Një ceremoni madhështore, me vigjilje dhe procesione ushtarake, përkujtime solemne, ekrane gjigande për të transmetuar ngjarjet në prani të krerëve të shteteve, liderëve botërorë dhe familjeve mbretërore nga bota është siguruar pa asnjë kursim për funeralin e mbretëreshës Elisabeth II.
Shifrat e sakta nuk dihen, por është e sigurt se do të kalojnë rreth 4 milionët e shpenzuara për lamtumirën e fundit të Zonjës Dianës, por edhe 5 milionët e ndara për funeralin e Nënës Mbretëreshë. Asnjë krahasim me kostot e bëra për ceremoninë e Princit Philip, e cila, për shkak të kufizimeve anticovid, ishte organizuar në një formë më modeste.


Për të garantuar sigurinë e plotë dhe shmangien e incidenteve, janë mbledhur një numër prej 10 mijë forcash policore, të cilat kërkojnë angazhim dhe kosto mjaft të madhe.
Përveç kostove të garantimit të shkëlqimit nga njëra anë dhe sigurisë nga ana tjetër, duhet të merren parasysh edhe të gjitha kostot indirekte.
Arkëmorti i Mbretëreshës Elisabeth II është larguar nga Westminster Hall dhe ka mbërritur në Westminster Abbey për shërbimin funeral shtetëror.
Mbreti Karli III, motra e tij Princesha Anne dhe vëllezërit e tij, princat Andrew dhe Edward ndoqën pas arkivolin.
Gjithashtu pas arkivolit të mbretëreshës ishin princat William dhe Harry dhe Peter Phillips, i cili është djali i Princeshës Anne dhe një prej nipërve të tjerë të Mbretëreshës.
Pas tyre janë anëtarët e tjerë të familjes mbretërore: kushëriri i Mbretëreshës, Duka i Gloucester-it, nipi i saj Earl of Snowdon dhe burri i Anne, Sir Tim Laurence.
j.l./ dita

Nuk eshte nje ceremoni luksoze por madheshtore, sipas tradites qe eshte ndjekur per babain e saj dhe gjithe paraaedhesit.
Mbreti Çarls, edhe pse nje princ ne pritje prej kaq shume kohesh per tu bere mbret, na u shfaq, pas vdekjes se te emes, si nje pasues i denje. I ngrohte, me artikulim te paster dhe me ate humorin qe e karakterizon.
Per cudi te te gjitheve, edhe Kamila mbereteresha, me kohe eshte bere mjaft e dashur per publikun britanik. Eshte aq e perkushtuar ndaj mbreterise, sa quhet edhe arma sekrete e mbarevajtjes se monarkise.
Ishte nje episod, kur mbretit ne momentin kur do nenshkruante aktin e shpalljes mbret ne Skoci, i rrodhi stilografi dhe u nervozua. Ishte Kamila qe me qetesi rregulloi gjithshka. Momenti i nervozimit me stilografin u kthye ne humor me publikum. Kur ishte ne Uells, nje grua nga publiku i dha nje stilograf, duke i thene me humor, qe ta mbante ne rast se stilografi do i rridhte perseri. Mbreti e mori ne dore stilografin dhe qeshi bashke me turmen.
Mbreti eshte shume aktiv me shoqata per te cilat ai eshte patron, te cilat merren me te rinjte qe mund te kene probleme te ndryshme ne jete. Gjitjashtu ai perkrah kauza te ambientit, ngrohjes globale, etj.. Gjithsej numerohen 400 te tilla, te cilat tani qe u be mbret dhe nuk mund ti ndjeke, njepjese do ia kaloje per menaxhim Kamiles, mbretereshes konsorte.
O i shkreti ti megjithe camilen qe eshte bere e dashur per popullin dhe humori carlit me stilografin….
Mbreteresha e meriton gjithe keto harxhime se ka punuar 70 vjet e i ka rene bretku per popullin….
Dhe mbante ne koke kuroren me 280 gure diamante me vlere 280 miliard paund qe ja ka mare popujve te varfer…
Dhe nga puna e saj ka kursyer 560 milion paunde dhe nuk dine se si ti ndajne…
Dhe populli rri me ore te tera ne radhe…
Me pare të vjedhura e kan siguruar pasurinë anglezët ,kështu edhe mbretresha ka shumë koloni që i kan zhvatur lakuriq ,është e dhimbëshme përfshi statujat e butrintit ,edhe floririn e popullit shqiptar të grabitur nga gjermanët,na e vodhën ,pastaj inskenuan minimin e kanalit korfuzit ,bënë përgjegjës shqiprinë e varfër , vajmedet mbretresh e re ,
nuk kishte çfar të hante !….
njeri femer si cdo femer, por shpirt zeze. Shfrytezuese dhe kolonializuese e popujve. I vafte shpirti ne ferr per gjakun dhe djersen e grabitur te popujve te Botes.