Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gardhi i ndaluar i Ambasadës Shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Gardhi i ndaluar i Ambasadës Shqiptare
AnalizaKryesoreLajmi i funditopinion

Gardhi i ndaluar i Ambasadës Shqiptare

Published: August 30, 2024
Shpërndaje

Nga Shaban Murati

Botuar në DITA

Në kuadrin e një udhëtimi pune në Stokholm bashkë me një regjisor të shquar të filmit, i drejtova Ambasadës së Shqipërisë në Suedi një kërkesë që bashkë me regjisorin të bënim një vizite në ambasadë. Regjisori donte që të bënte një intervistë me mua në mjediset e ambasadës, ku unë kam qenë 5 vjet Ambasador i Shqipërisë në Suedi, si dhe të filmonte disa pamje të ambasadës.

- Publicitet -

Përgjigja zyrtare, që më erdhi nga ambasada, më la pa mend: “Per xhirimet duhet të pyes në Tiranë. Patjetër që duhet pyetur, sepse ato janë ambjente që vetëm persona të autorizuar mund të hyjnë. Do të ishte më praktike t’i shkruani ministrisë për të kërkuar leje për të përdorur ambjentet e tjera të ambasadës, duke qenë se nuk ka shumë kohë”.

Me një nivel kooperativisto-komunist ambasada më tregonte se gardhi i ambasadës shqiptare ishte i ndaluar për ish-ambasadorin. Unë, që kisha shërbyer në atë ambasadë dhe në ato zyra 5 vjet Ambasador i Shqipërisë në Suedi, ndalohesha të kapërxeja gardhin e ambasadës pa autorizimin e Ministrisë së Jashtëme në Tiranë.

Unë, që kam qindra fotografi dhe video të të gjitha mjediseve të asaj ambasade, ndalohesha të filmoja veten në ato mjedise dhe duhet të kërkoja leje me shkrim nga Ministria e Jashtëme e Shqipërisë për kërkesën time. Iu përgjigja, jo pa ironi, se unë shërbej aktualisht si këshilltar diplomatik i një zyrtari të lartë të shtetit, për t’ithënë që unë e kam edhe sot çertifikatën e sigurisë, që të hyj në zyrat e ambasadës shqiptare, ku u dashkan të hyjnë vetëm persona të autorizuar nga ministria e jashtëme.

Natyrisht asnjë përgjigje nuk pata më.

Nuk më erdhi keq për trajtimin policor, që po më bëhej mua si ish-ambasador I Shqipërisë në Suedi dhe si diplomat karriere, që ka shërbyer çerek shekulli në Ministrinë e Jashtëme, dhe befas më vihej përpara gardhi i ndaluar i ambasadës sime.

As për nivelin mjeran dhe ligësinë rurale të përfaqësuesve të ambasadës shqiptare në Suedi. Më erdhi keq për ministrinë e jashtëme, për diplomacinë dhe për shtetin tonë, se ku janë katandisur me këtë nivel prapambetje profesionale dhe intelektuale.

Imagjinoja ata mijra shqiptarë të diasporës, që jetojnë në Suedi, dhe të cilët për të vizituar ambasadën e shtetit të tyre duhet të kërkojnë leje me shkrim nga ministria e jashtëme në Tiranë.

Kujt i duhet kjo lloj diplomacie e drujtë dhe pa tru?

 

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksident tragjik në Maliq, po nxirrte rrobat nga bagazhi, 43-vjeçarit i rrëshqet makina dhe e zë poshtë
  • Rama konferencë për mediat në Rinas pas kthimit nga SHBA, nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare
  • Tiranathlon, kufizohet qarkullimi në disa akse të Tiranës
  • Vlerësoni me qetësi anët pozitive dhe negative, parashikimi i horoskopit për sot
  • FOTO: Arbëreshët e Siçilisë, hallet e sotme të një populli që kaloi detin 500 vjet më parë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  2. Km on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
  3. Zef Serembe on FOTO: Arbëreshët e Siçilisë, hallet e sotme të një populli që kaloi detin 500 vjet më parë
  4. MH on 4 miliardë euro…
  5. Vlora 97 on Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?