Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shembja e rrugëve në dy kohë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Shembja e rrugëve në dy kohë
AnalizaPolitike

Shembja e rrugëve në dy kohë

Published: February 28, 2026
Shpërndaje

Orët e gjata të mbetjes në trafik të rënduar dhe udhëtimi në rrugë pa rrugë është stërmundim dhe kosto e lartë për mijëra qytetarë që e kanë të pamundur prej disa ditësh për të shkuar drejt Librazhdit, Prrenjasit, Pogradecit dhe Korçës.

Shkak është bërë bllokimi total i aksit kombëtar nga rrëshqitja e trasesë së rrugës dhe më pas dëmtimi i një ure në afërsi të “Arrave të Gurrës” në fshatin Dragostunjë të Librazhdit.

Krahas bllokimit të rrugës, në të njëtën zonë dëmtime pati edhe në një shtyllë të tensionit të lartë e cila u zhvendos dhe po ashtu traseja e hekurudhës buzë Lumit Shkumbin.

- Publicitet -

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për të zbuluar nëse situata e rëndë ka ardhur nga gërryerja e Lumit Shkumbin.

Për kryeministrin Rama ky është një fenomen gjeologjik dhe situata të tilla me rrëshqitje ndodhin kudo.

Kryeministri mbërriti ditën e djeshme mjaft shpejt në Korçë, nëpërmjet helikopterit të Forcës Ajrore Ushtarake, për të mos humbur takimin për hapjen e “Polit të Dijes”, një projekt për zhvillimin e arsimit të lartë.

“Më thonë se qenkan futur në vlim tenxheret politike e mediatike pse unë po udhëtoj me helikopter për Korçë! Në fakt jo vetëm për Korçë, po nga Korça edhe në Vlorë, për të shoqëruar një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, e për t’iu prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë, si dy destinacione me potencial për të mikpritur universitete të mirënjohura ndërkombëtare”, shkruan Rama në rrjetin social X.

Kreu i qeverisë e lidhi dëmtimin e rrugës  me “fenomenin gjeologjik” duke mohuar akuzat për përgjegjësi të strukturave shtetërore, apo kompanive  të ndërtimit të akseve rrugore në këtë zonë.

“Sa për aksin e bllokuar këto ditë, duhet një ligësi e madhe, një dëshpërim i thellë dhe një padije e rëndë, për t’ia faturuar qeverisë problematikën e një rrëshqitjeje gjeologjike të masivit natyror në anë të rrugës së vjetër, që ka impaktuar edhe aksin e ri, por që ka zero lidhje me ndonjë përgjegjësi profesionale a teknike të projektuesve, zbatuesve apo autoriteteve përkatëse”, tha Rama, duke publikuar edhe një fotografi që tregon një fshat në Itali të përfshirë nga erozioni.

“Në Itali po rrëshqet gjatë këtyre ditëve një masiv gjigand që rrezikon të marrë me vete një qytezë të tërë të banuar, po nuk ka ndonjë kanal a qoftë edhe portal në atë vend – parti politike jo e jo – që ta trajtojë fatkeqësinë natyrore me histerinë e këtushme, ku ky avaz është bërë një traditë e ligë”, shkruan ai

Kur ishte në opozitë, Kryeministri mendonte ndryshe:

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/02/v14044g50000d6epk87og65u082ma9dg.mp4

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
28 Comments
  • Fshatari says:
    February 24, 2026 at 2:03 pm

    A eshte ky justifikim se keshtu ndodh edhe ne Itali ( kemi degjuar shume edhe ne Angli Amerike etj, etj etj)
    Kjo do te those se per disa edhe jashteqitjet e te huajve jane te shijshme , se jane te jashtme.
    Po sikur ne Itali te vendosin te hidhen nga ura do te hidhen dhe Shqiptaret ( se keshtu ndodh edhe ne Itali?) .
    Ndjenja e inferioritetit ne shkalle superioriore

    Reply
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    February 24, 2026 at 2:19 pm

    Fatkeqesija me e Madhe e ketij vendi dhe Populli si askush tjeter ne Histori perfshi Esad Toptani ,Zogollit dhe SS Serbin Sali SEPSE Ka probleme te RENDA te shendetit mendor,NUK e njeh vehten dhe NUK i mer ilacet!

