Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin?
AnalizaLajmi i fundit

​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin?

Published: June 22, 2026
Shpërndaje

Ankesat publike të kryeministrit se protestuesit e “Revolucionit të Flamingove” nuk e kanë me korrupsionin dhe arrogancën, por kanë rënë “viktimë e algoritmeve”, duket se janë vetëm maja e ajsbergut.

Pas fasadës së qetësisë, fshihet një shqetësim shumë më i madh për liderin rilindas: frika se mos rritja e presionit qytetar po pasohet nga një braktisje e heshtur brenda rreshtave të vetë partisë.

Zërave kritikë të socialistëve të vjetër si Arta Dade, u janë bashkuar edhe reagime nga Arben Malaj, nga ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati dhe ish-ministrja Spiropali.

- Publicitet -

Në këto kushte, mbledhja e zgjeruar e qeverisë dhe grupit parlamentar, e zhvilluar nën masa të rrepta hermetizimi në Pallatin e Brigadave, është kthyer në një arenë testimi dhe tensioni.

Sipas burimeve të brendshme, të cilat konfirmuan se të gjithë pjesëmarrësit u detyruan të dorëzonin telefonat në hyrje, Rama e ka shprehur hapur zhgënjimin me ta.

“Vetëm Taulant Balla më ka qëndruar në krah duke mbajtur qëndrime në rrjetet sociale,” mësohet të ketë thënë kryeministri. Më pas, duke u përpjekur të fshehë cenueshmërinë, ai ka shtuar: “Unë nuk kam nevojë për asnjërin se e përballoj vetëm këtë situatë, por dua të dëgjoj ju udhëheqësit e partisë se çfarë mendoni.”

​Ky reagim i Ramës buron nga një realitet i dukshëm. Ata me përvojë po i shmangen përballjes me sheshin. Mbrojtja publike e qeverisë u ka mbetur në dorë figurave dytësore ose rishtarëve, si Ardit Bido, Sara Mile apo Brisida Çakërri.

Shumë eksponentë dhe opinionistë pro-qeveritarë kanë bërë një hap pas, disa nën presionin e familjarëve dhe fëmijëve që u kërkojnë të mos e humbin fare fytyrën, e të tjerë nga pamundësia për të justifikuar akuzat për korrupsion galopant.

Gjatë mbledhjes, Rama ka tentuar të “shkundë” të pranishmit duke i kërkuar fillimisht llogari Niko Peleshit për heshtjen e tij.

I vetmi që artikuloi kritikë ishte Fatmir Xhafaj, i cili vuri gishtin mbi plagë duke thënë se protesta reflekton “arrogancën e pushtetit dhe perceptimin në rritje ndaj korrupsionit, sidomos në sektorin e ndërtimit”. Përgjigja e Ramës ishte se edhe ky është “perceptim”.

Pas disa fërkimeve të tjera me Erion Braçen lidhur me menaxhimin e mbetjeve në Tiranë, pensionet dhe kadastrën, mbledhja kaloi në rreshtimin tradicional të besnikërisë:

​Ulsi Manja bëri autokritikë për mungesë aktiviteti në rrjetet sociale. Eduard Shalsi pretendoi se imazhi i Shqipërisë nuk ka qenë kurrë më lart. Bledi Çuçi u shpreh se protesta po dëmtonte PD-në, një deklaratë kjo që u prit me habi edhe nga vetë kryeministri.

​Teoria e konspiracionit dhe skenari i “armikut të jashtëm”

Përveç pakënaqësisë me strukturat e tij, Rama ka gjetur hapësirë të sulmojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. “Ai, gjoja patriotët e tij dhe shqiptarët e Maqedonisë që e përkrahin, kemi të dhëna që janë shumë aktivë,” ka deklaruar Rama, duke e pasuruar listën e tij të gjatë të armiqve të jashtëm (ku bëjnë pjesë grekët, serbët, iranianët e deri te rrethet anti-Trump apo anti-izraelite).

