Ish-kryeministri Sali Berisha për herë të parë dha llogari para SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit, ku 4 protestues u vranë në Bulevard më 2011-ën me plumbat që u derdhën nga Kryeministria. Edhe sot, pas gati 15 vitesh, ish-kryeministri Berisha i mbrojti vrasjet e 21 janarit, duke deklaruar para derës së SPAK se kush proteston në mënyrë të dhunshme edhe vritet.
“Për vrasjet duhet të ketë hetime. Thashë edhe njëherë. Por që kur përdorin dhunën, ka edhe plagosje, ka edhe vrasje, kjo është e pamohueshme”, tha Berisha.
Për krimin shtetëror të 21 janarit, ende i pazbardhur, Berisha shkeli në ambientet e SPAK për të dhënë llogari vetëm sot, 19 nëntor 2025, pas manovrave me fletëthirrjen. ish-kryeministri u pyet për 2 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme nga 3 oficerë të Policisë Gjyqësore dhe pasi doli nga ambientet e SPAK nuk kurseu sulmet ndaj drejtësisë së re të cilën e akuzoi se bën hetime politike, por edhe ndaj kryeprokurorit Altin Dumani.
“Të besosh se SPAK s’do bëjë hetim politik, do të thotë të tallesh me veten tënde. Është repart i PS kundër opozitës”, tha Berisha.
Ai mbajti pothuajse të njëjtat qëndrime si gati 15 vite më parë, kur ishte kryeministër dhe mohoi që ai vetë të kishte dhënë urdhër që qëllohej me plumba të vërtetë ndaj protestuesve. “Absolutisht asnjë urdhër. Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar. Asnjë urdhër dhe kurrë. Nuk mund të jepet urdhër”, tha Berisha duke mbrojtur edhe njëherë Gardën për të cilën theksoi se ka zbatuar vetëm ligjin.
“Garda ka një ligj, i cili ligj autorizon rojën të qëllojë sa herë dikush e kërcënon me ndonjë objekt, apo ndonjë gjë. Të qëllojë në ajër, kur ajo përsëritet, të qëllojë te këmbët, kur ajo përsëritet ta eliminojë.
Ish-kryeministri pranon edhe se ka penguar arrestimin e drejtuesve të Gardës, për të cilët ishte lëshuar urdhërarrest më 2011-ën, por Policia nuk e ekzekutoi.
“Ka ndërmjetësuar ambasadori i SHBA-së dhe çdo oficer i kërkuar nga prokuroria është paraqitur në prokurori, por në ndjekje të lirë sepse Edi Rama dhe Ina Rama kërkonin që të eliminonin zinxhirin e komandës”, vijoi Berisha.
Audiopërgjimi i 21 janarit, ku kreu i Gradës, Ndrea Prendi dëgjohet të japë urdhër të hapet zjarr ushtarak mbi protestuesit, është dërguar për tu ekspertuar në laboratorë jashtë vendit. Por, për is-kryeministrin kjo audio është e manipuluar, ndonëse për këtë nuk paraqet asnjë provë e fakt.
“Të falsifikosh një zë është gjëja më e thjeshtë. Janë imituar në autenticitet të plotë jo zëra të njerëzve të thjeshtë, por gjer të presidentë të SHBA, të Obamës. Një urdhër i dalë pas 13 vitesh. Si mund të besoj unë një audio të dorëzuar pas 12 vitesh, është zero, është njësoj si shiriti i Metës”, tha Berisha pasi doli nga SPAK, ndërsa vlerësoi edhe punën e Prendit, kur u pyet nga gazetarët se përse ai u shfaq me sy të nxirë.
“Prendi ka qenë në krye të detyrës dhe në vlerësimin tim ai ka bërë të pamundurën që të përmbushë detyrimet ligjore të tij”, tha Berisha.
Kreu i PD se do ishte përballur me drejtësinë mbi 1 dekadë më parë, por se askush nuk e thirri, edhe pse një vendim i GjEDN thotë se qeveria e tij bëri gjithçka që të pengonte hetimet, që nga poshtërimi në drejtim të kryeprokurores Ina Rama e deri te refuzimi i shoqërimit të zinxhirit komandues të Gardës së Republikës. Berisha i shkeli shkallët e Prokurorisë së Posaçme, gati tre javë pasi aty i pyet ish ministri i tij i Brendshëm, Lulzim Basha.
j.l./ dita

JO O KERRME JO… KUR POPULLI NGRIHET DHE USHTRON DHUNE KRYEMINISTRI KA DY RRUGE…1 OSE JEP DOREHEQJE… 2 OSE VARRJE NE LITAR… PO PSE O TE QIFSHA ME SOJ E SORROLLOP… PSE NUK VRAU RREGJIMI I ENVERIT OOOO TE QIFSHA KURVEN QE TE KA PJELLE… PSE NUK VRAU AI RREGJIM KOMUNIDT POPULLIN E VET KUR U NGRIT DHE E RREZOI ME DHUNE RREGJIMIN… ATEHERE I BIE QE RREGJIMI YT ESHTE MONSTRUOZ OOOO TE QIFSHA KURVEN.
Sali, ne stator 1998,vrave Azem in dhe e perdore per grusht shteti. Armatosi njerezit ne magazinat e PD dhe sulmove institucionet. Pushtove jo Bulevardin por edhe zyren e kryeministri. Dhe Garda nuk vrau njeri. Ne 21 janar ASNJE nuk hyri ne territori e ruajtur nga Garda. I vrave ne Boulevard me cadrà Ne dore e duar ne xhepa. Justifikohet me ligjin per hapjen e zjarri? E shtremberojne ligjin me interpretimi tend. Ligji parashikon, qe kur cenohet territori, kur shkeljet Brenda terreni TE ruajtur nga roja ushtarake, KY therret “ndal” “, pasta ndal se do te qelloj, pasta zjarre paralajmerues ne ajer. dhe ne fund percakton qarte,” hap zjarre nga kembe per ta plagosur jo per ta vrare”. Eshte e percaktuar qarte. Por ka edhe nje urdher I dhene nga vartesit e tu kur ishe komanda t I pergjithshem:Rojet Ne vendroje qendrojne me arme por pa fisheke. Keshtu I Le edhe rojet e kufirin ne juge te shqiperise, qe i masakruan bandite e vorio epirin, me pjestaret Beun e dhjere te Progonatit, sot deputet grek ne PE. Sali, je Brenda koke e kembe. Garda qendron e Saj televizive e ka ne garde. Ajo e kryeministri se administrohej nga ju, administrate e kryeministri se. Jane po Ata qe zhduken pamjet dhe prova. Dhe kjo nuk behet pa urdheri tend si administrator kryesor I kryeministri se. Po ja u fut sa krahu edhe kelysheve te tu besnike.
Saliut personalisht ja kam hequr vizen qe ne 97 po ama ne kete pike nuk e ka gabim. Shteti duhet te jete i egërr ne mbrojtjen e vetvetes sepse nje shtet qe nuk mbron dot veten nuk mbron dot askend, aq me pak te dobetit e shoqerise