Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: “Hallall sharjet, akuzat, shpifjet”, Rama flet për njohjen e pensioneve nga Italia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > VIDEO: “Hallall sharjet, akuzat, shpifjet”, Rama flet për njohjen e pensioneve nga Italia
Lajmi i funditPolitike

VIDEO: “Hallall sharjet, akuzat, shpifjet”, Rama flet për njohjen e pensioneve nga Italia

Published: February 6, 2024
Shpërndaje

Pas finalizimit të marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit, Edi Rama.

Rama e nis fjalën e tij duke u shpreh se sot është një ditë e bukur për shqiptarët në Itali, pasi puna e ndershme e tyre për vit do t’u kthehet në pension.

“Sot është një ditë e bukur për familjet shqiptare në Itali. Puna e tyre e ndershme, vitet e tyre të njëpasnjëshme në punë për të ndërtuar një ekonomi familjare me mund e me djersë, kontributi i tyre në ekonominë dhe në sigurimet shoqërore të vendit të dashur fqinj, nga sot do t’u kthehen në pensionet e tyre, secilit e secilës sipas asaj që u takon” thotë Rama.

- Publicitet -

Ai shton se kjo është një nga ato ditë kur thotë me plot gojën, hallall sharjet, akuzat, shpifjet dhe llafet e pafundme.

“Kjo është një nga ato ditë kur them me plot gojën, hallall sharjet, akuzat, shpifjet, llafet e pafundme që nganjëherë bëhen aq shumë sa të vjen të thuash në dreq të gjitha” shprehet kryeministrit.

Nga kjo marrëveshje, kryeministrin thekson se do të jenë mbi 500 mijë shqiptarë që mund të buzëqeshin.

“Sot janë mbi 500 mijë shqiptarë që mund të buzëqeshin për fundin e një odiseje të gjatë tridhjetë e kusur vite,” thekson Rama.

Mesazh i Kryeministrit Edi Rama:

Sot është një ditë e bukur për familjet shqiptare në Itali. Puna e tyre e ndershme, vitet e tyre të njëpasnjëshme në punë për të ndërtuar një ekonomi familjare me mund e me djersë, kontributi i tyre në ekonominë dhe në sigurimet shoqërore të vendit të dashur fqinj, nga sot do t’u kthehen në pensionet e tyre, secilit e secilës sipas asaj që u takon.

Sot është një ditë triumfi edhe për politikën si një mjet i pazëvendësueshëm për ta bërë më të mirë, më të sigurtë, më dinjitoze jetën e njerëzve të zakonshëm. Për mua është një nga ato ditë fatlume, kur ndjenja e të qenit i vlefshëm për njerëzit e këtij vendi bëhet shumë e prekshme dhe e barazon me zero të gjithë peshën e rëndë të baltës së arenës politike e mediatike.

Kjo është një nga ato ditë kur them me plot gojën, hallall sharjet, akuzat, shpifjet, llafet e pafundme që nganjëherë bëhen aq shumë sa të vjen të thuash në dreq të gjitha! Po pastaj përpjekja vazhdon e vazhdon, me durim e me këmbëngulje për të parë ditë si kjo, kur mundi dhe mosdorëzimi përpara vështirësive, pengesave, vonesave, të cilat nganjëherë kthehen deri në zvarritje jashtë vullnetit tënd, shpërblehet me buzëqeshjen e familjeve që kanë pritur atë që meritojnë.

Sot janë mbi 500 mijë shqiptarë që mund të buzëqeshin për fundin e një odiseje të gjatë tridhjetë e kusur vite. Qëkur ne nisëm të flasim me qeverinë italiane të kohës për pensionet e emigrantëve shqiptarë dhjetë vjet më parë, ata kanë pritur e kanë pritur. Fillimisht dukej krejt e pamundur për shkak të peshës domethënëse financiare të një marrëveshjeje të tillë. Por ja ku ia dolëm edhe kësaj, ndërkohë që këto dhjetë vjet nisëm dhe mbyllëm me sukses  negociatat për marrëveshjet e pensioneve me plot 16 shtete, që nga Gjermania deri në Kanada, ndërkohë që të gjitha qeveritë e mëparshme të mbledhura bashkë kishin mbyllur vetëm një të tillë në thuajse çerek shekulli, atë me Turqinë dhe edhe atë e ka negociuar e mbyllur një tjetër qeveri socialiste para thuajse njëzetë vjetësh.

