Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veteranët e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë për interesat kombëtare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Veteranët e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë për interesat kombëtare
Histori

Veteranët e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë për interesat kombëtare

Published: July 23, 2022
Shpërndaje

Ismet Sylejmani*

I dashur dhe shumë i nderuar Kryetar i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-së të Shqipërisë Odhise Porodini!

E nderuara Kryesi e Komitetit !

- Publicitet -

Të dashur ish- luftëtarë të luftës partizane, të dashura veterane e veteran dhe pasardhës!

I nderuar miku im Xhavit Jashari, Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe pjestar i familjes së madhe Jashari të Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari!

Vëllezër dhe motra, të nderuar të pranishëm!

Jam shumë i lumtur që sot jam në mesin Tuaj!

Edhe më i lumtur jam, që do të mbajë këtë fjalë rasti në 65 vjetorin e krijimit të Organizatës Tuaj të famshme, e cila pa as më të voglin dyshim ishte me ndikim të madh te të gjitha shtresat liridashëse të popullit shqiptar në Kosovë dhe vise!

Nëna Shqipëri, populli shqiptar, Kryekomandanti legjendar e lavdimadh, kryetitani e gjeniu shqiptar Enver Hoxha, jo vetëm nuk na braktisën kurrë e nuk na i kthyen krahët, por na dolën zot e na mbushën me besim të patundur, na mësuan e na udhëzuan: se po i rrokët armët e po luftuat për liri e çlirim, pavarësi e sovranitet të popullit shqiptar të Kosovës, do të ia arrini qëllimit final!

Dhe ja, sot Kosova është e lirë dhe e pavarur, është shtet sovran dhe i pranuar e i njohur ndërkombëtarisht!

Për të ardhur te kjo ditë është bërë luftë e madhe, është derdhur shumë gjak, janë mbajtur shekuj burg nga atdhetarët e patriotet shqiptar në Kosovë e vise dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka bërë realitet çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese ashtu siç na mësonte mësuesi ynë i madh, Kryegjenerali i popullit shqiptar, i madhi dhe i pavdekshmi Enver Hoxha!

Asgjë nuk do të festonim sot, sikur Shqipëria të mos rreshtohej në krahun e drejtë të aleancës Antifashiste botërore të cilës i prinin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e që në krahun e sajë kishte Anglinë dhe Bashkimin Sovjetik!

Ngjashëm është edhe me UÇK-në, pasardhësen  e UNÇ të  Shqipërisë!

Ashtu sikur në krah të Shqipërisë që gjatë luftës ishin SHBA, Bashkimi Sovjetik e Britania e Madhe, edhe në krah të Kosovës ishte dhe vazhdon të jetë Amerika, Anglia, Gjermania etj…, por jo edhe Rusia, e cila për fatin e keq të Kosovës dhe të popullit shqiptar, ishte rreshtuar në anën e Serbisë pushtuese të Millosheviqit, e cila në Kosovë kreu masakër e gjenocid kundër njerëzimit!

Largpamësia e enverizmit çlirimtar e antifashist na ka mësuar e do të na mësojë, që kurdoherë të lidhemi në  aleancë me progresiven e me përparimtaren, kundër antinjerezores e kundër anticivilizueses, e cila është në shërbim të interesave të popullit, të Atdheut dhe Kombit tonë të panënshtruar!

Shqipëria është e rreshtuar në krah të Aleatit më të madh të popullit shqiptar,  Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe si anetare e NATO-s, është në anën e drejtë të historisë!

Kjo paraqet kontinuitetin progresiv të nacionalçlirimtares antifashiste shqiptare, të rreshtimit  të drejtë në kohë e në hapësirë, në akord të plotë me interesat e të perspektives të Shqipërisë së vogël, por me rrol shumë të madh e me ndikim në glob!

Të nderuar të pranishëm!

Me lejoni ti drejtohem një personaliteti këtu që është në mesin tonë!