    Reply
  • Liu says:
    February 24, 2026 at 2:27 pm

    Sa i peshtir që ësht

    Reply
    • K R says:
      February 24, 2026 at 2:57 pm

      Sa t pështir që jan thuaj

      Reply
  • Troç muhabeti (*) says:
    February 24, 2026 at 2:43 pm

    Kur ishte në opozitë “kryeministri” mendonte vërtet ndryshe, dhe e dini se pse? Sepse asokohe ai faktikisht ishte… jobless, senza lavoro, arbeitslos. Dhe kur themi i papunë, fare fare. 😩

    Kryeministri mendonte ndryshe edhe kur flinte poshtë urave të Senës. Atje në fakt nuk mendonte por ëndërronte. Atje flinte i qetë, pa e vrarë mendjen se mund të shembeshin si kala prej rëre si kjo buzë lumit Shkumbin.

    Janë ura frënge ato dhe jo ura ramazonësh, që përmbyten e bëhen të pakalueshme pas çdo rrebeshi.

    Prisni, prisni se s’keni parë gjë akoma…

    Reply
  • Kokpalari 21 janarit says:
    February 24, 2026 at 2:58 pm

    Ca problemi ka
    Tani jemi ne Bordin e Trump
    N pidh t sëmës ata që vuajn rrugve nga hajduteria
    Komandantin të kemi mir pa ne durojme
    Jemi rac e fort, rac arixhiu

    Reply
  • Llaçi says:
    February 24, 2026 at 2:59 pm

    Flet keshtu qellimisht qe mos te permende fjalen “pergjegjesi” sepse as ua kerkon te tjereve as vetes.

    Reply
  • Aldrin says:
    February 24, 2026 at 4:13 pm

    Mbaroi me Akademine Baritore, dhe, ne mes te Shqiperise se shembur, do hapi Universtietin e Dijes.
    Absurditetet e ketij palacoje kriminel nuk kane te sosur.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    February 24, 2026 at 4:56 pm

    Kur rrenacaku behet proverbial,nuk i besohen as te vertetat.Ky e ka kaluar edhe kete faze.Eshte bere i neveritshem.

    Reply
  • Një banor I Tiranës says:
    February 24, 2026 at 5:30 pm

    Të njëjtit zagarë të fëlliqur e të përditshëm, që vetëm shajnë e ofendojnë . Kanë 13 vjet që vetëm llomotisin, a thua se kushedi sa shumë janë . Kur votohet e numërohen votat , gjithmonë e më shumë i shtohen Ramës, ndërsa ju vazhdoni të hani . Hani ju hani, ka sa të doni .

    Reply
  • Zeus says:
    February 24, 2026 at 5:44 pm

    Paftyrsia e ksaj qenje te shpifur ka kalu cdo limit

    Reply
  • 3D says:
    February 24, 2026 at 5:44 pm

    Ku në botë shkon përgjegjësia te kryeministrat për një cep rruge në është punua mirë keq përgjegjës janë mbikëqyrësit e punëve dhe firmat ndërtuese kurse sa i takon investimeve të qeverisë Berisha aty është tjetër muhabet investimet realizoheshin kurse akset rrugore mbetnin në gjysmë a përfundoi ndonjëherë autostrada.MORINË-DURRËS

    Reply
  • capi says:
    February 24, 2026 at 6:05 pm

    Pinokut i zgjatej hunda kur genjente ketij i zgjatet mjekra.

