Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO / Eksperimenti në TCH zbulon të vetmin nga 4 prodhuesit e mëdhenj shqiptarë që nxjerr në treg bulmet pa hile (EMRI)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO / Eksperimenti në TCH zbulon të vetmin nga 4 prodhuesit e mëdhenj shqiptarë që nxjerr në treg bulmet pa hile (EMRI)
KronikeLifestyleShoqëri

VIDEO / Eksperimenti në TCH zbulon të vetmin nga 4 prodhuesit e mëdhenj shqiptarë që nxjerr në treg bulmet pa hile (EMRI)

Published: January 19, 2023
Shpërndaje

 

Emisioni Inside Story në kanalin TCH ka bërë një vëzhgim në tregun ushqimor të vendit me fokus produktet e bulmetit, ku aktualisht veprojnë 4 prodhues të mëdhenj, Lufra, Erzeni, Zeppa dhe Natyral.

Pasi ka eksperimentuar me djathin dhe qumështin, në emision u raportua mbi cilësinë që rezultoi nga vëzhgimi (shih videon poshtë tekstit).

- Publicitet -

Raporton emisioni:

“Me një vëzhgim të thjeshtë në treg mund të kuptosh shumë për cilësinë e djathit edhe nga çmimi. Sa herë që ju drejtuam dyqaneve për të blerë djathë, vetë shitësit nuk na i rekomandonin djathin me çmimin e ulët.  Por edhe nga provat rezultoi se djathi me çmimin e ulët kishte në përbërjen e vetë, niseshte. Pra nuk kishte elementë ushqyes si “djath natyral”, për të cilën në fakt e blejnë konsumatorët.

Përveç djathit ne mund të provojmë në shtëpi edhe kosin dhe qumështin sa u përket parametrave ushqimorë. Një mënyrë është që me kosin e zënë nga qumështi i fshatarëve të provojmë të kthejmë në kos qumështin industrial që blejmë në markete. Qumështi që nuk do të zihet kos nuk ka elementët ushqyes natyralë.

Nga prova e bërë rezultoi se mostra e parë është si një masë ngjitëse, pra nuk ka formën e kosit. Qumështi i dytë është kthyer gjithashtu në një masë ngjitëse por jo në formën e kosit. Edhe mostra e tretë që kemi marrë përsëri është kthyer në një masë ngjitëse por jo në formën e kosit.

Qumështi i katërt është ai që u zu mirë kos.

Pra, nga 4 prodhues të mëdhenj që shpërndajnë produktet në të gjithë vendin, prova sugjeron se 3 prej tyre nuk kanë elementët ushqyes. Thënë më thjesht, ky është një mashtrim me bulmetin që konsumojmë” – raportoi Inside Story.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2023/01/VID-20230119-WA0002.mp4

Po cili është prodhuesi i vetëm nga katër të tillë që nxjerr bulmet pa hile në treg?

Burime nga emisioni thanë se bëhet fjalë për produktet e firmës NATYRAL, kompani e cila operon prej 15 vitesh në këtë treg, e themeluar dhe drejtuar nga Artur Dojaka.

Tre të tjerat, Lufra, Erzeni dhe Zeppa nuk e kalojnë testin e cilësisë dhe vlerave ushqyese si ushqime natyrale. Me të drejtë emisioni i konsideron produktet e tyre, një mashtrim me bulmetin natyral, sepse secili prej tyre vendos në etiketë “natyral”, gjë që çorodit blerësin, por nuk qëndron nga pikëpamja e përbërjes dhe vlerave ushqyese.

Nga vëzhgimi në treg konstatohet se veçanërisht kompania Zeppa, e merr si ‘mbiemer’, pasi kudo shkruhet “Zeppa Natyral” duke shtuar konfuzionin tek qytetari.

“Natyral” në fakt është markë më vete, e regjistruar që në 2008 për tregun kombëtar dhe ndërkombetar. Është pikërisht marka e cila rezulton e vetmja në rregull, në eksperimentin e Inside Story.

i.b. / dita

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pjesëmarrje masive këtë të shtunë: Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  • Megjithë protestat dhe kërkesat e BE, qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz
  • “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona
  • A është vërtetë e mundur që Trump të japë 5 mijë dollarë për çdo amerikan të rritur?
  • Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!

Komentet e Fundit

  1. K R on Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!
  2. K R on “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona
  3. K R on Pjesëmarrje masive këtë të shtunë: Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  4. demo on Pjesëmarrje masive këtë të shtunë: Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  5. Arratisur on Megjithë protestat dhe kërkesat e BE, qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?