulltanpiktore ke rene panik!Pse do ta drejtosh bashkine e Tiranes!Kete bejne diktatoret anekand botes,duke u fshehur te guacka e populizmi!
Opozita nje hap drejt fitores te thelle,u duhet nje hap tjeter i vogel,te heqin Berishen,PS drejt nje humbje te madhe,nese palloshi gjate nuk ndryshon qendrim do kemi abstenim te madh ne zgjedhje,duke qene se njerezit nuk votojne Berishen po dhe Rames i kane rene piket me rreagimet e fundit.Te nisemi nga nje llogjke e rendomte,Rama thote Valiu Tiranes nuk ka vjedh,po ashtu dhe opozita per Salihin,ashtu thoshte dhe Nano dikur jam i paster,lind pytja kush e ka vjedh ate vend gjithe keta vjet,Europa e Amerika thote ka korrupsion te madh,athere kush e ben kete korrupsion e ket vjedhje.Duke u nisur gjithmone nga ajo qe thote udheheqesi,nje qytetar i thjeshte shkon ne banke te depozitoj 10 000 euro merret je ore ne pytje,del Valiu Tiranes nga nje i pabuks qe dhe shkollen ja kane paguar te tjeret,e qe deri dje shiste fiq per mbijetese na del me shtepi te shtrenjte,me vila dhe se e shoqja na ben pazare 800 000 euro per breke.Ne Shqiperi ne vendin e vakive ndodh qe nje zyrtar shteti hyn ne zyre per nje rroge e na del si bisnesmen,sipas udheheqesit gjithmone hajduti eshte populli i thjeshte qe sipas disa analisteve vjedh, se nuk ka mundesi qe cdo te diele merr ruget e periferise per te ngrene nje cop mishj te Sallaku.Mjaft te shikosh mbrapa cfare kane qene dikur keta qe mbron udheheqesi e ku jane sot te kuptosh se kush vjedh.Tani njerezve te thjeshte u ka ngelur te bejne nje referendum popullor,qe Shqiperine ta marrin ne dore te huajt,prsh ta marri ne dore nje Gjerman nga ata te Bavarise qe i pret drute me nje te rene,kam frike se udheheqesi do shkoj i pari ne burg se nuk do ja dali te justifikoje pasurine.
Ta kerkojme se si e mbylle gerdecin e mbylle edhe 21 janarin!
O popull, o viktima te dhunes se 21 Janarit pse nuk protestoni perpara SPAK ut ?
Pse ja lini fatin tuaj ne duart e PS ? Protestoni, mblidhuni, ja liri ja vdekje ! O popull kriminelet i keni aty ne PD ata vrane dhe vodhen ne 1997 ..3000 viktima, Gerdeci, 26 viktima, 21 janari 4 viktima dhe skandale te tjera pse nuk ngrihen8 por mbani sehr Berisha kriminel si Hamit Matjani, me bandat e diversanteve kriminel protestoni perpara SPAK.!
Jam me ju jam ne anen e viktimave, te 97, 21, Janarit, Gerdecit !
Te zgjidhet ekuacion brenda SPAK pse keto krime nuk jane zbardhur ?
Po ore Rama,ke te drejte,vetem se 21 Janari duhet te hetohet me ty ne fillim,pastaj me Salen dhe Lulin.Te tere njelloj jeni.Ti cove njerezit me dhune ,organizove gjithcka dhe vete u fshehe.Perse nuk ndenje ne balle zoti Rama ? Apo larg bythes time ?