Katër persona kanë ngecur nën tokë ndërsa po gërmonin një tunel në Via Innocenzo XI në Romë, Itali. 3 prej tyre u shpëtuan dhe u ndaluan nga karabinierët, teksa një i katërt vijon të jetë i bllokuar rreth 5 metra në thellësi. Është e paqartë se përse po e hapnin tunelin, një hipotezë është se donin që të arrinin një kasafortë bankare rreth 300 mnetra larg.
Si u zbulua?
Kanë qenë tre personat që u shpëtuan të cilët që kanë kërkuar ndihmë kur në një moment të caktuar galeria ka filluar të shembet. Zjarrfikësit, me ndihmën e specialistëve prej disa orësh po punojnë për të shpëtuar personin e katërt të ngecur nën tokë.
Tuneli kishte nisur nga dyshemeja e një dyqani, megjithatë nuk është ende ekzaktësisht e konfirmuar nëse personat që po punonin në këtë tunel në të vërtetë donin të vidhnin në ndonjë aktivitet privat ose publik në zonë apo edhe bankës në via Innocenzo XI ekziston.
Një skemë e tillë është parë edhe në Tiranë, ku policia zbuloi një tunel që ishte ndërtuar zonën e Bulevardit ‘Zogu I’, ku sipas hetimeve grabitësit po tentonin vjedhjen e një banke aty pranë, ku grabitësit u kamufluan si punonjës të mirëmbajtjes.
a.m/dita

Leri aty.Cfare gatuan,le ta hane.
Me dhimbsen minatoret fatszij,qe nxjerrin buken me ate pune,por s`u bene kurre pasanike.
Ka ikur koha e vjedhjeve të bankave me llagëme. Hajdutër, doni të vidhni edhe një bankë ndërkombëtare, keni përvojën e kryekusarit Alibabës me 40 hajdut shqipëtar. Që të vidhni një bankë duhet të bëhesh kryeministër dhe, në emër të popullit që qeveris, mer borxh gjoja, në bashkpunim me kusarët që drejtojnë bankat që duan edhe ata pjesën e tyre , mund të vjedhësh edhe qindra miljon, pa llagëme , pa kallashnikov, pa maska. Eksperienca e kusarit global Edi Rama është unike në botë dhe,
të nerum zotërinjë hajdutër të të gjithë globit dhe ju të tunelit të Romës,
ju lutem shumë, mjaftë me llagëme dhe me maska në surrat dhe kallashnikov në dorë për të vjedhur duke rrezikuar edhe jetën, bëhuni kryeministra, presidentë, kryetar paralamenti, ministra, deputetë, kryetarë bashkie………. si në Shqipëri dhe vjeth me faturën e ujit, të energjisë elektrike, me ngritje çmimesh duke spekulluar me luftën në Ukrainë, me PPP, konçensione, …….
Në qoftë se doni përvojë,të nerum zotërinjë hajdutër, aplikoni dhe rregjistrohuni pa vonesë në Akademinë rinore të hajdutërisë të Ilir Metës në Jal të Vunoit ose në Akademinë rinore të hajdutëris të Rilindjes së Edi Ramës.
Leksionet në këto Akademi janë pregatitur nga shkencëtarë në fushën e kusarisë dhe ju keni ç’të mësonie duke ndjekur leksionin e doktor profesorit të kusarisë, Ilir Beqën me temë “Alkimia e PPP së shëndetësisë që mutin dhe shurrën e kthen në para të pastra në thesin e Alibabës me shallvare”, ose
tema e pregatitur nga doktor profesorët, zotëritë e tyre kusarë, të nerumët Sali Berisha dhe Ilir Meta, kandidat për çmimin Nobel në fushën e kusarisë:
“Si mund të shfrytzohet një fshatar me gjithë gomarin për të vjedhur të gjithë floririn e thesarit të shtetit pa gërmuar llagëme”, ose
të ndjekësh leksionin të nerumi profesor doktor global në shkencën e kusarisë Edi Rama me temën interesante:
“Evolucioni shkencës së vjedhjeve të bankave në shekuj, nga llagëmet posht tyre, në vjedhjen moderne duke u bër kryeministër dhe maskuar si borxh për investime për popullin tënd të cilit i faturohet borxhi, vjeth miljonat nga BERZH”.
Leksion interesant është ai me temë i tigrit të shkencës së kusarisë, zotëria e tij kusar, Arben Ahmetaj:
“Ku gabuam që dështuam në projektligjin e Alibabës për të vjedhur me ligj të kuvëndit duke taksuar edhe rrogat e më fukarenjëve të Shqipërisë që mernin nën 30 000,0 L të rinjë në muaj”
Vjen nga larg edhe zotëria e tij kusar me përvoj të jashtëzakonshme shoku i nerum, horri kryeministër i buzuqeve Fatos Nano me leksionin me vlerë:
“Si mbikalimet e munguara në rrugën Lushnje – Fjer dhe taksa 2% kryeministrore janë kthyer në miljona për mega thesin tim të kusarisë”
Zotërinjë hajdutër të të gjithë botës, vraponi në Akademinë e hajdutëve të rinjë të Edi Ramës dhe Ilir Metës, së shpejti do të hapet edhe Akademija e të rinjëve hajdutër e Sali Berishës, përvoja shqipëtare në shkencën e kusarisë është unike në botë dhe keni çfarë të mësoni.
Juve hajdutët e Romës , me të dal nga llagëmi gjallë, vraponi të merni përvojën e kusarisë moderne të bankave duke u bër kryeministër dhe vjeth duke mar borxhe faturuar popullit fukara që do paguaj me durim vjedhjen deri në brezin e dhjetë.