Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Pamje turpëruese, kreut 95-vjeçar të Veteranëve të LANÇ i ndërrojnë bravën, e lënë jashtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: Pamje turpëruese, kreut 95-vjeçar të Veteranëve të LANÇ i ndërrojnë bravën, e lënë jashtë
KronikeLajmi i fundit

VIDEO: Pamje turpëruese, kreut 95-vjeçar të Veteranëve të LANÇ i ndërrojnë bravën, e lënë jashtë

Published: January 26, 2026
Shpërndaje

Një pamje që turpëron Organizatën e Veteranëve të Luftës është dërguar në redaksinë e gazetës DITA. Në video shfaqet kreu 95-vjeçar i saj Hulusi Hako, në derën e zyrës së institucionit që përfaqëson.

I pafuqishëm të hyjë brenda sepse bravën ia kanë ndërruar.

Prej kohësh, Organizata e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ po vuan nga përçarje të brendshme dhe konflikte gjyqësore për drejtimin, legjitimitetin dhe administrimin.

- Publicitet -

Por pavarësisht se kush ka të drejtë në këtë përplasje, mënyra si trajtohet një figurë 95-vjeçare, përfaqësuese e brezit që mbajti mbi shpinë një luftë botërore, është e papranueshme.

Kjo organzatë që mban titullin e lartë Nderi i Kombit duhet të mbajë gjallë kujtesën e të rënëve të Luftës së Dytë Botërore dhe respektin për ata që i mbijetuan asaj. Një veteran 95-vjeçar përballë një dere të mbyllur është një imazh i dhimbshëm i mllefit dhe banalizimit të historisë.

Publiku ka të drejtë të dijë çfarë po ndodh realisht brenda kësaj organizate dhe institucionet përkatëse, veçanërisht PS dhe Ministria e Mbrojtjes kanë detyrimin të reagojnë.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/01/WhatsApp-Video-2026-01-26-at-14.50.06.mp4

 

Pas incidentit dhe një denoncimi në Polici, Hako ka dhënë një deklaratë për media ku thuhet:

Vëllezër dhe motra të OVG-së, dashamirës. Me dhimbje dhe habi e përjetova ditën e sotme, e hënë, 26 janar. Shkoj në mëngjes në zyrë, për punët e mia, dhe kisha lënë takime me dy profesorë. Brava e derës ishte ndërruar.

Bashkëpunëtorët e mi, Veli Myftari dhe Ilir Bello, me detyrat dhe kompetencat përkatëse, kishin gjetur kohën ta realizonin këtë veprim mafioz, për të konkretizuar vendimin e një farë kryesie, e cila është mbledhur në ilegalitet, me njerëz të selektuar, për të më pezulluar mua si kryetar.

Mbeta në korridor, ndërsa ata, të qetë, kanë shkuar në Përmet me autobusin e dhënë nga Ministria e Mbrojtjes, gjë për të cilën as nuk jam lajmëruar.

Për situatën kanë reaguar edhe një grup profesorësh të njohur. Ata i janë drejtuar zv.ministrit të Mbrojtjes, Enkel Joti:

Zoti Enkel,

Jemi të detyruar t’ju vëmë në dijeni për një situatë skandalesh të rënda që po ndodhin në Organizatën Kombëtare të Veteranëve, e cila, veç të tjerave, ka edhe varësi financiare nga dikasteri juaj. Thelbi i skandalit lidhet me shpërdorime dhe vjedhje financiare që kanë ndodhur aty me fondet publike, si edhe me luftën midis klaneve për kontrollin e organizatës.

Një grup, apo klan, me në krye Veli Myftarin, Servet Agollin etj., kanë izoluar dhe përzënë nga zyrat kryetarin aktual të organizatës, prof. Hulusi Hako, i cili po përpiqet t’i ndalojë këto veprime. Megjithatë, në mënyrë skandaloze, sot u përdor edhe forcë fizike ndaj një veterani 95-vjeçar, të cilit nuk iu lejua të futej në zyrë. Për këtë ngjarje u njoftua edhe Policia.

Ju lutemi që, me kompetencat që ju jep ligji, të ndërhyni urgjentisht për të ushtruar kontroll financiar, por edhe për të normalizuar situatën në këtë organizatë.

Me respekt:

Petro Koci, Spartak Braho, Prof. Ksenofon Krisafi, Pellumb Xhufi, Fatos Klosi, Sali Onuzi, Fatos Tarifa, Marenglen Kasmi etj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • Veteran says:
    January 26, 2026 at 2:12 pm

    Nje tufe maskarenjsh me ne krye Veli Muftarin i mbylli deren e zyres nje 95 vjecari, krytarit aktual Hukusi Hako. Turp. Ps ja dhe ministria e mbrojtjes bejne sehir. Ne thelb konflikti eshte financiar se duan te vjedhin fondin qe ka ky institucion.
    Turp.

