Marrëdhëniet njerëzore shpesh janë një ndërthurje e politikës, luftës, ndjesive të forta personale, miqësive të konsoliduara në dekada, por dhe detyrimeve strikte familjare.
“DITA” ofron sot nga arkiva e saj historinë e rrallë të bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke mes dy “armiqve”, të dy në kampe të ndryshme, në dukje të papajtueshme njëra me tjetrën.
Ibrahim Bej Biçaku ishte pinjoll i një prej dyerve më të rëndësishme të parisë shqiptare. Ai ishte një njeri elegant dhe mendjehollë, që nuk transmetonte aspak stilin dhe mendësinë shqiptare të kohës.
Ishte rritur mes gjitha të mirave që ofronte një derë e madhe bejlerësh, ishte shkolluar në Austri dhe politika nuk ishte një pasion i tij i veçantë. Mirëpo për çudi ai pranoi të drejtonte për 6 muaj qeverinë kuislinge që ngritën gjermanët kur pushtuan Shqipërinë.
Shihni më poshë editorialin e përgatitur nga DITA.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU.