    Reply
  • alabalalala says:
    February 24, 2026 at 6:06 pm

    Ky nuk eshte njeri.
    Ndoshta alien i ardhur nga bota e djajve .
    Rekordmen i genjeshtres, mashtrimit, korrupsionit, dhe gjithckaje te keqe qe ka kjo shoqeri njerzore.
    Per intresin e vet dhe karrigen e postit, korrupton njerz deri matane oqeanit,” fal dhe shet badijava pasurite e trojet e ketij vendi. Persendyt nje ushtri te madhe pensionistesh qe kane ndertuar gjithcka qe ata vjedhin tash. Tallet me ta duke u hedhur therrime si ai ekonomati tek filmi ” lulkuqet mbi mure”.
    Po gjithcka nuk po e ben vetem. Ka pas Berishen me nje shpure deputetesh te dalur nga vrimat e listave te mbyllura.Nga vrima minjsh…
    Ka gjithashtu mbi 80 pale duarsh, qe trurin ua ka zevendesuar me kashte bagetish. Edhe naten po tu kerkoje, ne breke e sutjena shkojne atje ku ai u thote, edhe ne Surel…. I ka depersonalizuar.
    Prandaj mos shpresoni qe Shqiperia te ndryshoje dhe behet shtet per sembari.
    Te huajt kane gjetur ishullin e Monte Kristos. Vijne, marrin dhe ikin duke perdredhur ne goje nje tog fjalesh pa bosht.

    Reply
  • M. Shparthi says:
    February 24, 2026 at 7:48 pm

    Kryeministri aktual Rama eshte megalloman dhe narcisist ekstrem. Ai deklaron se di çdo gjë dhe nuk mer asnjëherë përgjegjësinë për projektet e dështuara apo antiekonomike që janë kryer nga qeveritë e drejtuara prej tij.

    Problemi i parë i projekteve rrugore difektoze në Shqipëri ështe korrupsioni i lartë i strukturave qeveritare që kanë në dorë drejtimin dhe ndjekjen e këtyre projekteve. Edhe pse rrugët janë bërë me çmime shumë më të larta se ato në shtetet fqinjë, ato çahen ose rrëzohen sa po fillojnë të përdoren. Shëmbujt ja bëjnë MUUU por Rama prapë nuk “i shikon”. Rruga Elbasan Plloçë, Korçë-Ersekë, Tuneli i Llogarasë etj.. ngelen duke u përmëndur nëpër media por vetëm qeveria nuk i sheh.
    Së dyti, Kryeministri dhe ministrat e tij kukulla që ai i zgjedh vetë, duke mos patur nivel dhe eksperience profesionale për të drejtuar digasteret ku ata janë emëruar, zgjedhin dhe emërojnë drejtorë dhe specialistë të paaftë (ushtarë të bindur ose kukulla të nivelit të dytë) për të drejtuar dhe ndjekur këto projekte miliona dollarëshe që financohen nga paratë e shtetit (nga kurrizi i popullit).
    Së treti, këta ministra dhe drejtorë, nga etja për të vjedhur dhe nga paaftësia, zgjedhin, gjoja me tendera, kompani të dyshimta dhe të paafta për të kryer projektet sepse me këto lloj kompanish eshtë më lehtë për të bërë marrëveshje dhe për të futur nëpër xhepat e tyre paratë e shtetit, sigurisht me miratimin e vetë “gjeniut” Rama. Rasti i skandaleve me Kompanitë, 5D, Gjoka, Mulaj etjj dhe me bëmat e Ballukut, Beqajt etj.. e mbështesin këtë konkluzion pa asnjë diskutim.

    Së katërti, Ne duhet ti thërrasim mëndjes dhe duhet “tu presim duartë” të gjithë këtyre qeveritarëve të kalbur në moral dhe në veprime, ata të opozitës me Saliun në krye janë të kalbëzyer fare, se janë edhe brutalë. Zgjidhja e parë është të votohen Partitë e reja dhe të përmbyset kasta e kalbur. Nëse kjo nuk bëhet atëhere le të kujtojmë se si ikën si minjtë ministrat hajdutë të Saliut, dhe ai vetë, në 1997 kur populli u ngrit se i vajti thika në palcë. Shëmbuj të mirë për të gremisur qeveritë e korruptuara kanë dhënë plot popuj këto vitet e fundit si Nepali etj..