Sot është dita për t’i falenderuar të gjithë ata që na dëgjuan e na mbështetën nga pala mike italiane. Janë disa, janë më shumë se sa kaq,  por në mënyrë të veçantë dua të falenderoj pesë persona:

Senatorin Italian Tommaso Nannicini, i cili u angazhua personalisht për ta mbajtur gjallë në labirinthet e pafundme të burokracisë italiane, procesin tejet të vështirë të negociatave të tejzgjatura.

Ish-ministrin italian të Punëve të Jashtme, mikun e shtrenjtë Luigi di Maio, i cili i dha procesit një shtysë të konsiderueshme përpara gjatë qëndrimit të tij në detyrë.

Ambasadorin italian në Tiranë, Fabrizio Bucci, pa të cilin ky proces mbase nuk do t’i kishte mbijetuar inercisë së shtyrjes së pafundme.

Ambasadoren tonë në Romë, Anila Bitri, e cila punoi me shumë përkushtim pranë autoriteteve italiane si zëdhënëse e të drejtës legjitime të të gjithë shqiptarëve që kanë punuar e kanë paguar sigurime shoqërore në Itali.

Dhe në fund, po jo për nga rëndësie, Kryeministren e Italisë dhe bashkëudhëtaren e çmuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-italiane, Giorgia Meloni, pa të cilën nënshkrimi i sotëm i dokumentit përfundimtar të kësaj marrëveshjeve jetike për shqiptarët e Italisë, thjesht nuk do të kishte ndodhur.

Sot jam shumë krenar për bilancin tërësor të përpjekjes së qeverisjes socialiste në mbështetje të emigrantëve shqiptarëve, të cilët falë kësaj përpjekjeje gëzojnë të drejtën e njohjes së mundit e të djersës së tyre në 16  shtete, ku si pensionistë do të shpërblehen me meritë bazuar në sigurimet shoqërore që kanë derdhur nga puna e tyre e palodhur.

Natyrisht kjo përpjekje nuk mbaron këtu, sepse ka ende marrëveshje të tjera për të lidhur deri kur punëtori i fundit shqiptar në emigracion të gëzojë të drejtën e njohjes së mundit e të djersës së tij kudo qoftë ku ka derdhur sigurime shoqërore nga puna në një vend tjetër.

Por sot është dita për ta mbyllur me një urim për të gjithë shqiptarët që punojnë në Itali:

I gëzofshi pensionet tuaja!

 

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
26 Comments
  • Phoenix says:
    February 6, 2024 at 2:49 pm

    Ka njeri qe ta shpjegoj, se perse duhet nje marreveshje midis Shqiperise dhe Italise, per tu paguar pensionet ne baze te kontributeve qe jane derdhur ne Itali me baze vitet e punes?

    C’fare lidhje ka Shteti Shqiptar ketu, me sigurimet shoqerore te Italise? Dmth, ku kane punuar Shqiptaret, ne USA, KANADA, AUSTRALI, GJERMANI etj, duhet nje marreveshje e Shqiperise qe ata te marrin pension?

    Ka njeri qe ta deshifroje kete Kinezcen e te gjatit?

