Një trup i pajetë është gjetur buzë lumit Lana në Tiranë.
Trupi është parë nga kalimtarët që kanë njoftuar policinë.
Trupi ndodhet poshtë urës pranë Drejtorisë së Policisë.
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me gjetjen e trupit.
Në njoftim thuhet se personi ende i paidentifikuar është rreth 60 vjeç ndërsa sipas të dhënat paraprake të policisë “dyshohet se në gjendje të dehur, ai është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën”.
Njoftim i Policisë
“Rreth orës 12:56, në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, në lumin Lanë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ky shtetas, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
n.s. / dita

E ka vra policia dhe e ka hedh ne kanal. Polici kriminale.
Ne hell gjithe kalecat!
Pjeseze skenare Agjenturash ne nje vend pa’ Zot e pa’ shtet 36 Vjet kthyer ne Bordello per Tere AGJENTURAT e Botes ku cliente Jane ‘ambasadoret’ !?!?!?
Kushedi sa te tjere kane vrare mercenaret e policise se ramallahut.