    Reply
  • FAZLLIQ i familjes Berisha says:
    January 26, 2026 at 2:18 pm

    O Milet!
    Ky vend pa’ POPULL Ka 35 Vjet pa’ Zot e pa’ shtet
    Shqiptaret pa’ VARRRE!
    Terr informacioni si mesjete vajMedet
    Pa’ Heronj e NacionalCLIRIMTARE!

    Ish pushtetin Egzekutiv,para ’90-tes
    Quhej KRYEMINISTRI
    Per 35 Vjet te EDvin Sali Metes
    Kthyer Bordello ORGJI!

    Or ti mender Zagar FevZI
    Qe leh per PS e mbrojtje -MINISTRI
    Ngaterron shqiptaret qe rane per LIRI
    Me antishqiptaret EDvin e SALI!

    Reply
  • 1thundrak says:
    January 26, 2026 at 3:19 pm

    Gjera qe ndodbin. E c’rendesi ka?!
    Ah, mos harroni te votoni!

    Reply
  • Katiu says:
    January 26, 2026 at 3:21 pm

    95 vjeç dhe ja kryetar ja s’ka . Turp per një plak 95 vjeçar, pale që është edhe filozof .
    Ore , je në rregull nga trutë o Hulusi , ti dhe ata që të vinë pas !
    Jini horra , me egoizmin tuaj i diskretituat veteranet, iu shërbeni pinjollëve të fashizmit që sot e kanë mberthyer per fyti Shqiperinë .
    95 vjeç , me një këmbë në varr dhe don zyrën .
    S’ka zyrë për tyj, paske qënë bosh nga brënda o filozofi çam . Në vënd që te ushqesh harmoninë , me egoizmin tënd nxit përçarjen .

    Faji dhe turpi janë të filozofit me një kembë në varr , Hulusiut !

    Reply
    • Aldrin says:
      January 26, 2026 at 4:44 pm

      Kati, ne moshen 95 vjec njeriu nuk kritikohet, as nuk behet hasha. Ne ate moshe plaku nderohet e respektohet si shenjt.
      Zyra duhet te jete e hapur per te gjithe veteranet e Luftes. Jo per nje e dy qe zgjedhin plerat e Ministrise Mbrojtjes. Te atij PizeVengut

      Reply
  • Buda says:
    January 26, 2026 at 4:31 pm

    Akoma me Komitet Kombetar te Veteraneve te LANCH-it?! Shqiperia ka nevoje te ngreje nje Komitet Kombetar te Veteraneve te Mbrojtjes, sic e ka SHBA-ja qe une njoh. Komiteti te jete ne vartesi direkte te Ministrise se Mbrojtjes, me drejtues nje nga zevendesministrat dhe me seli ish-ndertesen e SHQUP-it ose nje tjeter dhe te gjitha ish-shtepite e Oficerave ose ndertesa te tjera neper rrethe; por jo ne selite e partive politike. Anetare te Komitetit Kombetar te Vetereaneve te Mbrojtjes (KKVM) duhet te jene te gjithe ushtaraket qe kane sherbyer nga vitit 1944 e deri sa kane dale ne pension.

    Reply
  • JKB says:
    January 26, 2026 at 4:36 pm

    Përshëndetje,
    sa vjeç ka qënë ky kryetari (tani 95 vjeç) në kohën e Luftës së Dytë Botërore?
    D.mth 9 vjeç në vitin 1944. Me llastika ka luftuar?

    Reply
    • Aldrin says:
      January 26, 2026 at 4:40 pm

      I bie nja 16 vjec. Luftonin rinia atehere, nuk ishin legene per te mbajtur zinxhire ne qafe, e te bejne llogje kafeneve, pazare droge, dhe te shisnin motrat e vajzat e Shqiperise prostituta.
      Ishte koha e Nderit, jo e kellirave

      Reply
  • humor ballkanik says:
    January 26, 2026 at 4:44 pm

    Pasardhesit e atyre veteraneve te vdekur prej kohesh ja nderrojne bravat zyres se mos u kthehen serish ato fantazmat e tyre e se bashku me ta dalin pastaj me shume se sa partizane ka pas ne nentor 1944.

    Reply
  • demo says:
    January 26, 2026 at 5:15 pm

    Ka qene 13 vjec ne fund te luftes.Im ate qe ka qene ne Girokaster ne ato vite,me thoshte,qe Hulusi Hako ka qene nxenesi me i mire i gjimnazit te Gjirokastres. Per lufte vallahi nuk di.

    Reply
  • JFK says:
    January 26, 2026 at 7:39 pm

    14 vjec ka qene, JKB i dobet ne matematike.

    Reply
  • Çipini says:
    January 26, 2026 at 7:54 pm

    12 vjec partizan?
    Mund te kete qene oficer mbas lufte dhe i takon te jete veteran ne kuptimin e vertete, por jo veteran i LNac.Clirimtare.
    Po edhe Pellumb Xhufi veteran?