Shumë i dashur Xhaxhi Odhise Porodini,

Kam knaqësinë e madhe, shfrytezoj rastin ideal që më është dhënë, të të falenderoj publikisht Ty e familjen Tënde, e në veçanti djalin Tënd, shokun e mikun tim të madh Kristaç Porodinin, për kontributin e madh që keni dhënë  në organizimin e luftës së armatosur e çlirimtare, në fitoren e madhe të çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese!

I gjithë populli shqiptar duhet ta dijë se shtëpia Jote ka qenë qerdhja e parë e UÇK-së, ka qenë baza e madhe dhe vendstrehimi i themeluesve të UÇK-së, ka qenë njëra nga Selitë e para të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së!

Të jemi mirënjohës përgjithmonë!

Motra dhe vëllezër,

Kam shumë për të thënë do  të dëshiroja të lexoja pa pushim me orë të tëra përpara jush!

Por po e mbylli me kaq, sepse sado që të vazhdoj nuk e them dot tërë atë që ma thot zemra ime për Nënën Shqipëri, e cila na mbajti në gji, na ushqeu e na brumosi, na burrëroi me heroizëm e trimeri!

Veteranët e LANÇ-së e veteranët e UÇK-së, duhet e do të jenë bashkë për interesat kombëtare!

Të dashur pjestarë të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-së të Popullit Shqiptar”Nderi i Kombit”, urime përvjetorin jubilar, shëndet e suksese nga zemra ju urojmë!

Lavdi Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!

Rroftë populli shqiptar!

Tiranë, 20 Korrik 2022!

*Ish Zëdhënës i UÇK-së i ZOK-ut dhe i Zonës së 6-të të TMK-së. Fjalim i mbajtur në Tiranë në ambientet e Muzeut Kombëtar, me rastin e 65-vjetorit të Organizatës Kombëtare t Veteranëve të LANÇ-it.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Tefta Cami says:
    July 26, 2022 at 8:31 am

    Përshëndetje, z.Ismet! Ju pergezoj per urimet, që u beni Veteranëve te Shqipërisë e Kosovës me rastin e Dites se Veteraneve. Veteranet jane fondi me i artë i shqiptareve, qe bene e mbijetuan nga luftrat per çlirimin e Shqiperise nga nazifashistet e te Kosoves nga sundimi skllaverues Serb. Veteranet muarren pjese me perkushtim e idealizem dhe ndërtuan Shqipërinë e para viteve ’90-te dhe japin nje shembull model ne mbrojtjen e pricipeve te shendosha te familjes shqiptare dhe te shoqerise.
    Perkulem me nderim e respekt para deshmoreve e heronjve, qe dhane jeten ne lufte per çlirimin e Shqiperise e te Kosoves heroike!
    Tefta Cami-ish minisyre e Arsimit dhe Kultures

    Reply
    • Tefta Cami says:
      July 26, 2022 at 8:47 am

      z.Ismet Sulejmani! Po ju pergezoj nga Roma per urimet, qe u beni veteraneve te Shqiperise e te Kosoves me rastin e Dites se Veteraneve.
      Veteranet jane fondi me i arte i shqiptareve, qe bene e mbijetuan nga lufta per çlirimin e Shqiperise ngs pushtuesit nazifashist e te Kosoves nga pushtuesit serbe.
      Veteranet ne Shqiperi punuan me perkushtim e idealizem per ndertimin e Shqiperise te para viteve ’90- te dhe japin nje shembull model per mbrojtjen e principeve te shendosha te familjes dhe te shoqerise shqiptare.
      Perkulem me nderim e respekt para jetes e vepres sublime te deshmoreve dhe heronjeve, qe dhane jeten ne lulen e rinise, duke sakrifikuar jeten per lirine e pavaresine e Shqiperise e Kosoves!
      Tefta Cami-ish ministre e Arsimit dhe Kultures

