Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO\ I vuri zjarrin shtëpisë së ish-vjehrrit të motrës, arrestohet 18 vjeçari në Durrës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > VIDEO\ I vuri zjarrin shtëpisë së ish-vjehrrit të motrës, arrestohet 18 vjeçari në Durrës
AktualitetKronike

VIDEO\ I vuri zjarrin shtëpisë së ish-vjehrrit të motrës, arrestohet 18 vjeçari në Durrës

Published: June 2, 2023
Shpërndaje

I vuri flakën derës së banesës së 61-vjeçarit, për shkak të prishjes së një marrëdhënieje të mëparshme familjare, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari nga Durrësit.

Ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim vëllain e të arrestuarit, pasi kanosi me fjalë 61-vjeçarin, për jetën si dhe për të mos kallëzuar.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar veshjet e përdorura gjatë kryerjes së krimit, një bidon plastik i lëndës djegëse dhe një celular.

- Publicitet -

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast të dëmtimit të qëllimshëm, me zjarr, të derës së banesës së një shtetasi, për shkak të një konflikti ndërmjet tij dhe autorëve të dyshuar, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe arrestimin e përgjegjësve.

Nga  veprimet e  shpejta hetimore dhe procedurale të kryera dhe si rezulat i operacionit policor të koduar “Identifikimi”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. N., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti të mëparshëm ndërmjet tyre, i ka vënë flakën derës së banesës së një 61-vjeçari (ish-vjehërri i motrës së tij).

Nga përhapja e flakëve u shkaktuan dëme materiale dhe iu rrezikua jeta banorëve të pallatit ku banonte 61-vjeçari.

Gjithashtu për këtë rast, shërbimet e Policisë shpallën në kërkim vëllanë e 18-vjeçarit, shtetasin I. N., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se përmes celularit, ka kanosur me fjalë, 61-vjeçarin, për jetën dhe për të mos kallëzuar. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të përdorura nga këta shtetas, gjatë kryerjes së krimit, një bidon plastik ku mbahej lënda djegëse (benzinë) dhe një celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dorën në zjarr!
  • Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  • INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllja e 30 kapitujve në dy vjet, fantazi zgjedhore
  • Partia nuk mund të jetë burg për njeriun e lirë
  • Zhbllokohen aplikimet për fondin e komunitetit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Rimbursojmë edhe zëvendësimin e depozitave të ujit në një të përbashkët për gjithë pallatin

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  2. Andi on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  3. Zani on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  4. ¿? on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  5. Daj Jaku on Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?