    Reply
  • Mutdhënësi says:
    February 24, 2026 at 7:50 pm

    Ha ti halabalala të furnizoj unë .

    Reply
  • Pa vlere says:
    February 24, 2026 at 8:12 pm

    Udheheqës i paburrë. Fjalëngrës dhe premtimpambajtur! Administrator i papergjegjshem i parave dhe fateve te popullit qe drejton dhe qe i perket edhe vete.
    Turp te kete. Turpi qoftë mbi të dhe emrin e tij!

    Reply
  • precedenti says:
    February 24, 2026 at 9:46 pm

    Qeveria ka hedhur ne sulm banden e Batoneve , te cilet neper media tentojne te godasin dhe intimidojne drejtesine e sidomos SPAK.
    Qelbesira qe flasin per gjoja Republike prokuroresh.

    Ti mbrojme edhe me jeten tone prokuroret e SPAK. (Jo ata qe bashkepunojne me qeverine!!!!!)

    Te inkurajohen qe ti shkojne deri ne fund krimeve e korrupsionit qe kane pushtuar kete vend.

    Kurajua dhe puna e paster e tyre do mbetet historike!!!!!

    Reply
  • ¿? says:
    February 25, 2026 at 3:06 am

    Nqs pret te maresh shembull Nepalin, atehere jemi ne rregull fare. Ne 1997 njerezia doli ne rruge se humbi parate personale. Tashti trute e shqiptareve nuk e kuptojne dot qe ajo qe po vidhet eshte po aq personale sa paraja e 1997. Good luck me kryengritjet shqiptare.

    Reply
  • Llaqi says:
    February 25, 2026 at 3:10 am

    Kur RRUGÈT i bën me FIRMAT e JAJDUTËVE dhe i KONSIDERON KONÇENSIONET e RRUGËVE si PLAÇKË Ç’FARË do PRESËSH ???
    DHE kur thua sa të vij UNË KAPOSHI mbi PLEH nē PUSHT-et NUK do ketë ASNJË FIRMË të HUAJ , por të gjitha do të jenë SHQIPTARE , sepse FIRMAT SHQIPTARE janë kollaj për tu KORRUPTUAR dhe pèr ti SABOTUAR RRUGËT dhe AUTOSTRADAT në DËM të POPULLIT SHQIPTAR !
    DHE këtë bëri FAQEZIU HAJDUT Edi Rama , shkoi dhe u Lidh me Genr 2 të Ulaj me Gecin , me Salillarin , me RRok Gjokën ,, me Gjicin , me Kecin , me Kastratin , etj etj etj etj !!!!
    Dhe ç’farë ndodhi pastaj me kèta HAJDUTË ?????
    SHTO UJI dhe SHTO MIELL RRUGËS , sepse VARI LESHT me LEKËT e SHQIPTARËVE , JO doli UJI në Tunelin e Murrizit , JO doli NAFTË në AUTOSTRADËN Thumanë – Kashar dhe SHTO MILIONA gjatë RRUGËS , edhe pastaj këta HAJDUTË ANTISHQIPTARË dhe TRADHTARĒ , i lanë RRUGËT , RRUGĒVE nē bashkëpunim me Edi Ramën , sepse kur VJEDH QEVERIA në bashkëpunim me BANDITËT e FIRMAVE të NDËRTIMIT , NUK ka si të kërkoj më LLOGARI pastaj , sepse është bërë e SHANTAZHUESHME ngaqë është pjesë e HAJDUTËRISĒ dhe PLAÇKËS sē VJEDHUR !!
    Edhe SKIZOFRENI thoshte pèr RRUGĒT e Sali KRIMINELIT që i linte RRUGËT , RRUGËVE , kurse PALAÇUA ARROGANT dhe GRABITQAR i PËSHTIRË , i ka lēnë RRUGËT , RRUGĒVE më KEQ sesa Sali Berisha HAJDUT !!!
    PS , PD dhe PL (LSI) , janë BANDA KRIMINALE , ORGANIZATA MAFIOZE , HAJDUTĒ , GRABITQARË , PLAÇKITËS të FËMIJĒVE SHQIPTARË , GJAK PIRËS të URRYER të FAMILJEVE SHQIPTARE në NEVOJË , FUNDËRRINA të NEVERITSHME që VJEDHJEN e SHTETIT e Quajnē , ZOTËSI dhe TRIMËRI

