Britanikët janë në zi për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth e cila vdiq në moshën 96-vjeçare.
Turma njerëzish janë mbledhur – herët – jashtë Pallatit Buckingham ku flamuri është valëvitur në gjysmështizë. Londinezët me sy të përlotur dynden nëpër pallate për të vendosur një lule në kujtim të mbretëreshës së tyre më jetëgjatë.
Pavarësisht shiut me ndërprerje, të mbledhurit jashtë pallatit jo vetëm që nuk u larguan, por u shtuan, në një tubim që me siguri do të zgjatet në natë në kujtimin e mbretëreshës që shënoi historinë moderne të Britanisë së Madhe.
Madje, disa shkuan në Pallat që në momentin që morën vesh se shëndeti i saj ishte përkeqësuar dhe ishin aty kur u njoftua për vdekjen e saj. Ishte momenti kur BBC po luante himnin kombëtar të vendit dhe të gjithë nuk mund ta besonin që Elizabeta përfundoi kaq shpejt, pasi vetëm pak orë më parë njoftimi nga Pallati nuk la të kuptohej se gjendja e saj shëndetësore ishte jashtëzakonisht kritike.
Megjithatë, fakti që menjëherë pas njoftimit se Elizabeta ishte vënë nën vëzhgim mjekësor, të gjithë anëtarët e familjes mbretërore nxituan në kështjellën në Skoci, tregoi se gjërat ishin shumë më serioze sesa thuhej në njoftimin zyrtar.
a.m/dita

Keto pamje me kthejne pas ne kohe, nuk ka asnje dallim me vajtimet qe beheshin kur vdiq diktaori Enver.
Nje hijearki princash dhe dukesh me ne krye nje mbretereshe me shpenzime pa fund qe nuk bejne asnje pune dhe bredhin me kar-roca te dekoruara me ar dhe fildish, ku nga pas vjen skuadra e pastrimit te bajgave. qe mbahen nga taksat e qytecareve toca qe po ulerasin.
Ngushellime ndryshkut Harry dhe jevges Maghan.
Lali fiku ka nje ndryshim shume te madh midis dy ngjarjeve, megjithese dukja mund te jete e ngjashme. Keta njerez qe shikon zotrote ti ketu nuk i ka nxjerre njeri me zor ne rruge. Kush nuk ka dashur te dale ne rruge ka ndejtur ne shtepi, dhe i ka fut edhe noi shishe birre, a vere per qejf. Kur vdiq ai bastardi jone , na vune ne rresht dhe na detyruan te shtremberonim edhe surratin sikur na vinte keq. Po te te shpetonte ndonje e qeshur si pa dashje e hanje me gjithe familje. Qe te merremi vesh, nuk po them se atehere nuk pati trushkulur qe qane me vertet, se po shofim edhe qe sot ka sa te duash bole gomari qe kujtojne se Enveri ishte Kumandari Loqendar qe e mbajti ndezur fenerin e vajgurit ne brigjet e Adriatikut.
Pikepyetje! Nuk ka ndryshim.
Her Highest Pirate.
Lundra, po e the ti qe nuk ka ndryshim, i ka vdek nona. Ti je nga ata qe i ve vulen. Nuk e kuptoj cfare ke dashur te thuash me ” Her Highest Pirate”, po edhe kete, meqe e ke thene ti si profesor i anglishtes, do ta quajme thenie e shekullit.
Vdiq mreti ! Rrnoft mreti !
Si me ja ba me dritat dhe ujin, se jena sheklli 21 ene rrojm si ne shekllin 19 ?
Ne nuk jemi britanike ,pra dhe s’i kemi fqinje. Populli i te ndjeres tashme e din dhe e ndjen humbjen e saj.Por as ne e as askush nuk mund te mohoje historine e qendreses se saj si Mbretereshe .Kur u bo Mbretershe Anglia kishte gati 80 koloni e sot numeron 18 ne mos gaboj.Dhe keto ndoshta do te zvoglohen dhe me si kusht i kerkesave te kohen. Pra asaj i perket merita per civilizim dhe dhenien e pamvarsise se shume kolonive.M.gj.th.tensionet e skandalet qe ka pasur pallati Mbreteror asaj nuk ju zbeh imazhi sa te mos njihet e respektuar si Mbreteresha me jetegjatesi me te madhe ne postin e saj.Vec te majtet e thekur nuk fshehin gezimin per vdekjen e saj.Ikja e saj mbyll nje epoke dhe vazhdimsia e Monarkise nuk ka surpriza.Dhe sa per krahasimin qe ben dikush per xhenozene e qoftlargut tone me vjen me qesh. Dje ne Londer e persa dite do zgjasin ditet e zize nuk ka detyrime , grumbullim i shkollave ,nderrmarrjeve e komitete ekzekutive apo patronazhiste qe te cojne ne varrim apo tek vorri me “nderu ” nje gjoja udheheqes. Mos na beni per qorra e shurdher duke krahasuar LIRINE me DHUNEN apo BURGUN.Se jemi deshmimtare Okulare te asaj vdekje te shume pritur nga krejt populli shqiptar. Perjashtojme ish byroristet me femijet e tyre ,ish hetuesit e ish sigurimsat qe vazhdojnë te kene nostalgji per at sistem shtypes .