Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vetëvritet në burg shqiptarja, gjyqtari italian: Unë dhe sistemi kemi dështuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vetëvritet në burg shqiptarja, gjyqtari italian: Unë dhe sistemi kemi dështuar
AktualitetKronike

Vetëvritet në burg shqiptarja, gjyqtari italian: Unë dhe sistemi kemi dështuar

Published: August 10, 2022
Shpërndaje

Donatella Hodo, 27 vjeç vrau veten duke thithur gaz në burgun Veronese të Montorios më 2 gusht. E reja shqiptare kishte probleme me varësinë ndaj drogës. Ajo ishte në burg për disa vjedhje në farmaci.

Ajo priste që t’i përgatitej një masë alternative ndaj burgut.

Gjykatësi mbikëqyrës Vincenzo Semeraro shkroi një letër të hapur, të lexuar në funeralin e Hodos, në të cilën ai akuzoi veten dhe kërkoi falje.

- Publicitet -

Sipas mediave vendase, Semeraro në letrën e lexuar në funerin e së resë tha se edhe pse ka kaluar një javë nga ngjarja tragjike ai ende e pyet veten se ku gaboi që Hodo të arrinte të ndërmerrte një veprim të tillë.

“U bë një javë që kur Donatella kreu gjestin e saj tragjik që unë i bëj vetes një mijë pyetje. Ku gabova, në çfarë? Sa herë që një person në burg merr jetën e tij, kjo do të thotë se i gjithë sistemi ka dështuar. Në rastin e Donatellës, unë isha pjesë e sistemit pasi e kisha ndjekur rastin e saj për gjashtë vjet.“-tha Semeraro.

Semeraro tha se e kishte njohur Donatellën prej disa kohësh, pasi ajo kishte patur shpesh probleme me drejtësinë për shkak të varësisë së saj ndaj lëndëve narkotike dhe vjedhjeve në disa farmaci.

“Herën e fundit që shkova ta vizitoja në burg, qershorin e kaluar, a mund t’i kisha thënë edhe disa fjalë? Pse, pavarësisht se e njihja që në moshën 21-vjeçare, nuk e kuptova që sëmundja ishte bërë kaq e thellë për të?”.-tha ai.

Dhe ai argumenton se gjyqtari në këto raste duhet të sillet si psikolog pasi kur je gjykatës i ekzekutimit dhe menaxhon ngjarjet e ndryshme të burgut dhe paraburgimit, nuk ke të bësh vetëm me një të burgosur, por mbi të gjitha me një person. Burra, gra me histori të ndryshme. Ata nuk duhet të trajtohen si numra, si copa dhëmbësh, por si individë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Ata janë njerëz, sigurisht të burgosur në qeli, por gjithsesi njerëz.

27-vjeçarja shqiptare i dha fund jetën më 2 gusht pasi thithi gazin nga soba e burgut ku po vuante dënimin për vjedhje të disa farmacive.

Hodo kishte vite që ishte e varur ndaj lëndëve narkotike, gjë që shpesh e shtynte dhe në vjedhje, si dhe kishte hyrë dhe dalë disa herë nga burgu.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Bujar Kanapari says:
    August 10, 2022 at 11:27 am

    Te jesh i varur nga droga, nuk do te thote se te mungon vetedija, me shume je viktime e ketij sistemi, qe perfundimisht, nuk prodhon moral.
    Enderruam per nje sitem demokratik, per te qene te lire, pa besuar shume nga propaganda socialiste, por per fat te keq, kapitalizmi per mua rezulton edhe me negativ sa c’na tregonte propaganda komuniste.
    As socilizmi nuk prodhoi moral, por ama rinine e mbronte nga veset e rruges, ishim te sigurte.
    Socializmi modern, pa lufte klasash, do te kishte qene zgjidhje me e mire per njerezimin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një familje shpenzon 89% të të ardhurave, Tirana kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Europë
  • Horoskopi 23 qershor 2026: Dashuria surprizon disa shenja, financat kërkojnë kujdes
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot
  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Komentet e Fundit

  1. ANA on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  2. Vlora 97 on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Nje shqiptar on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  4. Ppsh on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. Parku Rinia on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?