Pamjet e shpërndara nga vetë rrjeti i qeverisë tradhtuan fytyrat e zymta të deputetëve. Ndonëse pushteti i Ramës u ka ndryshuar statusin ekonomik mëpërmjet abuzimit me pushtetin dhe korrupsionit, shumë prej tyre, në këtë moment kritik, po rezultojnë me mbështetje të vakët.

Kryeministri e ka ndjerë këtë fije peri që e ndan nga braktisja, çka shpjegon edhe hakërrimin e tij të fundit: “Ju nuk po flisni, ndonëse unë e përballoj vetë dhe s’kam nevojë për ju.”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
22 Comments
  • [email protected] says:
    June 22, 2026 at 6:40 am

    Kush eshte autori i ketyre rreshtave,flisni mer mos transparence,por nuk jeni ju vet transparent,te gjithe e dine lidhjet e arta dades me gazeten,arben malaj me ndertimet ne sarande vlore e tirane,shkruani per femijet e politikaneve qe i thone prinderve te tyre qe ruajne fytyren e tyre tani,por kur keta femije shpenzonin shuma marramendse per shume vite,nje shkrim nga Thano ne frymen e fantazise gazetareske te kohes se revolucionit flamengo,kujdes me fjalen revolucion.pse jane larguar shume gazetare nga dita qe shkruanin pro ps ne investime qe kjo maxhorance ka bere keto vite dhe ju vet i keni perkrahur me shkrimet e juaja,cfare ka ndryshuar ne gazeten dita qe u rreshtua perkrah nje revolucioni flaminga qe erdhi nga te gjelbrit e lgbt e pakices ne parlamentin europian.

    Reply
  • RROFTË 🇦🇱SHQIPERIA🇦🇱 says:
    June 22, 2026 at 7:40 am

    kryeministèr PINOK , AVDALL , KARAGJOZ , QESHARAK , LESHKO , SHPIRT ZI , SURRAT KATRAN i ZI 🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮

    Reply
    • Ernest X says:
      June 22, 2026 at 9:29 am

      Rama fshiu bythën me PS tani është rradha e PS të lajë hesapet me Ramën dhe bandën e pseudo Deputetëve. Në të kundërt është vijë politike e PS për të çuar vendin në luftë civile.

      Reply
    • Ushtaraku says:
      June 22, 2026 at 3:43 pm

      T’ja hash mutin o ti “rroftë Shqipëria” .

      Reply
    • Replikuesi says:
      June 23, 2026 at 9:44 am

      I ke marë qetësuesit për sot o skizofreni Rroftë Shqipëria ? O Zot, sa të marrë ka vëndi ynë !

      Reply
  • Protestuesi says:
    June 22, 2026 at 8:51 am

    Mos çaj koke zoti Kryeminister ! Nuk ke vetem Taulantin, por edhe Zegjinene, madje edhe Demaliajn dhe patronazhistet qe komentojne poshte shkrimeve te gazetave. Sa per plehra, ne PS ka plot.

    Reply
  • demo says:
    June 22, 2026 at 9:02 am

    Aaaa shejtan ti shejtan!I bukri shejtan! Ben dhe presion ti gagarel,dordolec..Albin Kurti ta perplasi njehere koken pas dere ne Kosove dhe nuk do merret me ty,se ka halle kombtare,nuk do merret me palaco cirku.

    Reply
    • Tellalli says:
      June 22, 2026 at 12:23 pm

      Rama bën nga një Albin çdo mëngjez në wc .

      Reply
  • Fundi i një epoke says:
    June 22, 2026 at 10:16 am

    Kështu vjen fundi kur mendon se i di të gjitha, siç thonë shkodranët ” Të hyftë vetja në qef”. Tani thefsh zverkun se nuk të ndjek njeri pas. Bastard.

