Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: “K****, do vijmë t’ju vrasim të gjithëve”, aleati i Putinit kërcënon live gazetarin gjerman të BILD
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > VIDEO: “K****, do vijmë t’ju vrasim të gjithëve”, aleati i Putinit kërcënon live gazetarin gjerman të BILD
BoteKryesore

VIDEO: “K****, do vijmë t’ju vrasim të gjithëve”, aleati i Putinit kërcënon live gazetarin gjerman të BILD

Published: August 8, 2022
Shpërndaje

Humbjet katastrofike në Ukrainë dhe dështimi me planin e pushtimit duket se kanë acaruar jo vetëm Vladimir Putin por edhe mbështetësit e tij më të afërt, që punojn për propagandimin e forcës së ushtrisë së Kremlinit.

I radhës që ka humbur toruan, këtë herë publikisht, është , lideri i partisë pro-Putin “Rodina”, Aleksey Zhuravlyov.

I ftuar në televizionin e mbështetur nga Kremlini, ku shpesh panelistët kanë lëshuar kërcënime të hapura në drejtim të Perëndimit, Zhuravlyov ka dalë nga vetja duke kërcënuar një gazetar gjerman.

- Publicitet -

Gjatë paraqitjes në programin e lajmeve “60 minuta”, Zhuravlyov kërcënoi Björn Stritzel, një reporter i agjencisë gjermane të lajmeve BILD, i cili po mbulon luftën në Ukrainë.

Një video e komenteve të tij u postua në Twitter të shtunën nga gazetarja Julia Davis, e cila monitoron propagandën ruse.

“Nuk më intereson, dua t’i them këtij nazisti: K****, do të vijmë të gjithë t’ju vrasim të gjithëve”, tha ai.

Megjithatë, komentet e tij u hodhën poshtë nga prezantuesi i televizionit shtetëror rus, Yevgeny Popov, i cili ‘e qortoi’ atë për kërcënimin e njerëzve.

“Këta janë gazetarë. Këta janë propagandistë, por të mos jemi të tillë. Të mos vrasim askënd”, tha ai.

Megjithatë, Rusia është përballur me akuza për krime lufte në muajt e fundit, duke përfshirë sulme të synuara ndaj gazetarëve dhe civilëve të tjerë, dhe më shumë se një duzinë organizatash po hetojnë krimet e supozuara të luftës të kryera nga forcat ruse.

Meanwhile in Russia: another normal day on Kremlin-controlled state television.

Appearing on 60 Minutes, State Duma Member Aleksey Zhuravlyov is threatening @BILD reporter in Ukraine @bjoernstritzel and other German journalists: “B***, all of us will come and kill all of you!” pic.twitter.com/XyCFxE4T87

— Julia Davis (@JuliaDavisNews) August 6, 2022

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Artan says:
    August 8, 2022 at 8:55 am

    Ruset harrojne dicka thelbesore, harrojnë se mbi Gjermaninë në luften e dyte boterore fituan vetem në sajë të mbeshtetjes direkte të Perendimit

    Po të mos të kishte hyre ShBA në luftë dhe pa ndihmat e tyre në drejtim të Bashkimit Sovjetik, rusët sot do flisnin gjermanisht

    Megjithëse sot mund të kenë raketa të sofistikuara , plotësimi i endrresës së tyre për t’i shpërthyer në vendet perendimore do merrte menjëherë të njejtën përgjigje dhe efekt edhe mbi vet Rusinë.

    Megjithse here pas here marrin superxhiro në media , Instiktivisht e kuptojnë kaq gjë !!

    Te shkretët

    Reply
  • Shpetimi Debatik says:
    August 8, 2022 at 11:43 am

    Ha mut ha Artan koqja !.
    Beteja e Stalingradit ,groposi hitlerianët.
    Zbarkimi në Normandi ishte barrikada që anglo-amerikanët ndērmorën për frenimin rus që I cili do të ishte ndalur në brigjet Francë-Portogali-Spanjë dhe bota e sotme, veçanërisht Europutana do të ishte krejt ndryshe o loqe kandari .
    Mjerisht popujt e europës së nënshtruar po paguajnë edhe sot haraq atlantikut verior .

    Reply
  • Gzim Kulufi says:
    August 8, 2022 at 1:50 pm

    @Artan: Ndersa sot lexon komentues gjermane qe thone neper internet, se nw L2B ne gjermanet beme punet e pista te amerikanve!
    Amerikanet hyne ne Sicili te Italise ne vere te 1943 (10 korrik) dhe pas dy javesh bie Musolini. Ne kete kohe ishte bere e qarte qe ushtria gjermane nuk fitonte mw mbi Ushtrine e Kuqe, sepse ishte thyer ne dimrin e 1942-43. Kur fronti lindor kish arritur ne Kiev (Ukrahine) dhe ishte bere e qarte qe Gjermania e kish humbur luften, hapet fronti perendimor me 6 qershor 1944.
    Tashme e di cdo kush si-pse-qysh mbi L2B. Dhe pikerisht, pse dihen mire te gjitha, tipi ne vidio me kravate eshte nje nazist, packa se -sot- i kombesise dhe parlamentit rus.