    Reply
  • emigranti says:
    February 6, 2024 at 2:51 pm

    Me gjithe rrespektin e interesimit tuaj, pore ajo ambasadorja qe eshte ne krah te ministrit qe ka 10 vjet ne karriken e ambasades shqiptare ne rome se ka haberin fare se ca do te thote ky aspekt per emigrantet, gjithsesi ne teresine e tije ky ligj eshte nje tjerter tallje e radhes e kete here behet pjese e lojes edhe ky goxha minister i ri, me pa tjeter se eshte pjese e folese se rilindasve, mjatisteve dhe sorsisteve sikurse eshte kryesorsistja e ambasades ne krah te ministrit. Pra me fjale te pakta, kjo marveshje qe te mbaroj siç duhet, ne interes te emigracionit e jo te burokracise se tiranes e ne kurriz te emigracionit, duhet te pakten 4 deri ne 5 vjet. E kur te shkoj ne parlamentin italian, kalon apo nuk kalon eshte nje tjeter mersele qe ju nuk do ta thoni e komentoni me kaq buje, ka me shume gjasa te mos kaloj sepse parlamenti italian ka 10 vjet qe s’po kalon dot projektligjin e pencioneve te italianeve e jo me te marri ne shqyrtim ate te shqiptareve, Tung.

    Reply
  • fteri says:
    February 6, 2024 at 2:54 pm

    Kryeministrin thekson se do të jenë mbi 500 mijë shqiptarë që mund të buzëqeshin.po 650 mij brenda vendit që vuajnë për bukën e gojës i keni ndëshkuar të vdesinme një pension qesharak ,vuajn për një kg mishë ,gjalpë ?…..

    Reply
  • Qoftet ke daja says:
    February 6, 2024 at 2:56 pm

    Ta shpjegon Blinkeni

    Reply
  • TIMONIERI I KARVANIT says:
    February 6, 2024 at 2:58 pm

    Greqia per shembull nuk i paguan keto pensione ne baze te kontributeve qe jane derdhur ne Greqi, per emigrant shqiptar qe kthehen te jetojne pas mbushjes se moshes se pensionit ne Shqiperi.

    Ndersa nga ana tjeter Greqia paguan ne menyre te paligjshme pensione jokontributive per homogjen grek qe banojne ne Shqiperi.

    Reply
  • Rita says:
    February 6, 2024 at 3:01 pm

    Emigrantet qe kane 5 , 8, 10 vite pune ne Shqiperi ( sado te kene ) ne se përfitojnë pension italian,.m.th. kane vite punësimi te rregullta 15 vite minimalisht u bashkohen dhe vitet e punes se Shqiperise . Nuk sqarohet se sa do te ballancohet nje vit pune e Shqiperise . Mendoj se 10 – 15 euro viti . N.se.keni 10 vjet pune ne vendlindje pensionit italian i shtohet dhe nje bonos 100 – 150 euro . Punëtore italiane nuk kemi ne Shqiperi por vec Padrino , pronare biznesesh.

    Reply
  • SHQIPO, EUROPIAN says:
    February 6, 2024 at 3:02 pm

    Pensioni kontributiv eshte dhe duhet te jete nje e drejte legjitime e emigranteve shqiptar,
    jo merite e timonierit.

