Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila po zhvillohet në Gjirin e Lalzit (me dyer të mbyllura dhe pa praninë e telefonave për shkak të masave të sigurisë), është shoqëruar me zhvillime të bujshme strukturore dhe tensione.
Pika më e nxehtë e mbledhjes ka qenë vendimi për shkarkimin e Erion Veliajt nga pozicioni i drejtuesit politik të Qarkut të Tiranës. Ky vendim vjen pas përplasjeve të hapura dhe letrave/mesazheve të forta që Veliaj shpërndau publikisht pak orë përpara nisjes së Asamblesë, ku e cilësonte Ramën si pengesë për reformimin e partisë dhe e krahasonte situatën e brendshme me dinamikat e një loje ku “hahet i radhës”.
Për ta zëvendësuar në drejtimin politik të Tiranës, kryeministri Edi Rama ka propozuar një drejtim dysh, zëvendëskryeministren Albana Koçiu dhe Ministrin e Brendshëm Ervin Demo. Kjo lëvizje shihet nga mediat si sinjal i fortë se Demo mund të jetë edhe kandidat potencial i PS-së për drejtimin e Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e ardhshme të 9 majit.
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka mbajtur një qëndrim kritik kundër kërkesës së Edi Ramës për të hedhur në votim përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, duke kërkuar që në vend të kësaj të merren vetëm masat e duhura organizative apo disiplinore pa shkuar deri në përjashtim.
Nga ana e tij, Rama e ka vënë theksin te sfidat e partisë, duke deklaruar se burimet në Tiranë janë rreshtuar kundër tyre dhe se strukturat duhet të shtrihen gjerësisht në terren për t’u folur qytetarëve. Ai foli “për disiplinë” ndryshe sipas tij zgjedhjet në Tiranë nuk do fitohen.
Në orët e para të mëngjesit, përpara se dyzetat e Asamblesë të mblidheshin, Erion Veliaj publikoi një mesazh-reflektim ku kritikonte ashpër mënyrën e funksionimit të PS-së sot, duke thënë se ajo është larguar nga idealet e dikurshme të solidaritetit dhe se “partia është më e madhe se kryetari i saj”.
Në ambientet e jashtme u shënuan incidente mes protestuesve (përfshirë sulme me vezë ndaj eskortës) dhe forcave të rendit, ndërkohë që Rama foli në fjalën e tij për listën e armiqve që po pengojnë sipas tij sukseset.
d.xh. / dita

Demokracy ne parti?! Cfare demokracie eshte kjo?! Me teper eshte hakmarrje. Nuk e kisha menduar Ramen si hakmarres,por me sa duket edhe ky si te tjeret. Demokraci….! Per te qeshur dhe qare. Bindu dhe vihu ne rradhe…hesht se te qerova…mbylle se te perjashtova…kjo nuk eshte demokraci,ky eshte kult,kult i nje dhe vetem nje…dhe te tjeret ne rradhe. Chumbje e madhe per dike qe erdhi ne krye,sepse lejohej demokracia dikur ne PS. Paska qene njelloj si te tjeret. Ka per tu kujtuar si njeriu qe ushqehu kultin e vet,apo te individit dhe si shpetoje dot narcistizmit rural. Sa keq!