    Reply
  • Katiu says:
    August 8, 2022 at 2:42 pm

    Nuk na vjen e keqja nga Tani ( nga të gjithë Tanët ,se s’është një , debilë të tillë kemi shumë ) , e keqja e madhe na vjen kur në krye të vëndit mbajmë kunguj si Tani .

    Pa Ameriken , ruset do flisnin gjermanisht !

    Guximi për të pohuar ketë nuk vjen nga një dituri e thellë , por vjen nga një injorancë e thellë .

    Në qershor 1944 , kur Amerika zbriti në Evropë për tu ndeshur ballë-për-ballë me bishën naziste , e kishte marrë ferra uratën , tani ruset po çlironin Evropën nga Hitleri .

    Ishte fat i madh që në keto kohë të rënda Amerika pati në krye një burrë të shquar si Ruzvelti ; fat i madh edhe për BRSS !

    Amerika dhe Rusia, sot e mot duhet të jetojnë në paqe, mos o zot të futen në luftë .
    ( Jam ateist, por , kur tronditem shumë i drejtohem zotit. Nuk e di pse) .

    Reply
  • Artan says:
    August 8, 2022 at 8:12 pm

    Ne Rusi ende jetojne me euforine se munden Gjermanine te vetem ne Luften e Dyte Boterore.
    Dhe jo vetem ne Rusi

    Sidoqofte komentuesit kane te drejte per sa i perket realitetit te ngjarjeve ne kete Lufte

    Por ne rast se Gjermania do ishte fokusuar vetem ne pushtimin e B.S. ?? dhe te mos kishte ushtrite te shperndara ne gjithe Europen, deri edhe ne Veriun e Afrikes ?

    Ndihmat ushtarake dhe ushqimore amerikane drejt Rusise (edhe para Zbarkimit ne Normandi) e ndihmonin Ushtrine e Kuqe, po keshtu edhe drejt Anglise (kushtezonin Gjermanine te perqendronte nje pjese te ushtrise se saj ne Perendim te Evropes, larg Frontit rus) duke ndikuar direkt ne fatin e Luftes

    Po te ishte tek per tek Gjermani – Rusi marshimi gjerman do ndalonte ne Siberi
    Ne rast se ka persona qe nuk e kuptojne kete gje nuk prish pune, sidoqofte shansin e kane

    Per fat te mire Aksi i se keqes (Berlin, Rome, Tokio) pati enderr te pushtonte gjithe boten dhe rezultati ishte logjik.

    Por logjik do jete rezultati edhe kur jeton me kete eufori jashte realiteti qe paske fituar vetem me forcat e tua , mbi nje vend te forte perendimor.

    Megjithese jo per faj te saj Rusia dhe populli i saj vuajti jo pak gjate kesaj lufte
    Respekt per luften, te renet dhe vuajtjet e popujve ruse dhe sovjetike

    Dhe kjo eksperience e hidhur do mbetej ne ndergjegjen e ruseve, qe natyrisht dhe prandaj do kene sot nje ushtri dinjitoze, moderne, te disiplinuar, krenare dhe e kane ngritur kete ushtri

    Mjafton nje fjale, nje xhest i Putin dhe kjo ushtri me tanke dhe avione moderne gjithe Europen, e pushton, deri edhe Portugaline dhe Spanjen ! Ashtu si Gjermania E Vetme dikur !

    Putin po te donte do pushtonte Kievin per 3 dite !!! Edhe me tej
    Cfare naivesh, ruset dhe filoruset

    Kete te ben euforia !
    Kur nuk je me kembe ne toke. Ne vend te ecte me kujdes, me pasurite e vendit te rriste nivelin e jeteses se ruseve. te forconte ekonomine, por edhe ushtrine e mjere, shkon i hyn aventurave

    Po e shohim sot ushtrine e lavdishme ruse !
    Kievin nuk moren dot

    Sepse kte here ndihma ushtarake dhe financiare e Perendimit eshte per Ukrainen

    Edhe Irani po mundohet te ndihmoje rusin e gjore me drone. Rusia ka nevoje per ushtare ne front prandaj filoruset mund te marrin ndonje pushke ose kallash dhe t’i ndihmojne. Ne kete gjendje qe ndodhet rusi , i pranon

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    August 8, 2022 at 10:20 pm

    Ky rusi të ha carin. Njëlloj si pimpi i vet, që ka ngelur baltrave të Ukrainës. Kur të vijë dimri, do e shohim sesa të zotë janë rusët. Do lënë leshtë bashkë me lëkurën.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Dhjetëra makina nga Europa, diaspora i bashkohet protestës në kryeqytet
  • Rama sfidon protestuesit: Sillni draftin për “Shqipërinë e re”
  • “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
  • Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  • SHIFRA: Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë

Komentet e Fundit

  1. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  2. Trimi on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  3. Anonymous on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  4. !!? on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  5. ANA on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?