    Reply
  • EDI says:
    February 6, 2024 at 3:07 pm

    Fëndë ti nuk merr vesh

    Reply
  • EDI says:
    February 6, 2024 at 3:08 pm

    Po nuk pati marreveshje me dy apo me shume shtetesh nuk behen

    Reply
  • EDI says:
    February 6, 2024 at 3:08 pm

    Kjo eshte per bashkimin e viteve

    Reply
  • Ppsh says:
    February 6, 2024 at 3:11 pm

    Kinezcia e te gjatit eshte deshtim Jo fitore si don ta shesi ai
    Marrveshja duhet per njerzit qe kan punuar me shume se nje shtet pra qe ti njihen te gjitha vitet e punes duke i mbledhur bashke
    Pak a shum si njohja e patentave
    Por kur kete marrveshje e mban peng 25 vjet kjo perkthehet qe ke djegur nje brez te tere
    Imagjinoni ata qe vertet do perfitonin sot kane 80 vjec por te djegur jane edhe ata qe sot kan 70 vjec
    Pra sot ata qe perfilotojne jane aq pak saqe eshte shifer e pa perfillshme sepse shumica e atyre shqiptareve qe kan vite pune ne shqiperi eshte ne pension pra vitet e punes ne shqiperi nuk u jan njohur dhe jan djegur
    Kjo u be e qellimshme nga te dyja shtetet sepse italia ka marrveshje me vendet arabe por jo me shqiperine
    Imagjino qe me kanadane qe jan shum pak shqiptar ka vite qe ka marrveshje
    Pra ata qe sot perfitojne eshte nje moshe ne vitet 90 kishte 30 vjec pra shum pak vite pune ne shqiperi te tjeret qe jan me te rinj sju duhet kjo marrveshje sepse skan kontribute ne shqiperi
    Pra kjo eshte kollarja e shtetit shqiptar dhe atij italian qe kerkojne ta shesin si fitore te atyre qe kane ngrene kollaren
    Kete e verteton rama qe nuk jep asnje shifer apo asnje total te viteve te kontributeve qe do bashkohen
    Por kjo do dale nga qeveria italiane dhe aty do shohim sa shqiptar jan djegur nga keta 500 mij

    Reply
  • Rita says:
    February 6, 2024 at 3:21 pm

    Shqipo s’e luan topi .Si thoni eshte se puna ,djersa e punëtorit eshte e drejte legjitime por ,,,,,,, ndoshta s’e dini se Shqiperia do te kontriboje ne pagesen ndaj pensionisteve shqiptare qe përfitojnë sado pak nga vitet e punes ne vendlindje. Ne rastin tone pagesa do te shperblehet shumëfish besoj . 3000 afrikane X 360 dite apo vite ndoshta ? S’e dij me saktësi.

    Reply
  • Rita says:
    February 6, 2024 at 3:30 pm

    Shume i sajte komentuesi i nesiperm ” Ppsh” .Kjo vonese ka qene e qëllimshme. Brezi i 70 vjecareve e me siperm eshte djegur se jane pensioniste. Kjo marrëveshje duhej bere te paktën para 10 15 vjetëve. Nesër, ne BE harrohet Kjo ” fitore ” pasi ligji i unionit shkrin kufijte e shtetet . Vitet e punes bashkohen automatikisht .

    Reply
  • Asd says:
    February 6, 2024 at 3:32 pm

    Gjithe ky hartim i gjate nuk shpjegon se cfare eshte kjo marreveshje. Cfare perfiton nje shqiptar me dopio citadinance dhe residence ne Shqiperi qe ka punuar 10 vjet ne Shqiperi dhe 14 vjet ne Itali? Ku duhet ta kerkoje pensionin ? Ne sa vite i perkthehen? Njihen vitet e punes ne Shqiperi ne Itali? Ku jane detajet e ligjit?

    Reply
  • Ramalluku i Surrelit says:
    February 6, 2024 at 4:13 pm

    Hallall sharjet, vjedhjet, shpopullimi,
    Hallall edhe ato bythzinjte Afrikane,

    vec te rri une ne Fron pra Sulltan,
    si Rama i Pare…porsi vellai Erdogan!

    Reply
  • Botoni nenet e Marrëveshjes ! says:
    February 6, 2024 at 4:22 pm

    Ju gazetarë, kaq vështirë e keni që të publikoni në gazetë nenet e Marrëveshjes së firmosur?! Tek nenet fshihet « lepuri » dhe del 500 mijë vetët e propagandës së Ramës! Pensione standarte si në kohën e para viteve 1990 nuk ekzistojnë në kapitalizëm. Secili paguhet sipas një formule të kontributeve që ka kryer në skemën e pensioneve. Janë dy skema pensionesh që ndërthuren me njëra tjetrën me anë të Marrëveshjes. Për këtë arsye duhen nenet e Marrëveshjes për të kuptuar se kush përfiton dhe kush humbet. Në amerikë të zbresin pensionin shqiptar nga ajo që të takon në pensionin e skemës amerikane në 58% të vlerës së saj. Pra, lërini llogjet politike dhe flisni me seriozitet që çdo njeri të bëjë llogaritë së si do të rojë në pleqëri!