    Reply
  • Llaqi says:
    February 25, 2026 at 3:14 am

    Kur RRUGÈT i bëjnë me FIRMAT e HAJDUTËVE dhe i KONSIDERON KONÇENSIONET e RRUGËVE si PLAÇKË Ç’FARË do PRESËSH ???
    DHE kur thua sa të vij UNË KAPOSHI mbi PLEH nē PUSHT-et NUK do ketë ASNJË FIRMË të HUAJ , por të gjitha do të jenë SHQIPTARE , sepse FIRMAT SHQIPTARE janë kollaj për tu KORRUPTUAR dhe pèr ti SABOTUAR RRUGËT dhe AUTOSTRADAT në DËM të POPULLIT SHQIPTAR !
    DHE këtë bëri FAQEZIU HAJDUT Edi Rama , shkoi dhe u Lidh me Gener 2 të Ulaj , me Gecin , me Salillarin , me RRok Gjokën ,, me Gjicin , me Kecin , me Kastratin , etj etj etj etj !!!!
    Dhe ç’farë ndodhi pastaj me kèta HAJDUTË ?????
    SHTO UJI dhe SHTO MIELL RRUGËS , sepse VARI LESHT me LEKËT e SHQIPTARËVE , JO doli UJI në Tunelin e Murrizit , JO doli NAFTË në AUTOSTRADËN Thumanë – Kashar dhe SHTO MILIONA gjatë RRUGËS , edhe pastaj këta HAJDUTË ANTISHQIPTARË dhe TRADHTARĒ , i lanë RRUGËT , RRUGĒVE nē bashkëpunim me Edi Ramën , sepse kur VJEDH QEVERIA në bashkëpunim me BANDITËT e FIRMAVE të NDËRTIMIT , NUK ka si të kërkoj më LLOGARI pastaj , sepse është bërë e SHANTAZHUESHME ngaqë është pjesë e HAJDUTËRISĒ dhe PLAÇKËS sē VJEDHUR !!
    Edhe SKIZOFRENI thoshte pèr RRUGĒT e Sali KRIMINELIT që i linte RRUGËT , RRUGËVE , kurse PALAÇUA ARROGANT dhe GRABITQAR i PËSHTIRË , i ka lēnë RRUGËT , RRUGĒVE më KEQ sesa Sali Berisha HAJDUT !!!
    PS , PD dhe PL (LSI) , janë BANDA KRIMINALE , ORGANIZATA MAFIOZE , HAJDUTĒ , GRABITQARË , PLAÇKITËS të FËMIJĒVE SHQIPTARË , GJAK PIRËS të URRYER të FAMILJEVE SHQIPTARE në NEVOJË , FUNDËRRINA të NEVERITSHME që VJEDHJEN e SHTETIT e Quajnē , ZOTËSI dhe TRIMËRI !