    Reply
  • Kujdes koken zoterinj says:
    June 22, 2026 at 10:33 am

    S’ka me turp kur 83 burra e gra qe e mbajne veten per intelektuale dhe perfaqesues te poipullit, i kane rene ne gjunje nje kryeministri arrogant. Ruani mor te mjere dinjitetin tuaj, se jeni bere mjerane te peshtire. Kurre mos shitni dinjitetin tuaj per nje rroge te qelbur qe merrni. Aq me keq kur Rama u thote se e keni, prej tij, pa ju jeni levozhga…..

    Reply
    • Kakome kokelëmsh says:
      June 22, 2026 at 11:50 am

      Kush do ta mbrojë
      Ata kanë bër afera të gjithë jsnë përlyer dhe shikojnë ngs tja mbathin po qe se plasë keq
      Këta të rrinjtë Bido Mile e tje kan ngelur në mes të rrugës dhe sdinë nga të shkojnë
      Kështu është kur futë martapazët në parti e qeveri dhe nuk futë ata që voton populli
      Të tërë hanë dardha e ai nuk o ka parë
      Ore maskarenjë dardhat janë të popullit nuk janë të qeveris e te mafjes

      Reply
  • Protestuesi pa parti says:
    June 22, 2026 at 12:58 pm

    E MIRA ESHTE QE TA LESHOJN SA ME SHPEJT SE PASOJAT DHE DEMET QE AI PO I SJELL SHQIPERISE ESHTE SHUME I MADH DHE PO RRITET CDO DITE ME VEPRIMET E TIJ TE PALIGJESHME QE FIRMOS NE EMER TE QEVERISE!

    Eshte njeriu me nivel shume te ulet komunikimi, qe uzurpoi gradualisht te gjitha pushtetet nga k/bashkiak deri ne majen e politikes socialiste, e cila e besoi dhe dhe vazhdon akoma ta besoj marrezisht kete njeri mafioz, qe populli dhe partia socialiste i dhane ate vend qe ai nuk e meritonte, e bene k/minister, qe te drejtonte nje popull te rraskapitur, te varferuar, te vjedhur dhe te vrare ne betejat e 97 nga krimineli Sali Berisha. Protestat mbare kombetare qe po trondisin jo vetem shqiperine, por edhe gjithe boten, ja kane cjerre masken keti debili, e kane zhvleresuar komplet llogjiken e tij, jo vetem si k/minister i shqiperise, por edhe si “lider i politikes boterore” qe ai e mbante vehten. Tani, me kete figure pa vlere e njeh gjithe politika boterore, bile edhe nje pjese e mire e tyre te cilet ai i ka korruptuar me parate dhe pasurite e shqipetareve te varfer, per te heshtur. Ky tashme eshte kthyer ne nje figurine pa vlere, ne nje kufome dhe vendin e ka vetem ne dyeret e drejtesise, te japi llogari bashke me Sali Berishen, qe te dy kane per uzurpimin apo bllokimin e proceseve demokratike per 36 vite ne shqiperi. Por cudia me e madhe qendron tek 83 deputetet e partise socialiste, qe jane bere bashke me arrogancen e k/ministrit Rama dhe po i zgjatin atij akoma jeten ne pushtet si diktator. Por edhe sa kohe do ta mbrojn kete mashtrues, arrogant, hajdute, i lidhur me krimin, antikombetare, etj.?, qe shkaterroi gjithe shqiperine dhe e shpopulloi ate nga toka ku linden dhe qe kane eshtrate e baballareve dhe gjysherve te tyre, i degdisi rrugeve te botes per copen e bukes. A mendojn keta deputet, se cfare mund ti thone popullit qe i ka zgjedhur, per kete qendrim qe po mbajne pro ketij njeriu mese ordiner? A kane keta me surrat qe te dalin para popullit dhe ti kerkojn voten per te vajtur perseri deputet ne ate kuvend? A do ti besoj me populli ketyre? Prandaj ti vene gishtin kokes dhe te veprojne sa nuk eshte vone, se populli dhe rinia, gjithe kombi ka dale ne rruge dhe kerkojn doreheqjen e Edi Rames. Keta duhet t’a flakin ate dhe te bashohen me popullin sa me shpejt, nese u ka mbetur nje fije dinjitet dhe atdhetarizem.