    Reply
  • K R says:
    January 26, 2026 at 8:29 pm

    Jane dy uzurpatore, te dy te denuar me vendime penale te formes se prere qe po e turperojne Organizaten e Veteraneve, te vetmen organizate te paster, te pandotur nga politika. Fatkeqesi

    Reply
  • ISMAIL says:
    January 26, 2026 at 11:10 pm

    NGA PATRONAZHISTËT, MOS PRISNI TË TJERA GJËRA. DHE PATRONAZHISTËT JANË TË QUAJTURIT “pasardhës veterani”. KY EMËR, ËSHTË SHPIKJA DJALLËZORE E BANDËS SË “rilindjes”.
    VËRTET, ÇFARË “MERITASH”, KANË PJELLAT BASTARDE TË BANDËS SË RILINDJES ME LUFTËN?!?
    APO MEQENËSE KANË HEDHUR PESË DYFEQE PRINDËRIT E TYRE?!?
    KËTA PATRONAZHISTË TË THEKUR, U KANË ÇARË KOKËN SHQIPTARËVE, PËR 45 VITE RRESHT, ME MBURRJEN: -JAM BIR PARTIZANI”. DHE U HAPESHIN DYERT KUDO, DHE MERRNIN BURSA DHE SHKOLLA, PAVARËSISHT SE ISHIN PYKË MË DIELL!!!
    EDHE TANI QË KA VITE QË KANË VDEKUR PRINDËRIT E TYRE, VAZHDOJNË E U ÇAJNË KOKËN SHQIPTARËVE:-“jam pasardhës veterani”! E KUJT I PLASI?!?
    NË TË GJITHË BOTËN NDEROHEN DËSHMORËT E ATDHEUT. SEPSE ATA DHANË GJËNË MË TË SHTRENJTË, JETËN E TYRE.
    QYSH NË VITET `70-të, U KËNDUA KËNGA: -“EDHE NJË NJË GJERMAN QË VRAVE/ 40 VJET BYTHËN NA ÇAVE”!!!
    JETOJNË ENDE, RRETH 160 VETERANË. ATA, TË NDEROHEN, SIPAS LIGJIT. ËSHTË FAT, QË JETON PROFESOR HULUSI HAKO.
    POR QENËRIA PATRONAZHISTE E “pasardhësve” E DISKREDITN EDHE ATË. PËR TURPIN E TURE DHE TË BANDËS QË PLAÇKIT KËTË VEND. A DONI TË BIEN NË QETËSI KËTO LETYRA? HIQJUNI FONDET QË MARRIN NGA MINISTRIA E MBROJTJES DHE MINISTRIA E EKONOMISË.
    PERSONALISHT, NDEROJ VETËM DËSHMORËT E ATDHEUT.
    EDHE PROFESORUCËT QË KANË FIRMOSUR, JANË PATRONAZHISTË TË RËNDOMTË!

    Reply
  • Mirditori says:
    January 26, 2026 at 11:51 pm

    Plaku Hulusi 95 vjeç, nuk ka qënë as partizan as familje me pjesmarrje ne Luften Nc – Çl. Gjynah nga njëra anë atë e tërhoqi për hunde një burgaxhi që është vetëkapuluar ne krye te kësaj organizate, Veli polici…. turp si e bënë ketë organizatë. Plaku Hulusi duhet ta kishte kuptuar kete mashtrim të policit Veli… por tani është vonë, del hapët se edhe plakut i pëlqente se donte me mashtrime te bente emer….tani kjo organizate eshte ne kaos….Veli polici po ben rokaden e radhes duke pregatur dhe bërë çdo gjë personale me banden e vetë… mendoj se ka bërë gati Idajet Beqirin. Gjynah edhe për plakun, nga fotua e mësiperme duke bërë pipin derës së mashtruesit policit Veli… O Zotë këto janë marrëzi, për njerëz që vdesin për bërë emer në pleqëri….

    Reply
  • pune komunistesh, gjelle qensh says:
    January 27, 2026 at 8:26 am

    Organizata me emer Veteranet e Luftes me anetare te lindur pas lufte me kohe i doli boja. Per ta retushuar ca i bashkangjiten dhe ” e Pasardhesave” duke e bere akoma dhe me qesharake.
    Vetem nje emer i mbledh tok se bashku ata pseudo-Veterane e ata Pasues te supozuar te tyre – emri “Organizata e Nostalgjikeve te Diktatures e Enver Hoxhes” Me kete emer po, as nuk kane pse nderrojne brava se i mba ajo dere te gjithe brenda.

    Reply
  • Artan says:
    January 27, 2026 at 8:33 am

    Ik o koqe, ha ndonje gjellë qensh.

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    January 27, 2026 at 8:16 pm

    E besoj, qe Hulusiu te kete qene partizan reth moshes 11-12 apo 13 vjec,per faktin se organizatat kriminalo mafioze nuk kane kufi moshe,.Organizata e mender veteraneve eshte krahu me fanatik i “DIKTATURES PROLETARIATIT” ashtu si ne diktature edhe ne organizaten e mender veteraneve vazhdon eleminimi fizik i shokeve te “ARMEVE” ruju Hulusi nganje vdekie “e papritur” ,Dikur vrisnit bashkeluftetaret me te shquar,u zhduknit edhe familiet dhe farefisin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?