Një incident është regjistruar gjatë protestës së sotme të studentëve, ku dy vajza të reja janë përballur me përdorimin e sprejit me piper nga efektivët e policisë.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, situata është tensionuar pas një përplasjeje verbale mes vajzave dhe efektivëve të policisë.
Gjatë incidentit, ndaj tyre dyshohet se është përdorur sprej me piper, i cili u ka prekur sytë.
Pamjet kanë nxitur reagime në rrjetet sociale, rreth dhunës policore ndaj studentëve, ku shumë komentojnë shpërblimet e reja të efektivëve në terren nga kryeministri dhe shkruajnë: “2500 Euro me uniformë, s’pyesin as për vajzat minorene”.
j.l./ dita