    Reply
  • Trapajanet ne vijen e zjarrit says:
    February 25, 2026 at 6:13 am

    Po’ mire, ku eshte e keqja e mashtrimin qe beka kryeministri? Jane fenomeno te njohur a gjeologjoke e gjeomorfologjike, te ndikuar a nga ndryshim et klimatike, nga fenomeni I shpyllezimeve dhe djegieve massive, Jane fenomeni qe lidhen me rreshjet e shtuare si asnjehere. Dikur edhe Durresi nuk mbytej, sot mbytet. Edhe deti ka avancuar drejte bregut. Dhe faji eshte i kryeministri dheBelindes. Sigurisht d’ora e njeriut ka rolin e vet. Por nuk mund te themi se merret zhavor ne llumin e Tiranes dhe u shemb platforma e Dajtit. Po, eshte e vertete ajo qe thote per ne Itali, ashtu sic eshte e vertete qe u la rruga e kombit pa mbaruar Duke u zhdukur 230 million dollare te lulush bilbilushi hollandez it. Apo ajo rruga e inaguruar nga Saliu, pasi u asfalta vetem nje perqindjes E Saj. Por nuk ka ASNJE she je barazi I mes tyre.

    Reply
  • durrsaku says:
    February 25, 2026 at 7:57 am

    X Nje banor i Tiranes , Je si puna e atyre qe ju i ofendoni se kane ardhe nga veriu me te vetmin perjashtim se ata i solli Berisha ndersa ju ju solli Rama . Se si merren votat shqiptaret tashme jane mesuar sepse gjithe jeten kane votuar ate qe nuk kane dashur. Nga vitet 20 Zogun e bene mbret , mbas kesaj e ofendonin dhe Enverin e bene perendi ! Iku dhe Enveri dhe na erdhi Berisha qe vazhdoi po rrugen e Enverit ; dmth iku nje diktator ( Enveri ) dhe erdhi nje Tjeter ; Berisha mirepo ky qe ka ardhur eshte i barabarte me Enver plus Berisha = EDI qe ti Tiranas e don me shpirt sepse perveç se te solli ne Tirane edhe te paguan per voten qe i jep ! Jane me shume patronazhiste qe paguhen nga shteti pa bere asnje pune se punetore qe marrin gjysmen e pages se tyre ! Ka te drejte dhe kapterr Temja qe mbron Ramen sepse perveç pensionit qe merr , merr dhe leket si patronazhist !

    Reply
  • Detari says:
    February 25, 2026 at 8:28 am

    Domethen rama vazhdon e tall trapin me popullin debil skiptar, asgje e re…

    Reply
  • prehistoriku says:
    February 25, 2026 at 8:44 am

    Krahasimi me atë fshatin e humbur në Itali që rrezikon ta marrë ujët, nuk ka vend. Përse ? Sepse atje banorët janë evakuar me kohë. Dhe se janë marrë masa sigurime shumë më përpara. Kurse ne na bie rruga që ecim mbi kokë, papritur, dhe askush nuk mban përgjegjësi!

    E ka fajin natyra? Jam gati ta besoj naivisht, por pyes : Ku janë raportet teknike në vite? Ku janë agjencitë e sigurisë së rrugëve? Ku janë ekspertizat e pavarura? E ka fajin natyra? Patjetër ajo. Por: Pse nuk u konstatua që më parë rreziku? Kush i kontrollon rrugët, urat, bregdetetet, pemët që mund të të bien në tokë, ashensorët, themelet e pallateve të vjetra, shtyllat e elektrikut, të tensionit të lartë, tektonikën e qyteteve dhe pa fund gjera që amortizohen fizikisht?

    Po e le infrastrukturën të degradojë, sigurisht, në fund, grushtin dërmues do t’ia japë natyra!

    Reply
  • K R says:
    February 25, 2026 at 8:45 am

    Ta dinte Kristaqi kë kemi bër kryeminister do levizte brenda ne varr

    Reply
  • K R says:
    February 25, 2026 at 8:47 am

    Sa.logjik kalamajsh
    Meqe ndodh ne Itali duhet t ndodh edhe te ne?

    Reply
  • I juaji Edi Rama says:
    February 25, 2026 at 10:12 am

    Ama dhe ju te Dita…dikur kam premtuar publikisht dhe Shendetesi falas, e pastaj? E pasket ngrene sapunin per djathe qe atehere e vazhdoni tju shijoje akoma dhe sot kur ju tregoj perralla italiane!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?