      Reply
  • Agim Sylejmani says:
    July 28, 2022 at 10:06 am

    Përgëzimet e mia Ismet për këtë qëndrim dhe fjalim që buron nga thellësitë e zemrës. Përmes fjalës tënde, m’u duk se atje ishte e gjithë Kosova dhe viset e pushtuara shqiptare. Zëri yt ishte edhe zëri ynë, ai zë që diti të i bëjë malet të buqasin nga krismat e pushkëve të lirisë.
    Mendoj se shënimi i 65 vjetorit të shoqatës së veteranëve të LANÇ-së së Shqipërisë, në Tiranë, në këto ditë të nxehta korriku, është nga lajmet më të mira dhe shpresëdhënëse që patëm rastin të dëgjojmë në vorbullën e lajmeve “hallakamë” nga Shqipëria.
    Edhe më madhështor këtë lajm dhe këtë ngjarje e bën pjesëmarrja e vëllezërve nga të gjitha viset shqiptare, nga Shqipëria londineze, nga Kosova, nga viset e pushtuara nën Maqdoni, nën Mal të Zi dhe Kosovës Lindore të pushtuar. Të bashkuar veteranët kishin një mesazh të vetëm – VETERANËT E SHQIPËRISË DHE VETERANËT E KOSOVËS BASHKË PËR INTERSAT KOMBËTARE!
    E ke thënë një të vërtetë të madhe, të cilën shumëkush e bluan vetëm në vetvete, pa marrë guximin për të thënë publikisht. Atë të vërtetë që ne duhet t’ua lëmë brezave amanet se:
    “Nëna Shqipëri, populli shqiptar, Kryekomandanti legjendar e lavdimadh, kryetitani e gjeniu shqiptar Enver Hoxha, jo vetëm nuk na braktisën kurrë e nuk na i kthyen krahët, por na dolën zot e na mbushën me besim të patundur, na mësuan e na udhëzuan, …. dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka bërë realitet çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese, ashtu siç na mësonte mësuesi ynë i madh, Kryegjenerali i popullit shqiptar, i madhi dhe i pavdekshmi Enver Hoxha!”
    Ka disa dekada që villet helm e vrerë për epokën e lavdishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Shqipërisë nënë. Opinioni u manipulua, e edhe sot manipulohet rrejshëm, se gjoja Shqipërinë kjo Luftë e radhiti në krahun e gabueshëm. Prandaj thënia jote: “Asgjë nuk do të festonim sot, sikur Shqipëria të mos rreshtohej në krahun e drejtë të aleancës Antifashiste botërore të cilës i prinin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e që në krahun e sajë kishte Anglinë dhe Bashkimin Sovjetik!”
    Pra, pikërisht kjo luftë titanike e partizanëve shqiptarë, të prirë dhe udhëhequr nga komandanti legjendar, i pavdekshmi ENVER HOXHA, e radhiti Shqipërinë në krahun antifashist, për ta bërë Shqipërinë të mos turpërohej kurrë për luftën që bëri dhe brezat të ndihen krenarë për këtë luftë të madhe, luftë në të cilën dhanë jetën 28000 dëshmorë, bij e bija nga më të mirët e kombit.
    Dhe pikërisht kjo “Largpamësia e enverizmit çlirimtar e antifashist na ka mësuar e do të na mësojë, që kurdoherë të lidhemi në alencë me progresiven e me përparimtaren, kundër antinjerezores e kundër anticivilizueses…” duet të bëhet busull orientuese për brezin e sotëm dhe ata të ardhshëm se si duhet rreshtuar në kohërat e krizave të mëdha botërore. Pra, politikanëve të sotëm do u duhet vetëm të shfletojnë ditarët politikë të Enver Hoxhës, dhe aty do të gjejnë zgjidhje për çdo rast konfliktuoz, për shkaqet dhe pasojat e tyre, dhe sigurisht nuk do të gabohen kurrë.
    Pra, vetëm grushtbashkuar dhe për interesa të përgjithshme kombëtare do ia arrijmë të dalim faqebardhë para brezave të ardhshëm!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 16 qershor 2026
  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”

Komentet e Fundit

  1. Protestuesi on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  2. Arbër on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  3. Vlora 97 on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  4. pap on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  5. nona on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?