    Se kush ishte Edi Rama, e shfaqi vehten hapur qe ne ditet e para kur filloi ne bashkine e Tiranes, ku nuk la rruspie pa mbledhur rreth vehtes, e ktheu bashkine ne burdello. Kur erdhi ne qeveri, i mori nje e nga nje pas vehtes te gjitha keto idiote dhe injorante dhe i futi ne administraten shteterore, ne qeveri dhe me pozicione te rendesishme ku xhirohen parate dhe pasurite e popullit.

    Nderkohe ndryshoi ligjin per raportin mashkull/femer ne politike per te shtuar keto specie pa tru, se nuk po i dilnin ato qe kishte mbledhur rreth vehtes dhe i zgjidhte ato me fuckat e i fuste ne qeveri dhe parlament. E e katandisi gjithe politiken dhe qeverishjen ne burdello dhe e mbushi plote me injorante, hajdute dhe kriminel dhe e reklamonte si ligjin me te mire per ti dhene prioritet femrate ne politike, se ato punojne pa u lodhur dhe nuk vjedhine si burrat, por ato punuan per vehten e tyre dhe u bene hajdutet me te rrezikshme, miliardere dhe me prona kudo, ne zonat me te mira piktoreske te shqiperise dhe neper bote.

    S’jame kunder seksit femer as ne politike as ne qeverisje, por cdo gje behet me meritokraci, edhe burrat qe ai ka ne parlament apo ato pak ne qeveri jane zgjedhur pa meritokraci, prandaj cdo gje u katandise shqiperia ne kete gjendje mjerane. Ai s’ka asnje te saket ne politike dhe qeveri, i zgjedh hajdutet dhe hajdutet kokerr per koker, nga me injorantet, nga jane e nga sjane, sepse e ka me te lehte per ti shtypur dhe vendosur, dhe te bejne c’fare do e c’fare kerkon ai.

    Ai e kishte dhe ka akoma te shkruar ne ball se kush eshte, edhe tani qe po dridhet e gjithe shqiperia dhe bota nga protestat kombetare, ai edhe kur flete per problemet me delikate qe po kalon sote shqiperia akoma permend dashurine, lakuriqesine e tije ne France, plazhet, breket e grave, etj, brockulla, por e keqja me e madhe eshte se populli yne e lexon pa syze, Bile edhe tani akoma si ve syzet per t’a lexuar mire se kush eshte, por e voton dhe e mbeshtet. Jemi popull me kuptim te vonuar, duhet te kuptojm se nuk nderohet shqiperia dhe as nuk bejme dot shtet duke zgjedhur njeres te tille per te na drejtuar! Keta jane llumi i kombit shqiptare!

    Reply
    • Kokpalari 21 janarit says:
      June 22, 2026 at 10:49 pm

      Ka ndryshu Rama o.profesor
      Jo Dita

      Reply
    • Ganua says:
      June 23, 2026 at 9:49 am

      Bravo protestues duket hapur që je pa parti . O pika në kokë ty .

      Reply
  • XY says:
    June 22, 2026 at 3:29 pm

    Ne kohen e Xhaxhajt na thuhej :
    “Kjo Parti Udheheqese (PPSH) ben si deshiron proletariati , por dhe populli po ben si thote partia” , ku me kete parulle u arit ne vitin 1990-1991 ; pra si e kini harruar kete ?!
    Dhe Xhaxhai vazhdonte : ” Kush ka me vehte Rinine , ka te ardhme” .
    ==========
    Trashegimtaret pushtetare : PPSH=PD+PS , cfare gjera i kini bere mbrapsh kesaj mase te popullit , vecanerisht gjithe Rininise qe ka lindur pas vdekjes se nje partie dhe lindjeve te ketyre dy partive ?!
    Nese beri sikur nuk e kuptoni :
    Largohuni nga pushteti dhe lereni kete “Partine e Rinise” qe te na udheheqe neve , si dhe vendin e vet !!!!!!!

