Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Konventa e Turizmit, Rama: Ndjehuni si zotër në shtëpinë tonë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > VIDEO: Konventa e Turizmit, Rama: Ndjehuni si zotër në shtëpinë tonë
KryesorePolitike

VIDEO: Konventa e Turizmit, Rama: Ndjehuni si zotër në shtëpinë tonë

Published: April 4, 2023
Shpërndaje

Shqipëria ka mbledhur në një Konventë Ndërkombëtare të Turizmit 38 vende të botës për të diskutuar për sektorin.

Një organizim që zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit. Mikpritësi, kryeministri Edi Rama, duke iu referuar traditës së shqiptarit, i ftoi të pranishmit të ndihen zotër në shtëpinë tonë.

“Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Kështu shkruan kodi i shqiptarëve, i pari ligj i shkruar i këtij vendi 5 shekuj më parë. Dhe për sa kohë zoti na vjen në derë përmes atij që shfaqet në pragun e shtëpinë tonë, ky i fundit është zot shpie për aq kohë sa qëndron mes nesh”, tha Rama.

- Publicitet -

Për ta njohur më mirë vendin tonë, Rama iu kërkoi që ta shohin Shqipërinë nga afër dhe të mos bazohen në atë se çfarë thuhet.

“Shijojini sa të mundeni dallimin e skajshëm mes stereotipit të Shqipërisë në mediat tuaja dhe perceptimit të vetë shqisave tuaja. Për vendin krejt tjetër ku keni ardhur sot. Ju siguroj që ky që shikoni është i vërtetë ndërsa vendi i krimit, mafias, drogës, plehrave, varfërisë ekstreme, hajdutëve dhe lypsave në çdo rrugë apo të pastrehëve është pjesërisht një vend të cilin ne e kemi lënë pas në të shkuarën”, tha Rama.

I pranishëm në Konventë, Zurab Polikashvill, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit tha se për të zhvilluar turizmin do të duhet bashkëpunim ndërsa theksoi se fokusi do të duhet të jetë angazhimi i të rinjve në këtë sektor.

“Bashkëpunimi është kyç për të zhvilluar turizmin, Shqipëria do të rritet në përmasa dhe ndikim. Pa njerëzit e duhur nuk mund të realizojmë planet tona, përparësi është edukimi, roli i të rinjve në turizëm, mbetemi të gatshëm të kontribuojmë për vitin Europian të aftësive, presim të punojmë me ju për turizmin”, tha Zurab Polikashvill.

Për zëvendës presidentin ekzekutiv të Komisionit Europian, Frans Timmermans Shqipëria ka shumë për të ofruar nga natyra dhe traditat e saj dhe kjo dhuratë duhet të përdoret në mënyrë të mençur.

“Shqipëria e ka këtë mundësi dhe inkurajoj autoritetet shqiptare t’i zhvillojnë. Keni shumë për të ofruar. Ndoshta nuk do jeni luksoze se ka vende që ndërtojnë industri luksoze, por mund të jeni vendi më i ndërgjegjshëm ndaj turizmit, mund të tërhiqni markë të re turistësh.”

Konventa Ndërkombëtare e Turizmit do të vijojë në Tiranë për tre ditë dhe 38 vendet do të jenë pjesë e një plartforme diskutimi, ku do të shërbejë si një mundësi promovimi i jashtëzakonshëm për Shqipërinë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Kanuni says:
    April 4, 2023 at 11:46 am

    KANUNI SKENDERBEUT THOSHTE
    MIKUN E VERTETETE
    TA DONI TA MBRONI
    PO KURRE ZOT SHTEPIE
    ATE MOS TA BONI

    Reply
  • I paemer says:
    April 4, 2023 at 11:53 am

    Asnjë turist në botë nuk mund të ftohet për tu ndjerë zot në vendin që viziton, por i mirëpritur e në respekt të ligjeve të vendit.

    Shprehjet e KM kalojnë çdo cak dhe janë tregues i kompleksit të inferioritetit apo puthador i parasë.

    Zoti Rama, ky vend i ka shqiptarët si zotërit e vet, madje në mijëra vjet dhe nuk është humbëtira e botës.

    Mjaft i fyet e denigruat qytetarët , duke spekulluar në mikpritjen shqiptare, sepse në pak kohë mund të kthehet në bumerang.

    Reply
  • Dudumi says:
    April 4, 2023 at 12:45 pm

    Zoterit e s’emes. Ky ndonjehere flet si e ema e Zeqos ne maje te thanes .

    Reply
  • Me emer says:
    April 4, 2023 at 1:17 pm

    Te lumte dora dhe mendja

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Leximi gjatë verës! Koha për të rishikuar listat e librave rekomandues
  • Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  • 02 korrik 2026
  • Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi

Komentet e Fundit

  1. Juristi on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  2. titi on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  3. Keta jemi ky eshte niveli on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  4. Vlora 97 on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  5. Plaku on Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?