    Reply
  • Nafta says:
    February 6, 2024 at 4:43 pm

    1. Perfitojne vetem ata qe dalin ne pension pasi marreveshja te hyj ne fuqi qe duhen edhe pak kohe. Parlamenti Italian do 1 apo 2 vite ta miratoj dhe Rama do dal prape ne video si ka bere edhe 3 here para kesaj.
    2. Ata qe dalin ne pension para marreveshjes nuk perfitojne qe jane shumica derrmuse.
    3. Do perfitojn vetem vitet qe kane paguar ne Itali dhe Shqiperi asgje me shume. Nese ke nen 15 vite ne Shqiperi dhe nen 20 vite ne Itali do te njihen. Deri me sot nuk te njiheshin. Por vitet e punes ne Shqiperi nuk do te njihen si vite pune ne Itali.
    4. RAMA eshte sharlatan se bashku e me mediat qe nuk sqarojne njerezit. Me vjen keq por perfitimet jane modeste dhe per shumicen e shqiptareve ne Itali sot nuk perben asnje interes pasi ose kane punuar ne te zeze dhe do marrin pensionin social ne Itali ose kane vitet e plota te punes ne Itali dhe nuk kane kontribute ne Shqiperi.
    5. Marreveshja eshte bere para 2 viteve nga e majta italiane sot thjesht u nenshkrua pasi Meloni e mbajti 2 vjet ne syrtar. Rama kerkon te laj turpin e marreveshjes me Melonin me kete te pensioneve.

    Reply
  • Heretiku says:
    February 6, 2024 at 4:47 pm

    Eshte nenshkruar nje marreveshje, por se cfare permban kjo marreveshje nuk dihet asgje. Duhet te jepen te gjitha detajet e marreveshjes, per te kuptuar se si do te funksionoje. Deri tani eshte nje tymnaje propagandistike, per te fluturuar me pras ne ….. te gjithe ata qe kane qejf te mashtrohen. Pra gjithshka eshte per tu pare.

    Reply
  • Detari says:
    February 6, 2024 at 5:32 pm

    perfitim ketu ka vetem shteti italian se do paguhen skiptaret me cmimin skiptar te pensionit dhe jo ate italion. gezuar ramazonin

    Reply
  • Phoenix says:
    February 6, 2024 at 5:50 pm

    Mos prisni detaje te marreveshjes, sepse lajmi thjesht po perdoret si vegel propagandistike, per te balancuar rreagimin dhe opinionin publik ndaj marreveshjes Rama-Meloni per fisin Zulu. Eshte si puna e shkopit dhe karrotes.

    Reply
  • Tani says:
    February 6, 2024 at 6:18 pm

    Dekari DHE fenda
    Jane per kaos DHE terrorizem
    Mos i degjoni
    Nqs doni te dini shkoni tek sigurimet shoqerore ne Al ose INPS ne It
    Atje do te keni shpjegime te sakta
    Kokeboshet e permendur me siper jane ne kafene DHE flasin e tallen me bythen e tjetrit