    Reply
  • Ela says:
    June 22, 2026 at 9:13 pm

    Edi Rama mendjelli
    Fyell

    Reply
    • Vlonjati says:
      June 23, 2026 at 9:47 am

      O Ela dëgjojmë mua, a nuk ja ha karin Ramës se demo motërqiri ka vite që ja ha .

      Reply
  • demo says:
    June 23, 2026 at 2:18 am

    Sot u shpall boterisht Ultimatumi Protestes:1-Edi Rama Doreheqje.2–Cfuqizohen Ndryshimewt bkuishtetuese te komplotit antikushjtyetues Rama-Berisha,,LIGJI ZGJEDHOTR I MAFIOZEVE ME LISTA TE MBYLLURA C`FUQIZOHET,,
    Kthehet ne fduqi ligji zgjedhor para 2009 miratuar nga populli me referend.3- Vendoset kufizim vetem 2 mandate per kryeminister./S`ka me diktatore partish Hajduta tyrryfyla,budall;enj,idjota,qe i mbajne zagaret e partive per koke e madher.
    Vetem 80 deputete do kete Parlamenti.S`ka me qylera rronxho bonxho,hani Muco,pini Muco!

    Reply
    • Dashi says:
      June 23, 2026 at 9:51 am

      Këto do të bëhen një ditë , pas 2029-tës , kur demua të ketë kthyer potkonjtë nga dielli .

      Reply
  • Nje shqiptar says:
    June 23, 2026 at 6:37 am

    Patia Socialiste Shqiptare ka ne gjirin e saj me mijra shqiptar te vertete qe i kane dhene vendit shume dhe qe e kane te qarte se interesat e Atdheut jane me te larta se interesat e partise. Partite e majta ne nje sistem kapitalist, ndertojne politikat dhe aksionet e tyre ne menyre qe te ardhurat e vendit te ndahen ne menyre sa me te drejte, duke privilegjuar shtresat e varfera ne menyre qe te krijohet gradualisht shtresa e mesme. Ata luftojne kunder korrupsionit dhe synojne te ruajne pronat publike, te rrisin pagat dhe pensionet nga grabitja dhe shfrytezimi kapitalist i privateve te pasur. Partia Socialiste Shqiptare i ka te qarta keto detyra e parime por mjerisht Kryetari i saj nuk i ka respektuar plotesisht. Pra kemi nje Parti Socialiste me nje Kryetar jo socialist te vertete.

    Reply
    • Dashi says:
      June 23, 2026 at 9:58 am

      Këto parti socialiste që përmënd ti Një shqiptar , janë zhdukur në Evropë nga qarkullimi qysh para 2 dekadash , madje edhe emrin “socialiste” e kanë fshirë nga emërtimi . Nëqoftëse një parti e majtë në Evropë , do të dilte me programin që përmënd ti në komentin tënd , ajo nuk do të kalonte as pragun 3% e nuk do të hynte fare në parlament . Ke mbetur shumë mbrapa në botëkuptim .

      Reply
  • Dursakja says:
    June 24, 2026 at 2:36 am

    Nuk mund të jenë shpëtimtarët tanë nga e keqja e madhe,ata,që vet e shkaktuan dhe e paketuan këtë si të mirën tonë.
    Për këto qenie tashmë çdo qytetar ka neveri dhe përçmim të tejskajshëm.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut shqiptar?
  • Furgoni përplas turmën e njerëzve gjatë paradës së krenarisë në Berlin, një i vrarë dhe 16 të plagosur
  • Në punë edhe të dielën, humb jetën në krye të detyrës elektricisti në Pogradec
  • Aksident zinxhir në aksin Fier-Levan, përplasen tre automjete
  • Flakët pushtojnë Jugun e Evropës: Spanja dhe Franca në luftë me zjarret masive

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Kapni çfarë të mundni?
  2. Phoenix on Euro do të ndryshojë dizajn, Banka Qendrore publikon modelet e reja
  3. Ilir Troplini on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  4. Daddy on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  5. Liri on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?