    Reply
  • demo says:
    February 6, 2024 at 6:29 pm

    pas 40 vjet genc pollo,ka shkruar dy fjale,qe nuk jane kashte.
    INTELIGJENCA ARTIFICIALE E KRYEMINISTRIT.
    Ne fillimet e RD i dergova nje shkrim Frrok Cupit.Ky me tha:-Jepja Genc Pollos ta shohe,se nuk kam kohe.
    Genc pollo ishte nje djale,qe sapo ishte kthyer nga Gjermania,me floke si kashte,me syrrat kashte,me vetulla kashte,edhe me qerpike kashte,.Edhe kur fliste,ky fliste kashte.
    E mora shkrimin e dergova tek Republika.
    Qe Atehere CEHRJA nuk me genjeu.Cehreli-Behreli-thote Turku.qe dmth.Cfare eshte, e tregon Cehrja.
    kjo gje prej kashte qendronte ne zyre te Berishes,si Ndejtese kashte,.Mor po Zagare,te poshter,intrigante ishin dyshja Dobxhinski-Bobxhinski,Mero Baze.ylli Rakipi,por m`i lig duhej te ishte ky kashte,,spse ky nuk fliste,Edhe kur fliste ky fliste kashte,pa thene gje,sepse ne kete kashte nuk gjije nje kokerr grure.Veshtire te kuptoe,kishte apo nuk kishte dore ne komplotin kunder Mocionisteve,Veshtire te kuptoje:kishte apo nuk kishte dore ne vrasjen e Hajdarit,,sepse per here te pare si qenje qe flet,ky u Evidentua nga Hetimet,se paska qene personi qe i tha Hajdarit-Atje jashte eshte nje maqine e dyshimte,,me tha Doktorri,qe kane pune me TY!
    Edhe kur formoi nje Parti,,formoi nje Bylyk me kashte.Te gjithe u larguan me sherre nga Berisha dhe u kthyen kryeunjur,duke u lutur,.Ja Eduart Selami ju lut Hajdarit te nderhynte, beri autokritike me shkrim,,poor ky u largua si fije kashte dhe u afrua perseri si fije kashte qe e merr Era e dergon ne Mullar.
    Ky qe ca kohe minister i puneve kompjuterike ,,se kur u shtruan ato kabllot Optike kompjuterike,se ku,nuk u muar vesh kurre,vecse kur u prish rruga Durres-Qafe Thane nga rreshqitja dherave,,dualle kabllot e ketij te fshehur ne kanalet e kullimit,.Si fije kashte qe te futet poshte kanatjeres dhe te cpon si cimke.
    Por ja,sot kishte shkruar nje titull,qe nuk ishte kashte.
    Inteligjenca artificiale e Kryeministrit.

    Reply
  • LISI says:
    February 6, 2024 at 9:04 pm

    HIDHNI VALLE E KENDONI CIKA
    JO NGA QEJFI PORSE NGA FRIKA
    GEZIM TE MADH PO KA SOT SHQIPNIA
    VIJNE PENSIONET NGA ITALIA

    SKA RANDESI SA E BLEJME BUKEN
    NO PROBLEM NAFTA SA ASHT RRIT
    CAJME PERPARA NEPER FITORE’
    REFUGJAT PERJETE NA MBETEN FEMIJTE

    NE VEND ME SJELL RININE NE VATAN
    TA GEZOJNE JETEN NE SHTEPINE VET
    LUFTON TE DALIN NE PENSION
    REFUGJAT TE MBETEN PERJETE

    Reply
  • Jovan Bregu says:
    February 7, 2024 at 12:26 am

    Per pesimistet dhe ata qe shohin vetem bardhe e zi.
    “Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve tona.”

    Pra nqs ke punuar me rregulla 16 vjet ne Itali por per Ligj Italian duhet minimumi 20 vjet nuk merre dot pension ne Itali.
    Ne kete llogari nqs ke punuar edhe 14 vjet ne shqiperi me rregulla, bashkohen te dyja dhe te njihet e drejta e pensionit sic shkruhet ne artikull per ata qe se bashku bejne 30 vite pune me rregulla.

    Nuk me intereson politika, shume faleminderit kush e beri,jete te gjate. Eshte njohje e djerses se njerezve.

    Reply
  • Shqiptar says:
    February 7, 2024 at 12:31 am

    Po tamam keshtu, hallall.
    Italia njihet per burokracine e saj, rendesi ka qe u nenshkrua marreveshja, dhe do kaloj ne parlament. Me mire nga fici apo jo?

    Reply
  • Xha jaho says:
    February 7, 2024 at 12:36 am

    Komplimente politikes. Arritje e madhe per qytetaret e ndershem.
    Hajduteria le te leh se ska me se merret.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?
  • Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  • Një turist në protestë
  • LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Komentet e Fundit

  1. K R on Gabimi fatal i Dritanit
  2. Vlora 97 on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  3. Kokpalari 21 janarit on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  4. K R on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  5. nga Enveri tek Edveri on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?